FOTOT: Çfarë nuk u pa nga takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë

13 Maj 2024, 11:37Politika TEMA
FOTOT: Çfarë nuk u pa nga takimi i Ramës me emigrantët

Mes shqiptarëve që kishin mbushur plot sallën “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi' në Athinë, dhe flamujve kuq e zi që valëviteshin kryeministri Edi Rama nisi dje turin e takimeve me diasporën që do të vijojë më pas në shtete të tjera ku ka shumë shqiptar.


Tubimi nisi me himnin shqiptar dhe atë të Bashkimit Europian ndërsa në fjalimin që zgjati gati 1 orë kryeministri shqiptar bëri thirrje për një histori të re të marrëdhënieve Shqipëri - Greqi ku çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve fqinje "të zgjidhen si europianë dhe jo si ballkanas syleshë".

Kreu i qeverisë u shoqërua me makinë të blinduar dhe masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e takimit. 

Në një foto të publikuar në mediat greke një shqiptar mban në dorë një bluzë ku ka stampuar ku është protreti i kryeministrit njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama dhe ngjitur është mbishkrimi  ‘Mirëserdhe’ dhe slogani i PS-së për turin e diasporës “Krenar për Shqipërinë” dhe “Vetëm përpara”.

Shqiptarët i bënë një pritje madhështore kryeministrit Rama në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë sikurse duket në foto-galerinë e mëposhtme.

Në përfundim të takimit me emigrantët shqiptarë në Greqi, Rama në shenjë falënderimi u ul në gjunjë para emigrantëve.

 

 

 

1 Komente

  1. K
    Kohës historia fillon nga uni i mbaroj vaji kandil

    Ulja e Ramës në gjunj vërtetoj vazdimsin nga ramizi-nano-majko-berisha-meta e së fundi rama…. Mashtro-mashtro grabit, vrit e terrorrizo se “shum” do t’fitosh….fundi në t’sëmës do t’shkoni…. Në munges të drejtësis, cfar është sovraniteti, përvecse një grabitje e organizuar dhe një fund i turpshëm e pa kthim qe as me përgjërimin e uljes në gjunj s’ka pushtet ta cfuqizoj.

    Lini një Përgjigje