Komisioni Hetimor i Shëndetësisë me axhendë të ndarë! PS nis vizitat në terren, opozita ‘ngec’ te plani hetimor

13 Maj 2024, 12:55Politika TEMA
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë me axhendë të

omisioni hetimor për koncesionet në Shëndetësi, jo vetëm që nuk po i rikthen opozitën dhe maxhorancën në rrugën e dakordësisë, por përkundrazi, PS dhe Rithemelimi po vijojnë axhenda të ndara të hetimit parlamentar.

Socialistët kanë njoftuar se do të zbresin në terren për të parë në kuadër të hetimit parlamentar mënyrën sesi janë zbatuar koncesioni i Check-up dhe Sterilizimit.


Në një njoftim të ndarë për mediat, PS fton kolegët e opozitës që t’i bashkohen vizitave, ndërsa kanë ndarë edhe planin e këtyre ‘inspektimeve’.

“Sot në orën 13:00, anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi do të zhvillojnë një vizitë në QSUT, për të parë zbatimin e kontratave objekt hetimi”, njoftojnë anëtarët e PS.

Në orën 13:00 është parashikuar vizitë në centralin e sterilizimit në QSUT, ndërsa në 14:00 socialistët do të kenë vizitë në kirurgjitë e përgjithshme të QSUT dhe në 15:00 do jenë në kirurgjinë e Traumës.

Ndërkohë me argumentin se PS po pengon hetimin, opozita më në krye kryetaren e Komisionit Albana Vokshi do të thërrasë një tjetër mbledhje në 15:00 me rendin e ditës që ka ngecur te plani hetimor. Komisioni hetimor i shëndetësisë prej javësh është futur në ngërç, ndërsa opozita e maxhoranca kanë akuzuar njëra tjetrën për pengim të qëllimshëm të hetimit.

Lini një Përgjigje