
Avokati Romeo Kara është kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritje të pagave.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kara u shpreh se gjyqtarët janë më të paguar se ministrat dhe nuk e justifikojnë.
Sipas tij, duhet të fillojë veting real për gjyqtarët.
“Ka një krahasim, ku janë dhe se çfarë bëjnë. Me këto paga jetohet në Shqipëri. Nuk po them që bëhet ndonjë çudi. Kur shqiptarët janë 50 fish më pak të pagës së një tjetri, kur bën gjyqe pa njoftuar fare palët, duhet të fillohet me eksavator të bëhet vetingu. Sidomos në gjykatën e shkallës së parë dhe apelit. Me këto paga, kanë ngacmuar dhe kanë ngritur neveritjen tonë. Vetingu real duhet të fillojë tani. Ka dhe një pjesë që janë të saktë, por është shumë e vogël. Na ka ardhur momenti t’i themi, jo që nuk meritoni t’ua ngremë rrogën, por dhe atë rrogë që merrni, nuk e meritoni.”, theksoi ai./abcnews.al
Me mire djepi bosh se dreqi ose shejtani ne te
Ke thene nje gje qe e mendojne te gjithe shqiptaret. Gjykatesit dhe prokuroret e shkalles se pare jane kryekeput sic kane qene para Reformes. I njejti pellg i ndotur fekales vazhdon quhet Sistemi i Drejtesesi i RSH. Duhet bere nje mbi-reforme e dyte, nje veting i vertete dhe nje mekanizem qe ushtron kontroll periodik mbi keta palo prokurore qe i rrshqiten vetingut te pare dhe vazhdojne avazin. Ndersa SPAKU per shkak te nje omerte te stilit mafioz nuk e çon neper mend te perndjeke koleget e shkalles se pare apo apelit.
Vetingu quhet i perfunduar kur gjygjtareve dhe prokuroreve te perjashtur nga sistemi i drejtesis ti sekuestrohet pasuria e vjedhur.
Në rob shkërdhata se këta të drejtësisë nuk I gjen as në politikë.
Edhe nje miljon euro ne muaj tja u besh rrogen ketyre kujtoni ju se ata do heqin dore nga zakoni i vjeter " i marjes nen dore".Drejtesia nuk behet me lek e me rritje rrogash.Kush nga gjyqtaret eshte denuar per mos dhenie drejtesie.Drejtesia behet duke vene para drejtesise edhe ata qe shkelin ligjin.Perse gjyqtaret te perjashtohen nga ky rregull.Para drejtesise duhet te jemi te gjithe te barabarte.Perse atij qe kryen korrupsion vjedhje vrasje etj ja tregojme ligjin e me te drejte dhe perse gjyqtareve qe shkelin ligjin duke mos dhene drejtesi qe eshte krim mbi krimet nuk i hyne asnje gjemb ne kembe.?!