Qeveria i hap rrugë ndërtimit të 'Parkut të Besimit' në Petrelë, miratohet faza paraprake e projektit

13 Maj 2026, 18:10Politika TEMA
Qeveria i hap rrugë ndërtimit të 'Parkut të

Qeveria ka miratuar vendimin për fazën paraprake të “Parkut të Besimit”, projekti i madh që do të ndërtohet në kodrat e Petrelës dhe synon të kthehet në një destinacion unik fetar, kulturor dhe turistik.

Në një vendim të publikuar të mërkurën, Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese për realizimin e fazës paraprake të projektit “Parku i Besimit”.

Vendimi i firmosur nga kryeministri Edi Rama parashikon që FSHZH të merret me procedurat e prokurimit publik, projektimin dhe ndërhyrjet infrastrukturore për projektin që do të ngrihet në një sipërfaqe prej 210 mijë metrash katrorë në kodrat e Petrelës, pranë luginës së Erzenit.

Sipas vendimit, ndërhyrjet do të përfshijnë infrastrukturën utilitare, aksesin brenda parkut, hapësirat e parkimit, ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore dhe elementët e sigurisë, përfshirë rrethimin.


Në projekt do të përfshihen edhe Korporata e Investimeve Shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, të cilat do të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zhvillimin e parkut.

Projekti është ideuar nga studio daneze BIG Bjarke Ingels Group, e shpallur fituese vitin e shkuar mes 12 studiove ndërkombëtare të arkitekturës. “Parku i Besimit” është konceptuar si një hapësirë ku do të përfaqësohen besimet fetare të shqiptarëve. Çdo komunitet fetar do të ketë rrugën dhe simbolikën e vet, nga objektet e kultit deri te bimët dhe elementët e përmendur në librat e shenjtë.

Të gjitha shtigjet do të bashkohen te “Muzeu i Kujtesës”, i dedikuar viktimave të persekutimit fetar gjatë regjimit komunist.

Brenda parkut do të ndërtohen gjithashtu 100 “streha mikpritëse”, restorante me gatime tradicionale të komuniteteve fetare, hapësira ekologjike, banja termale dhe ambiente për evente deri në 500 persona.

Gjatë prezantimit të projektit fitues më 12 tetor të vitit të shkuar, Rama e cilësoi projektin si një arsye krenarie për Shqipërinë.

                                                                                               V E N D I M

Për NGARKIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT,  SI AUTORITET KONTRAKTOR, PËR REALIZIMIN E FAZËS PARAPRAKE TË PROJEKTIT “PARKU I BESIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 53, të     ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, për realizimin e fazës paraprake të projektit “Parku i Besimit”, si dhe përfshirjen e këtij projekti në programin e tij zhvillimor.

2. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në cilësinë e autoritetit kontraktor dhe njësisë zbatuese, sipas pikës 1, ngarkohet të kryejë:

a) projektimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve utilitare;

b) trajtimin e aksesit drejt dhe brenda Parkut:

c) trajtimin e hapësirave të parkimit;

ç) ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore;

d) ndërhyrjet që lidhen me sigurinë, përfshirë rrethimin.

3. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Korporata e Investimeve Shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit lidhin marrëveshje bashkëpunimi, në funksion të zhvillimit të projektit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Korporata e Investimeve Shqiptare, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

8 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Beqiiiiiiiraaaaaaaaaa sunite or shiite ,ati ne at park cmendine do ti cqiejne verren njoni tjetrit hahahaha!!!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Epirioti

      Parku i arnauteve islamik....korrakeve te Muhamedit arap.....na qelben kete Gadishull me kulture te lashte helenike keto pic derra beduine e primitive...cmenduri...

      Përgjigjjuni
      1. f
        five company

        Benvenutti alla " Striscia la Notizia".. Ua....... e il "Tapiro d' Oro" va a ... . Orologgio!!! Non era Stonehengge, come si dice in ltaliano,..Porca Troya....Ancora??! Post Scriptum: E vai!!!! Hai vinto il TAPIRO

        Përgjigjjuni
        1. P
          Psalm12:1

          Te priten pemet, hardhite dhe te kthehet toka ne beton me dy palma te mbjella nga 35000 euro each. Rrofte PS

          Përgjigjjuni
          1. t
            toni mavrija

            PERCA E SUNDO

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              cfare do na shikojne syte, skemi pare gje akoma nga ai vend islamik

              Përgjigjjuni
              1. M
                Maximus II

                Kryeministri Kanadez, me Diplome Ne Harvard dhe PHD ne Oxford me Karriere te Gjate Profesionale Si Bankier i Goldman Sachs dhe Ne politiken Kanadeze , Njoftoi keto dite krijimin e FONDIT TE MIRQENIES SE KANADASE, dhe i ftoi qytetaret e vendit ne projkte te medha E K O N O M I K E financime publike nga FONDI NE EKONOMINE e KANADASE dhe iu beri thirje BANOREVE : cilido qytetar kanadez qe deshiron te kontribuoje me pak para ne fond mund ta beje .....E PRA INVESTOJNE NE EKONOMINE E TYRE....e kush KANADAJA qe eshte vend i G7 vendeve me te zhvilluara te planetit e con ekonomine tek Kanadezi i thjeshte , kjo eshte ajo qe i duhet vendit TONE, nuk i duhen shperdorime me miljona me llamarina , pllaka majolike , shkurre e streha dielli ........SHQIPERIA KA NEVOJE PER VIZION EKONOMIK

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xy

                  Kultur Helene thoka nji prrq me koment ketu….greket e shqiptaret e paster helenet i quan per ne anadolle dhe e mbushen greqin me arabb dhe magjup te egjyptit . shqiperia njemend duket si afganistani por te jesh i bindur ooo mallaga qe greqia duket si pakistani ose india sot….neser nuk e di si do duken kto dy vende …

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje