Rama: Asnjë forcë tjetër politike s’i ka hyrë detit me këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik, rrëzuam ‘monumentin’ e pandëshkueshmërisë

7 Maj 2024, 10:19Politika TEMA
Rama: Asnjë forcë tjetër politike s’i ka hyrë detit me

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes me deputetët dhe ministrat e PS-së, u ndal edhe në reformën në drejtësi.

Rama tha se pa vendosmërinë e PS dhe guximin për ta çuar para reformën sot s’do kishim një drejtësi të pavarur.

Kreu i qeverisë tha se kanë rrëzuar ‘monumentin e shëmtuar të kulturës së pandëshkueshmërisë’.

''Kjo forcë qeverisëse, PS është prej një dekade në luftë për ta bërë Shqipërinë një shtet real dhe të respektuar botërisht, ku mirëqeverisja dhe sundimi i ligjit të arrij në nivelin e një vendi të BE.

Askush më parë, asnjë forcë me peshë që prej shkëputjes së Shqipërisë nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit në këmbë për ta pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik. Askush dhe asnjë.

Asnjëherë, askush që ka qenë pjesë përbërëse e pushtetit nuk është hetuar dhe gjykuar nga një drejtësi e pavarur siç po ndodh sot. Krenarinë për ardhjen e kësaj dite, vetëm falë luftës vendimtare për Shqipërinë që ne kemi hapur, nuk na  e mohon dhe nuk na e merr dot askush.

Pa forcën udhëheqëse, guximin dhe vendosmërinë e PS në 10 vite sot nuk do kishte rilindur besimi i shqiptarëve të drejtësia. Nuk do e shihnim, rrëzimin e monumentit më të shëmtuar të trashëgimisë sonë, monumentin të kulturës së pandëshkueshmërisë'', tha Rama. 

 

1 Komente

  1. R
    Real

    Ik shporru hajdut hipokrit,delirant. Kujton se historia ka filluar ne 2013 kur thua qe une kam ardhur ne politike vetem per te permbysur gjithcka. Je nga ai soji i politikaneve qe i kemi patur ne kurriz qysh ne 1992 kur trumbetonin qe te shkaterrojme gjithcka te trasheguar se eshte ndertuar nga komunizmi. Dhe u prishen dhe shkaterruan fabrika, uzina dhe u prene nga rrenjet masive me peme frutore se i ka ndertuar komunizmi. Kesi politikani je dhe ti more hajdut. Ik shporru dhe lere popullin te qete se e ke bere vendin si Italia e viteve 60-70 qe drejtohet nga grupet kriminale.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje