
Demokratët që nuk janë më pjesë e PD së Sali Berishës, por që nuk mbështesin as Lulzim Bashën do të krijojnë një parti të re, ku për opozitarin Edvin Kulluri nuk do të ketë një kryetar por do të një koalicion me përfaqësi dhe debat.
Në një intervistë për RTSH 24, Kulluri tha se duhet një koalicion që nuk e do në modelin e Berishës dhe Ramës. Sipas tij opozita që është nuk mund të denoncojë dot skandalet e qeverisë pasi është e lidhur edhe vetë me to.
“Partia e re opozitare është një parti pa kryetar por me përfaqësi dhe me debat. Sot kemi një opozitë që nuk hap dot gojën për skandalet se eksponentët e saj janë të lidhur o me njërin klan ose me tjetrin. Pra nuk kemi një opozitë. Duhet një opozitë e qytetarëve, duhet të krijohet një koalicion i ri i të gjitha partive dhe personave që nuk janë dakord me modelin e Berishës dhe Ramës”, tha Kulluri.
Lidhur me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të kodit të ri Zgjedhor në emër të LZHK, Kulluri tha se kishte dhe mbështetjen e demokratëve të papërfaqësuar nga PD. Sipas tij ky kod i ri ka shkelje të mëdha procedurale dhe thelbësore që u bënë me “bekimin” e Berishës dhe Ramës në “nxitim e sipër”.
“Sot në emër të LZHK e drejtuar nga Dashamir Shehi me mbështetjen e grupi të demokratëve që duan të krijojnë një parti të re e çuam në Gjykatën Kushtetuese Kodin e ri Zgjedhor. E para se miratimet e bëra të këtij kodi të ri u bënë shumë shpejt dhe nuk u morën parasysh asnjë procedurë.
Në mënyrë tepër të shpejtë duk nxitur Rama dhe Berisha ndërmorën hapa antikushtetues dhe e dyta është thelbi i çështjes.
Ky kod i ri nuk mori parasysh vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse u hoq pragu ata bën një hile tjetër duke mbyllur listat me 30 %. Një grup burokratësh që sillen rreh Berishës do jenë deputetet e ardhshëm pra qytetarët nuk votojnë atë që duan, por atë që do Berisha.
Besoj se Kushtetuesja do e rrëzojë këtë kod të ri zgjedhor, pasi nuk është ndryshuar asgjë në parim. Është ndryshuar teknika, por shkeljet janë të njëjtat”, tha Kulluri.
Gjykata kushtetuese duhet t'a marin ne konsiderate padine e LZHK-s pasi eshte e drejte. Populli nuk po zgjedh deputetet qe do. Deputetet do zgjidhen nga Berisha dhe Rama apo çdo kryetar partie pa pyetur fare popullin. Eshte populli sovran dhe jo Berisha me Ramen. Listat duhet te jene 100% te hapura nqs duan demokraci te vertete. Frika qe ka zene Berishen dhe Ramen kane bere kete marveshje qe 1/3 te jete e mbyllur me qellim qe te zgjidhen vete deputet dhe horrat e tyra nga pas.GJK duhet t'a hedhin posht kete marveshje.
Ju po, tani e fituam davene, ha ha ha. Kujdes Kullur se mos te qet Saliu ndonje pisllik nga Ministria e Mbrojtjes, si thua? Per ne, me Alibeun ne krye vetem nje deshtim te madh do keni.
Deri ne ditet e sotme s'kishim degjuar nje parti pa kryetar. Per here te pare po degjojme . Qe te vendoset ne statut dhe te zbatohet qendrimi i nje apo dy mandateve si keyetar , eshte praktike e njohur. kesaj i thone: " O shtepi me disa pleq,njeri prish e tjetri ndreq. Kjo nuk eshrte e besueshme ,por dhe si eksperiment eshte i deshtuar pa filluar.... Me gjithe ate suksese dhe paci fitore . Por hapni syte se mos perfundoni si partia e Pollos, Cekes, Topallit, Bojaxhiut, Patozit... Bamirit...
Kullur nuk eshte demokraci kryetarlliku!
Bravo Kllonuri i Sali NonGrates se Vicidolit si njeri te besuar Saliu e beri Sek. Pergj. Min. Mbrojtjes ku vodhe pronat e ushtrise bashke me Ministrin Arben Alia ( Imami ). Kllonur je nje vemje qe urdherat i merr nga Arben Alia ( Imami ) ashtu sic i merrte ky ifundit me 1991 nga Ramiz Alia. Te fala Saliut Kryetutorit tuaj.
Ik ore hajdut shko te Arben Imami
Ik ore hajdut shko te Arben Imami
Parti pa kryetar vetem pd-istat krijojne se te gjithe duhet te jene kaposha , kur kishin ofiqe ne parti nuk flisnin tani qe skane nuk dine se çfar te shpikin .Prap PD jeni , kriminele ,hajdut dhe antishqiptar .
Ju cfar modeli kini per te krijuar Parti.
Kulluri eshte vene ne hall te madh , nuk di se çfar te beje dhe si ta beje . Parti me disa kryetare nuk kisha degjuar ndonjehere , ndoshta eshte krijim i ketij Kullur , kallam kusurit . Kam degjuar qe ne fillimet e tyre Sala , Likja ndoshta dhe Rama , kane premtuar para se te zgjidheshin qe kryetari i partise do te jete vetem 2 mandate , me vone e kane hequr nga statuti i partise dhe jemi ku jemi sot qe kemi kryetare te perjetshem . Per mendimin origjinal te Kullos , populli ka nje shprehje qe thote : "I ziu me dyzet pleq , kujt t'ja prish e kujt t'ja ndreq" .
Kelira kellire ngelet kudo qe te shkoje