Kuvendi i Shqipërisë do të nisë punimet në 2 shtator. Pushimet për deputetët mbaruan dhe do nisin një sesion të ri jo fortë të qetë, me angazhim maksimal nga palët politike.
Të hënën është parashikuar të mbahet konferenca e kryetarëve për të përcaktuar kalendarin e punës.
Kjo mbledhje do të drejtohet nga Kryetarja e re e Parlamentit, Elisa Spiropali e cila ka marrë zyrtarisht detyrën e re. Gjatë fundjavës opozita pritet të vendos për mbledhjen e grupit parlamentar të drejtuar nga Gazmend Bardhi, ku deputetët do të marrin direktivat për sjellje e tyre gjatë sesionit të ri.
Ndërsa të hënën (1 shtator) pritet që Niko Peleshi të mbajë mbledhjen e parë me deputetët socialistë, si kryetari i grupit.
Sesioni i fundit parlamentar i kësaj legjislature, duke sikur i ka ulur gjakrat mes mazhorancës dhe opozitës, që kur kjo e fundit hoqi dorë nga pengimi i seancave plenare dhe ju rikthye marrëveshjeve, nga ku rezultoi edhe dakortësia për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ndërkohë që Shqipëria është futur tashmë, në një vit elektoral retorika dhe veprimet politike sidomos të opozitës duhet të shfaqeshin luftarake por për momentin është duke ndodhur e kundërta.
Nga mbledhja urgjente e Këshilli Legjislacionit, e zhvilluar me 27 gusht ku u diskutua mandati socialistes Olta Xhaçka u dëshmua se shumica socialiste dhe opozita janë të prirur të dakortësohen.
Këshilli Legjislacionit vendosi që saga e mandatit të Olta Xhaçkës të vijojë në seancën e 12 shtatorit në parlament.
Do filloi parlamenti seancat e tija te zakonsheme,por ama do shikojm qent e Saliut si do skermisin dhembet nga inati se jane inferior. Na eshte merzitur parlamenti.Nuk shikohen dot qent e opozites. Jane bere te peshtir,te neveritshem. Mire eshte te mos i votoi njeri,por fatkeqesisht ata do jene perseri ne parlamentin e ardhshem se do i fusin Saliu ne liste pa i votuar populli.Ata do kene vetem nje detyre,te destabilizon vendin,te mos funksionoi parlamenti.