Në 35-vjetorin e gazetës “Koha Jonë”, kryeministri Edi Rama do të jetë përballë Nikoll Lesit në emisionin “Koha Jonë-Debat”, në një intervistë që pritet të sjellë dëshmi, kujtime dhe prapaskena nga një prej periudhave më të tensionuara të medias shqiptare.
Emisioni, që transmetohet në orën 20:00 në kanalin e “Koha Jonë” në YouTube, rikthen në vëmendje ngjarje të forta që kanë shënuar historinë e gazetës dhe të shtypit të lirë në Shqipëri, përfshirë djegien e redaksisë, dhunën ndaj gazetarëve dhe presionet politike që shoqëruan vitet e para të tranzicionit.
Në këtë intervistë, Rama flet për herë të parë edhe për një takim me Sali Berishën, në periudhën kur ky i fundit ishte President i Republikës, gjatë viteve 1992-1997. Përveç rrëfimeve mbi vitet e trazuara të medias dhe politikës, intervista pritet të ndalet edhe te zhvillimet aktuale brenda Partisë Socialiste dhe te figura të rëndësishme të saj. Lesi e pyet Ramën për marrëdhëniet brenda PS me Erion Braçen dhe Elisa Spiropalin, ku kryeministri jep një përgjigje të veçantë për këtë të fundit dhe shpreh vlerësim për Braçen.
Intervista vjen si pjesë e aktiviteteve dhe emisioneve të posaçme për 35-vjetorin e gazetës “Koha Jonë”, një prej mediave më të rëndësishme të viteve të para të pluralizmit në Shqipëri.
Rrefimet e Rames me rrena mbushur plot, sa here goje hap nga nje rrene thot / ama nuk i kujtohet kur ne 1991 uleriu, "ti varim komunistet" ky kokerr dallaverexhiu / as Lesi asnje tjeter nuk e pyesin sot, ato pellitjet "ti varim komunistet" ne 1991 i kujtohen ketij idiot ?
Me siguri e kishte per te atin ?
Ishin vertet vite te erta, por te pakten e dinim qe ishte erresire. Nese flisje kundra partise/qeverise te djegim ( por edhe te vrasim). Sot te duket se ka drite dielli, ne fakt eshte nje mashtrim optik. Nese flet kundra qeverise kriminelt ( jo qeveria) te kerkojn te paguash taksen e mbrojtjes nga djegja e vrasja, ose qeveriu nuk te jep tendera per ndertime.
Shqiperia ka problem me popullin qe e ka debill….popull ma debill dhe kriminel se shqiperia ska ne europ…njerz te varfune dhe te shesin veten si njerz miliardera ne euro veq ne shqiperi ka….kur te sherben shqiptari ne restoran ne dyqan te le pershtypjen qe asht miljarder ne euro dhe se biznesin e bane veq me lue qoke me njerz….
Eh more Nikoll je me vonesë tani media nuk ekziston.
I thuaj ketij biznesmenit ish gazetar se keto jane vitet me te erreya .. kur nje ish gazetar pyet kryeministrin me te korruptuar te Europes e se ve gishtin ne plage..