Kryeministri Edi Rama ndodhet në Konferencën e Liderëve Europianë që po mbahet në Pragë, për të lobuar në mbështetje të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Rama është i pranishëm në një panel me homologen e tij të Danimarkës, Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb në aktivitetin “GLOBSEC 2024”.
Kryeministri e nisi fjalën e tij në këtë panel me disa batuta duke thënë që ndihet i suprizuar dhe njëkohësisht i nderuar që është vendosur në të njëjtin panel diskutimi me dy liderë evropianë, ndryshe nga sa i ndodh zakonisht që të ulet në lokomotivën me avull të njerëzve nga Ballkani.
Megjithatë, vijon ai sërish duke iu drejtuar moderatorit, se zgjedhja e tyre duket se është ndikuar nga prania e akullit, duke nënkuptuar liderët nordikë, dhe dëshironit pak diell nga Shqipëria.
“Para se ti përgjigjem pyetjes tuaj nuk di se cfarë menduat kur më vutë pranë këtyre dy personave, sepse zakonisht më vini në lokomotivën me avull me njerëz nga Ballkani, me 5-6 njerëz, ndërsa tani jam në një makinë elektrike me dy nordikë. Ndihem shumë i nderuar. Jam ngritur në një nivel tjetër shoqërie në Evropë.
E kuptoj që u ndjetë shumë vetëm në akull dhe do të donit pak diell nga Shqipëria për ta rritur pak temperaturën këtu”,- tha kryeministri Edi Rama.
O dreqooooo sa bej te te mar inat ,mè heq trurin me keto batuta. .
Linda po blen kapele ne Çeki besoj.
Te gjithe qeshen me shakate plot kripe te Duçes.