Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ka reaguar në lidhje me rezolutën anti-korrupsion të paraqitur nga kryeministri Edi Rama të martën e kaluar.
Në reagimi, delegacioni i BE-së thekson se mirëpret dhe mbështet çdo propozim që çon më tej avancimin e reformave për shtetin e të drejtës në vend.
Delegacioni i BE nënvizon se nisma duhet të jetë në përputhje me angazhimet që Shqipëria ka ndërmarrë për të avancuar në procest integruese.
''Delegacioni i BE-së mirëpret çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqiperisë për qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe antikorrupsionin, duke u mbështetur te reformat dhe arritjet e mëparshme, si dhe në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit.
Ne theksojmë se është e rëndësishme të garantohet që kjo nismë do të zhvillohet në koherencë të plotë me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screeening) dhe me angazhimet që ka marrë Shqipëria si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si udhërrëfyesit për shtetin ligjor dhe administratën publike.
Për sa i përket sektorit të drejtësisë, vërejmë se parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016.
Theksojmë se është me rëndësi jetike që procesi i propozuar parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, përfshirë edhe shoqërinë civile.
Në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, BE-ja po ofron ndërkaq asistencë të madhe për Shqipërinë në fushat e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, si dhe është e gatshme të rrisë mbështetjen e vet, sipas rastit'', thuhet në reagim.
E moret vesht kemi 33 vite qe luftojme korrupsionin dhe ai vetem rritet e rritet, si thoshte Edi para 10 vitesh korrupsionin nuk e bejne njerezit por sistemi, megjithese parate e vjedhura shkonin ne xhepin e tyre. BE mbeshtet Edin CEO i Trafikanteve te droges qe i sjellin fitoren e zgjedhjeve ne tavoline, i PPP, i Investitoreve Strategjik, i 5D e me rradhe. Gay te BE qe merrni paga te majme dhe llokma nga pushteti, 33 vite Shqiperise i paskan shkuar dem megjithe bekimin tuaj per reformat anti korrupsionqe ende vazhdojne a thua se jemi ne vitin zero.
Sipas teje fajin e ka BE !? Ata po e thone qarte "reforma ne drejtesi e 2016" nuk preket. Cfare pret ti, qe te arrestojne Edi Ramen? Sa per Von Der Laien ajo sapo aprovoi 6 miliarde per Ballkanin, pra ofroi para per mbeshtetje e zhvillim. Ne (shqiptaret) jemi te tradhetuar nga politika, por nje nga aresyet pse kjo ndodh eshte indiferenca dhe "toleranca e injoranteve". Duhet me shume pjesmarrje e disaprovim. A i shikon komentet e tifoseve pro Rama, pro Berisha qe brohorasin me flamuj ? Keta jane pjesa me e madhe e votuesve.