
Nga Ylli Pata
Sot që ka kaluar më shumë se një vit nga 14 maji 2023, kuptohet edhe më shumë gjëma e madhe që Gazmend Bardhi i bëri jo vetëm opozitës, por gjithë jetës politike shqiptare.
Ndalimi për të kandiduar 61 kandidatë të Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore, i hoqi shansin publikut, sidomos atë që e quajnë “populli opozitar”, të shohë, e të provojë një “armatë” të re politikanësh që mund të dilnin në pah, në këtë skenë të varfër teatri provincial.
Skërmitja e “tigrave” që bënin të fortin me Lul Bashën e sot janë zbutur me doktorin, nuk është fare drama e opozitës shqiptare. Ajo është thjesht shprehja e vërtetë e karakterit politik dhe personal të këtyre personazheve që kthyen fletën thjesht për të siguruar një vend në listën e doktorit.
Po çfarë do të sillte më 14 maj 2023 që opozita të kishte një ansambël më të gjerë kandidatësh në 61 bashkitë e vendit?
Do të sillte padyshim një risi, një debat plot kolor dhe mund të pasuronte panoramën me protagonist të freskët, të rinj, e natyrisht dinamik.
Edhe në mos të fitonin, skena politike do të kishte një kompetivitet reaktiv për kandidatët e rinj për deputetë. Të cilët nuk do të linin rehat kryetarët e partive për t’i future në listë, por do të bëheshin protagonist për të shkuar zëri i tyre jo vetëm tek demokratët por tek i gjithë elektorati.
Në një panoramë të tillë, ku mazhoranca garon për mandatin e katërt, çdo element, personazh, zë apo zhvillim i ri do të kishte efekt më të madh në publik. Madje një debat i brendshëm brenda opozitës do të përmbyste ndoshta totalisht mënyrën e të bërit debat.
Mjafton ta krahasojmë me rastin “Biden” në SHBA. Vetëm një muaj më parë, situata ishte krejt ndryshe, e qëndrueshme e super frustruese për të gjithë përkrahësit e demokratëve, ndërkohë që republikanët e Trump po projektonin të sigurtë fitoren. Vetëm një debat i brendshëm brenda Partisë Demokratike Amerikane, që në të vërtetë nuk se shkoi larg për të gjetur kandidaten për Presidente, i dha tjetër dinamikë jo vetëm garës, por të gjithë skenës.
Sot opozita nuk ka ç’i ofron popullit të saj, por edhe pjesës gri dhe votuesve të PS-së, përveçse listat që do të prodhojnë Sali Berisha, Lulzim Basha, Dash Shehi, Fatmir Mediu e Agron Duka.
Një fotokopje që e kanë parë e stërparë për 33 vjet. Maksimumi, “tigrat e zbutur” do të bërtasin pas shtatorit, duke kërcënuar se do bëjnë namin deri në zgjedhje. Po janë të njëjtët, ata që i gjithë elektorati ja ka mësuar jo vetëm huqet e veset, por edhe gjuhën e trupit.
TemA
O Pate si shume ua ke ngritur stejen keyre haleve te Salkarit more Pate kur ata ne fakt nuk jane as lepura . Ata qe ti i quan tigra me Sali kriminelin ne krye te hane mutin e te lene pa bythe .
O Pate si shume ua ke ngritur stejen keyre haleve te Salkarit more Pate kur ata ne fakt nuk jane as lepura . Ata qe ti i quan tigra me Sali kriminelin ne krye te hane mutin e te lene pa bythe .
Sepse nuk Jane opozite , Po zbstojne urdherst e minuesit te demokracise ,komunistit kriminel qe eshte betuar perpara R. Alise te beje gjasme opoziten dhe gjasme antikoministin , Sali Berishes . Vec cdo gje ka nje fund , qe per kete zgjatim komunist katovician kavtrokitur .
Pate , keta dy Quan tigra ti , kete pederastin dhe kete bubecin e pulave . Apo keshtu te kane porositur ? Jane njesh me tigrat e shulit te gjate sts , pate .
Jane fundrrina , fundrrinat e tranzicionit katovician qe Kane si detyre t'ibajne sa me gjate ne pozite dhe opozite ( pushtet I perbashket I vazhdimesose komuniste te kallaisur ) shulin e gjate , sic I themi ne nga Vlora , dhe urrejtjen e egersires komuniste , S. Berisha . Kjo eshte e verteta , te tjerat , refrenet e zberdhylura te porositura e te paguara , Jane silazh per trushplaret .
fuckem dead meat
Lideri i siriza u martua me nje burre! Po Gaz Bardhi nga Kavaja, kur do martohet dhe me cilin burre do martohet?
E ke gabim o gazetar qe quan tiger Gaz Bardhin , tradhetarin e demokrateve , qe per hir te interesave te Sali Berishes tradhetoi interesin e demokrateve ne teresi . Veprimet e Bardhit ne fushaten e zgjedhjeve lokale , per mos kandidimin e partise demokratike ne keto zgjedhje , ishte nje poshtersi e porositur nga Sali Berisha. Pra Bardhi eshte vetem nje tiger prej letre ose me sakte nje mi halesh i ndyre , nje vemje qe jeton si i tille .
Enderra ne sirtar e kesaj Pate - te jetoje ne nje Shqiperi si ajo e dikurshmja pa opozite fare por me gagarisjet per Socializmen fitimtar.