
Nga Gazeta Tema
Opozita ka çuar në Komisionin e mandateve, një kërkesë për heqjen e mandatit për deputetin Vullnet Sinaj, bazuar sipas tyre në fakte që provojnë konfliktin e interesit si deputet në raport me buxhetin e shtetit.
Kërkesa përveçse është e pabazuar në fakte që të mbështesin akuzën, ka probleme themelore konceptuale, pasi akuzon një deputet që biznesi I tij ka konflikt interesi me shtetin, ndërkohë që atij I është hequr çdo e drejt mbi drejtimin e biznesit qysh me marrjen e mandatit
Me marrjen e mandatit deputeti Vullnet Sinaj me vendim asambleje si për biznesin, ne te cilin zotëron vet 100% te kapitalit si dhe për bizneset ku kapitalet i zotëron se bashku me ortakë te tjerë që : “Administratori i shoqërisë nuk ka të drejtë dhe kompetencë për të nënshkruar kontrata apo çdo lloj marrëveshja, që në një mënyrë apo në një tjetër ka lidhje me veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitoi pasuri prej këtyre”.
Këto vendime janë të regjistruara në QKB
Pas kësaj ai është larguar nga administrimi i biznesit dhe I ka kaluar kuotat aktive një personi të besuar, duke qenë posedues pasiv i kuotave në biznes, që do të thotë me asnjë të drejtë në biznes.
Qysh këtu akuza rrëzohet në parim. Pra nuk mund ti kërkohet një personi që nuk ka asnjë të drejt më në administrimin e biznesit të kryej veprime në hallkat e drejtimit të biznesit. Kur je posedues pasiv i kuotave zë biznesit, nuk ke më asnjë të drejtë në biznes, as të pyesësh si shkon biznesi dhe absolutisht asnjë të drejtë
Por përveç këtij që është koncepti themelor në raportin që ai ka me biznesin e tij, dhe vet faktet që paraqesin opozitarët janë spekulime, që nuk kanë lidhje me ligjin për konfliktin e interesit.
Fjala vjen akuza se ai ka marrë 3,6 milionë lek nga buxheti I shtetit janë tërësisht spekulim.
Nga këto 3,2 milion lek janë rimbursim nga shteti të tatim fitimit për 3 biznese të mbyllura në Lezhë, pra i ka kthyer shteti lekët që bizneset i kishin paguar më tepër shtetit) si dhe shpenzime për gjyqe të fituara nga kompania me doganën. Në një farë mënyrë janë korrektim llogarish të së shkuarës para se të bëhej deputet dhe janë ekzekutuar kru kanë përfunduar proceset gjyqësore apo rishqyrtimet e ankesave për taksa. Nuk ka lidhje me aktivitetin kur ka qenë deputet.
Pra është njësoj sikur Lulzim Bashës ti rimbursohet tani pallati në Vlorë dhe ti heqim mandatin se është deputet, ndërkohë që bëhet fjalë për një veprim që është pasojë e një akti gjyqësor për një periudhë të kaluar.
Akuza tjetër është për 470 mijë lekë që janë shitje në supermarketet e rrjetit Big Market. Disa institucione publike, kanë bërë blerje të lira, me vlerë të vogël, ose për nevoja emergjence (shitje të bëra nga kasier, menaxher, financier), të cilat nuk kanë nevojë për tender, por ata kanë shkuar aty si qytetarë dhe kanë bërë blerje të vogla, fjala vjen birra, apo letër A/4 dhe kanë kërkuar faturë të thjesht tatimore.
Një kasier I Big Marketit nuk mund të hedh fall se kush është ai që po blen pasi bëhet fjalë për blerje të vogla dhe jo blerje ku Big Market hyn në tender për të blerë.
Është thjesht një veprim tregtar I pakushtëzuar nga asnjë ligj, as nga ligji I tenderimit publik.
Për më tepër disa nga institucionet janë në thelb institucione publike, jo shtetërore. Bëhet fjalë për disa blerës nga gjykata apo federata sportive)ë Por dhe sikur vet Edi Rama të shkonte të blente një shishe verë në Big Market, nuk përbën shkjelje, pasi është nëj belrje e vogël direkte, e cila nuk është në vullnetin e Big marketit por të klientit që e zgjedh për blerje të vogël direkte, pa prcedurë tenderimi.
Dhe së fundmi për gjithë këtë debat që bëhet për 470 mijë lek, në shtatë vitet e funit, që i bie afërisht reth 7 mij lek në vit, shifra dhe procedura e ndjekur për ti blerë ato tregon dhe mungesën e plotë të interesit nga ky biznes për këto blerje.
Big market ka 110 000 fatura në dit, kurse këtu bëhet fjalë për 20 fatura në 7 vjetë.
Xhirua ditore e big Marketit është 70 milion të reja, cka I bie që kjo shifra e një viti, që është 7 mijë lek, përbën 0,0001 për qind. Pra Big Market ka pas në vit 0,0001 për qind blerje të xhiros së tij ditore, që e bën komplet qesharake të mendosh se ata kane pas interes ta bëjnë vet këtë.
Në raport me vet aktet e bamirësisë që ka bërë ky biznes për shoqërinë dhe aksionet publike të ndihmës humanitare, ku 100 milion I ka dhënë vetëm për tërmetin, kjo histori banalizohet dhe më shumë.
Pra që të jemi të qartë opozita thotë se në dyqanet e Big Marketit, janë blerë 470 mijë lek mall në shtat vitet e fundit nga institucione publike, me vlerë të ulët dhe blerje të lirë pa tender. Kasieri i Big Marketit që ka pranuar një punonjës institucioni të blejë në kasë detergjent në emër të shtetit kontrollohet nga administrimi dhe jo nga ish pronari që ka dorzuar të drejtat e admisntrimit.
Opozita thotë që Vullnet SInaj duhet të rrinte çdo ditë në cdo arkë të Big marketit dhe ti pyeste nejrëzit q ëblenin një birrë apo një format letre A/4 se mos u duhej për ndonjë zyrë shteti.
Deputetit i ndalohet me ligj jo vetëm administrimi i kompanisë (pra kontrolli i qindra kasiereve të Big Marketit), por edhe i aksioneve (pronës të tij).
Pra I bie që Vullnet Sinaj të përgjigjet para gjykatës kushtetuese, për atë përgjegjësi që ligji shprehimisht ja ka hequr.
Ky është thelbi banal I gjithë kësaj akuze, e cila nuk di pse I duhet opozitës, për të shtuar dhe një humbje në bilancet e saj. Për më tepër që vet deputeti Sinaj, të qënurit deputet e ka dhe barrë financiare pasi përveçse fal rrogën e tij për njerëzit e zonës, bën dhjetëra sponsorizime për punë publike në zonë nga biznesi I tij.
Dhe një njeri që jep miliona për komunitetin nuk është në hall të fitoj 5 për qind të shumës së 470 mijë lekëve, që i bie afërsisht 94 mij lek, meqë disa njerëz që punojnë në zyra institucionesh publike kanë shkuar aty e kanë blerë birra, apo salcice, për të ngrënë drekë.
Ky është një rast kur Komisioni i Mandateve pro dhe vet Gjykata Kushtetuese duhet të marrin një vendim për ta qartësuar këtë procedurë dhe për të mos bërë qesharak shtetin hqiptar, duke ngatërruar ata që kontribuojnë për shoqërinë dhe interesin publik dhe duke toleruar ata që po e shkatërrojnë atë.
Nga keto, ata qe jane ne pushtet te mendohen mire edhe kur flene me gruan ne krevat. Keta tipa si Gaz Bardhi te survejojne 24 ore, keta jane palaco ne qeveri, por ne opozite keta te nxjerrin ujin e zi. Kjo eshte aftesia e tyre per te gjurmuar, pergjuar cdo veprim qe bejne pushtetaret.
Gazetari ne vend te vere vetlla, i ka nxjerr syte shtetit rilindas...Pra, e thene ndryshe, Neti (Vullneti) duhej te behej deputet qe te merrte leket mbrapsht (rimbursim i Tatim-Fitimit) nga shteti. Perndyshe "i rrunte pllumbin" pareve, apo jo ? Imagjinoni Vllneti eshte deputet qysh prej 2017. Pra 7 vjet beri Neti per te marre mbrapsh pare te lidhura me biznese te mbyllura 7 vjet me pare...!!! Po ata "pisesmena" qe nuk behen dot deputete, kane ndonje shprese te marrin mbrapsht pare nga shteti? si thoni ? Pergjigja kollaj fare: - T'i ndajne me Drjetorin e Tatimeve, ndryshe nje m... kane per te marre.
Ahh more shok shume e vertet,me vjen ndot kur e shoh neper Vlore nje tip te tille, por shtetit tek e fundit keta lloj sahanlepires I duhen,dhe gjoja bèn te mira thone, biznezi I vèrtet po vdes ne Vlore,po nuk pate perkrahje nga shteti apo po nuk more pjese ne tendera nuk I paguan dot detyrimet ose do dalesh jek e jek ,kam 25 vjet biznes dhe mezi po mbijetoj kurse ca si keta jane bere miliarder me mallra te skaduara neper markete duke helmuar femijet.
Sokrat i vuajtur apo derr i kenaqur, si e do ti ekonomist i kristal shelqeres pithepermjerres?!
E dini si është kjo punë? Po sikur te shkoje te blejë në Big Market dikush nga një Bashki e opozitës? Do të ishte një rrugë e thjeshtë dhe ideale për të kërkuar heqjen e mandatit.
Pd qe ne krijim ka bere shpifje dhe akuza te tilla qe tani u ka dale goja prandaj do te jene prape ne opozite
S'ka faj ky mo jo ky biznesmen i suksesshëm la gjithe ato kompani dhe fitime dhe sakrifikoj për shqiptarët dhe zgjodhi një punë me rrogë 3 mijë euro mujore. Fajin e ka opozita që merret me lekë xhepi dhe cikerrima
Hahahahaha, kjo dmth “te zente haka e Koco Kokedhimes!”. Edhe Kocon e hoqen per 30.000 lek te reja qe kishte fituar kompania e tij e internetit, per nje tender te bere e te fituar 1 vit para se te behej deputet. Pagesat ishin vijuese, muaj per muaj, por tenderi ishte fituar para se te fitohej mandati. Socialistet duhet ti kishin thene NDAL kesaj menyre te inyerpretimit te kushtetutes, se ky interpretim eshte absurd. Ideja eshte qe deputeti te mos ndikoje ne tendera publike me pushtetin e tij si i zgjedhur, por jo per tendera qe i ka fituar si biznesmen kur nuk ishte deputet e merr mbrapsh tvsh apo ndonje pagese te prapambetur. Sa per Gjykaten Kushtetuese, ajo ka marre fund. E ka pushtuar budallalleku e megallomania e ca femrave te paafta qe flirtuan me amerikanet.
Kocos I lumte o vlla mori aq tendera nga ky shtet shkerdhate sa nuk ka me nevoj te punoj tre breza.. po ne bizneset e tjere thuaj qe nuk ngjyem pak tek ky palo shtet si do mbijetojme...do thoni Ju pse e votoni? Dy te keqija ka kètu. E para nuk ke kè te votosh,e dyta ke te votoj Saliun?
Edhe ti vete nuk e beson kete qe ke shkruar se e di mire qe asnjeri prej ketyre nuk I ka dorzuar bizneset realisht,por vazhdojne ti kontrollojne dhe te marrin pjese active ne to.
Vullneti eshte nje nga deputetet me te mire te kuvendit rep. Po kjo opozite dhe sidomos Sala e kane gojen e qelbur!! Slene njeri pa pergojuar. Prandaj do rrine aty ne fund te halese edhe per shume vite te tjere? Ja u kane çpifur popullit me budallalleqet e tyre. Aty e kane vendin????!!!
Qëndron si logjikë... Por veç mos më thoni aman ju lutem se Vullneti ka hequr dorë nga bizneset (de facto) se de jure qëndron shpjegimi i mësipërm. Pasi nuk e besoj se Vullneti ka lënë me vullnet të plotë bizneset ku nxjerrë miliona (euro) për pagën e deputetit 2000 apo 3000 euro hajde plus dieta dhe komisione 5000/ muaj = 60.000 euro viti... Pasi nuk e besoj dot! Kaq i përfshirë është Vullneti sa çuditërisht bizneset e këtij po bëjnë bum sidomos rritje galopante gjatë kohës që ky u bë pjesë e politikës active dhe brenda rrethit të Rilindjes. Kaq i përfshirë është ky, sa doganat nuk "janë krruajtur" më me të, AKU po ashtu dhe nqs shkojnë e kanë fiktive ose sa për të thënë që shkuam. Dhe Vullneti nuk ka qenë, është dhe do të jetë asnjëherë korrekt më ligjin. Ka pasur, ka dhe do të ketë gjithmonë. Pasi i ka bërë këto gjëra në të kaluarën. Dhe për dreq m'u kujtua Mirushi. Me "bishtin e qenit"... Të gjitha që thoni ju Tema më sipër qëndrojnë, por them se të tilla raste kanë nevojë për gazetari investigative...(sa realisht ka hequr dorë). Nuk po përkrah aspak se çfarë po bëjnë këta të tjerët më Vullnetin se këta gjithmonë e kanë sulmuar madje sa erdhën në 2005 të parin që gjobitën më nja 70M lekë më duket ky ka qenë (për kontrabandë, në mos gaboj ose evasion fiskal). Dhe këtë e bën as pa pas kohë me hap letrat por që ditën e parë të Salehut në pushtet...(më shumë tip hakmarrje) Por aman ju lutem mos n'a e bëni Vullnetin burrë të
Llogarite jane te bera ,do dhuroj rogèn 60.000 euro. Por nga ana tjeter do ulen detyrimet nga tatim- taksat,doganat dhe cdo lloj gjobe qe marim ne te tjeret... .
Mos e ulni kaq nivelin
o Muro, mos u mundo te lash e lyesh V.Sinaj..dogana nuk i kthen pas biznesit asnje qindarke o murro sado gjyqe te fitosh...Nuk jane te gjithe akrobat biznesi o muro sic bere ti me Beson e tajvanit
Avokati e përkryer, çuni Meros edhe ca vite ne Amerike me lekët e pusht-tetit.
Vullneti eshte e dinjitar, ne rini time kam njohur prinderit e tij, qytetare, zemerbardhe e te respektuar nga te gjithe.
O GAZETAR TE SHKERDHEFSHA ÇA KE NE SHTEPI PO KY DEBUTET HALEJA PO HELMON NJERZIT ME MALLRA TE SKADUARA KY PLERA ESHTE PER BURG DHE EKA PAK RRACE QIRI
Le ta gjykoje gjykata, kazusi eshte interesant. Sigurisht askush nuk beson se deputeti ne fjale nuk kontrollon ish bizneset e tija po ketu fjala eshte cfare mund te vertetosh.
Po ai deputetin veshgjate i Fierit ,qe del ne foto me tre vrases te denuar,a i Ka dorzuar sipermarrjet e tij?
Mos duan të nxjerrin që ka mbështetur e ndihmuar falas edhe Zjarrfiksen e Vlorës me artikuj të BigMarketeve gjatë viteve 2021,2022,2023 ?! !? ?! ?! Afersisht rreth 2 Tonë ujë në shishe për çdo vit.