Çupi: Ja 'bombat' e klanit të Berishës që pritet të shpërthejnë për të nxjerrë nga burgu ish kryeministrin dhe për të shpëtuar Shkëlzenin

30 Gusht 2024, 14:10Politika TEMA
Çupi: Ja 'bombat' e klanit të Berishës që pritet

Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai fajësoi opozitën si bashkëautore e asaj ç’ka ndodh sot me skandalin ku është përfshirë kompania “KURUM”. Në një intervistë për “Abc News”, ai u shpreh se opozita ka mendjen se shtëpinë e saj e ka te depozita e parave, te depozita e hidrocentraleve, depozita e hekurit dhe depozita e mbetjeve toksike.

Nga ana tjetër, analisti thotë se e gjithë lufta e opozitës bëhet për të liruar Sali Berishën dhe për të mos çuar në burg djalin e tij, i cili është në shënjestrën e SPAK.

-Pse do të ishte vdekje për opozitën që të reagonte për këtë kauzë e të dilte e të fliste që t’i mbronte këta qytetar. Çfarë po bën opozita?

Opozita është bashkëautore në dhunën dhe skllavërimin e njerëzve. Opozita e bën politikisht dhe ekonomikisht e ndërsa KURUM-i e bën financiarisht. KURUM-i ka të dhëna të tilla që fiton çdo vit miliona dollar dhe ndërkohë raportet financiare në buxhetin e saj janë te deformuara, në dëm të punonjësve të vetë duke i dëmtuar shumë pasi paguhen në minimumin që e cakton ligji por fitohet shumë.

Opozita është mbështetur financiarisht mbi këtë pasuri e mbi këtë pasuri ka ndërtuar idenë e revolucionit, idenë e një fitoreje të dhunshme në zgjedhjet e vitit të ardhshme. Mbi këtë pasuri ka ndërtuar idenë e një dhune gjithëpërfshirësve për vendin. Mbi këtë pasuri si 4 hidrocentrale për të cilat kombi shqiptar ka punuar mbi 40 vite. Gjithë këtë pasuri, nëse PD do ta hidhte poshtë këtë vlerë aq të madhe, atëherë do të mbetej pa kryer revolucion, pa kryer dhunë, pa i nënshtruar shtetit, pa i nënshtruar shtetin, pa e nënshtruar drejtësinë dhe do mbetej pa e nxjerrë nga burgu Sali Berishën.

Një opozitë e cila është thuajse repart dhune, por në këtë rast është dhunë e strukturuar, dhunë e organizuar midis ekonomisë dhe politikës, midis konceptit opozitë dhe realitetit, pasuri shumë e madhe e grabitur nga kombi shqiptar. Kjo është arsyeja pse PD, nuk e dorëzon kurrë sa të ketë ligjin, do t’i çoj të dy palët para Gjykatës e do të jetë shumë e vështirë. Për fat të mirë ne kemi Amerikën në krahë se ndryshe me këto kriminel kaq të rëndë, kaq të egër e përvetësues të pasurisë së kombit është tmerrësisht e vështirë. Është i vetmi rast kur mund të them se populli dhe kombi do të kishte dështuar para PD.

-500 punëtor të nxjerrë në rrugë nga kompania “KURUM” e po ashtu dhe eksport mbetjesh toksike, PD ka njerëz të saj të cilët janë në drejtim të KURUM-it, ku pranoi dhe Gazmend Bardhi që është drejtuesi i fushatës së tij në vitin 2021. Ku është opozita dhe përse nuk reagon?


Do të ishte një vdekje për opozitën po të reagonte. Nuk është thjeshtë opozita por opozita është thjesht një kapsulë që mbështjell Sali Berishën dhe korrupsionin shumë të madh të familjes Berisha. Padyshim që KURUM-i tani del shumë qartë që është pjesë e PD, do të thotë në radhë të parë është pjesë e bizneseve të familjes Berisha por rreth e qark, mblidhen njerëzit e vetë. KURUM-i ka prej shumë vitesh që ndodhet në Shqipëri dhe ne e dimë historinë e KURUM-it.

Nuk kemi patur të drejtë të themi se ishte një sipërmarrje me struktura kriminale, pasi organet e drejtësisë e hetimit nuk na kanë thënë ndonjë gjë deri tani. Kjo që ndodhi në KURUM, plasi të gjithë flluskën e veprës kriminale që është zhvilluar mes PD dhe KURUM. Dhe kjo ndodhi për arsye të një faktori shumë të rëndësishëm që ne po e përjetojmë, siç është shtrëngimi që po bën drejtësia ndaj krimit. D.t.th që pa shkuar te KURUM-i, si pjesë e krimit, e korrupsionit, e skllavërimit të njerëzve në Shqipëri, si duket po e vërente se po i vinte laku afër e ndaj plasi këtë bombë shumë të madhe kundër kombit shqiptar dhe njerëzve.

Mendoni 500 persona të hedhur në rrugë gjë që bëhet për shkak të një veprimi shumë kriminal që bën një sipërmarrje kundër ligjit të një vendi të caktuar. Sigurisht që kjo bombë ishte ruajtur nga Sali Berisha prej vitesh, pasi janë ruajtur shumë bomba të tjera për t’i hedhur kundër shtetit shqiptar, me qëllim që ta mposhtin shtetin dhe drejtësisë, kjo është një prej bombave e cila plasi tani. Ju e dini se më përpara kanë plasur dhe shumë bomba të tjera të Berishës siç janë ato kundër drejtësisë, siç janë bllokimi i Parlamentit, siç janë djegia e mandateve, lufta kundër Amerikës për ta vënë Shqipërinë në linjën lindore e për të mos thënë të islamizimit politik e për ta larguar nga perëndimi.


Këto janë të gjitha bombat e klanit të Berishës të cilët janë gati dhe do të presim përsëri të tjera. Kështu që, prej KURUM-it ne kemi patur probleme shumë të mëdha me ndotjen e rëndë, deformimin e njerëzve, me krijimin e organizatave kriminale që janë krijuar në Elbasan, në bashkëpunim PD me KURUM-in. Të mos harrojmë se atje janë kryer vrasje të dedikuara nga PD në kohën e zgjedhjeve. Janë kryer dhe nën drejtimin e Gaz Bardhit, i cili praktikisht ka qenë nën kujdesin e KURUM-it, që është në shkelje krejtësisht jo ligjore.

KURUM ka vepruar duke patur prapa krahëve një pushtet të egër të Sali Berishës e si e tillë ka vepruar hapur kundra ligjit në Shqipëri. Tani jemi para një fakti shumë të rëndë, para një fakti që është transformuar në mënyrë të paligjshme pasuria e kombit shqiptar, është përvetësuar nga Berisha dhe KURUM-i e tani padyshim që shteti dhe drejtësia ndodhen para një prove që të kthejnë pasurinë kombëtarë të grabitur në mënyrë urgjente. Problemi tani është kthimi i pasurisë kombëtare në duart e shqiptarëve.

-Janë zgjedhjet vitin tjetër dhe do iu kërkojnë votën qytetarëve të Elbasanit, opozita do të jetë ajo që më shumë do e kërkoj votën e nëse nuk i mbrojnë qytetarët tani që janë në opozitë, nuk dihet se çfarë do të bëjnë pastaj kur të jenë në qeveri?

Opozita ka mendjen se shtëpinë e saj e ka te depozita e parave, te depozita e hidrocentraleve, depozita e hekurit dhe depozita e mbetjeve toksike. Ajo mendon se do t’i blejë ato e nuk e mendon se ajo nuk ka asnjë lidhje me popullin, me interesat kombëtare, me ekonominë. Gjithçka zhvillohet ‘free Berisha’, lironi Shkëlzenin, mos na çoni në burg, do t’ju përmbysim, do t’ju shkelim me këmbë, do t’ju rrahim, do shkatërrojmë drejtësinë.

Pra, është një opozitë e cila nuk ka në koncept njerëzit. Opozita i mendon njerëzit njësoj si KURUM-i, skllevër. KURUM-i i ka konsideruar skllevër dhe i ka hedhur në rrugë me qëllim që opozita t’i ketë arsenal të vetin ditën e zgjedhjeve. 500 familje, mendon të jenë bomba ditën e zgjedhjeve dhe krijimi i opozitës shqiptare e Partisë Demokratike, e cila në 30 vite ka kryer një pas një veprime të tilla të tillave përmasave.

12 Komente

  1. F
    Frroku

    Ti je nje nga ata qe eke mbeshtetur dikur po me mire vone se kurre

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teme

      O Qupi po shteti jot I kullave cben? Cpune ka kjo opozite e mbaruar. Keta nuk kane ne dore as grate e veta. Kaq budallenj na dini? Ku I ke tatimet, doganat inspectorate? O Qup le nam.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tradita

        kaq idioter jeni. edhe ne se jane eksportuar mbetjet kjo i sherneb shume Shqiperise .Mbetjet nuk duhet te omportohen. Injoranca nuk ka brire,

        Përgjigjjuni
        1. A
          Accidentally_genius

          O tw qifsha femijet o cup..or mut..o qen bir qeni..po qeveria qe ka 12 vite ne pushtet..cben!!!! Cberi 12 vite qe nuk i mblodhi tarimet e taksat e te kujdesej per keta punetoret etj etj..po ti nje mur je..nje kaurr i pabese si te paret e tu..karr më..po the kaurr i ke thene gjirhcka.phi tw qifsha faren tende mor qen

          Përgjigjjuni
          1. M
            Masllymi!

            Po stergjysherit e tu ne breza cfare Kane qene o I krishtere I konvertuar ne Turk injorant. Te pa bese ka kene gjyshi yt dhe gjyshit jote, qe ju bashkuan turkut. Ju e dini me mire perse e bene kete…! Meqense ke perdorur identifikimin perendimor. Une po te them 550 vjet me pare ky komb dhe kjo toke ka qene e krishtere. Jemi Shqiptare, as Serbe, as Greke dhe sa Turq. Ismil Kadare ka lene nje amanet! Po du kthyem ne identitet, sdo te prepare kure. Te fala Nga Masllymi!!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              Ju maskareenj,ju pisa njerez pafytyre,qe shani dhe ofendoni Frrok Cuin,jini bythelepiresit e Sali Kriminelit,ketij kerme qe ka qelbur gjithe shqiperine. Te vertetat qe thot Frroku jane aq te verteta sa nje gozhde 20 ponteshe e ngulur ne mure dhe nuk e shkul dot njeri.Mos u beni merak se do t'u vij radha edhe juve. SPAK-u dhe e githe drejtesia ne drejtimin e amerikes do t'i shpartallo bandat e Sali Berishes dhe Berishen vete familjarisht.Saliu nuk ka per te fituar kurre se ka popullin kundra dhe do ngelet si nje qen i zgjebosur qe do lehin atje ne maj te dritares se banjos.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Populli

              KURUM-i dhe 4 hidrocentralet që Saliu ja dha për një copë bukë prodhojnë miliona Euro që Zeni Saliut jo të financoj Syri Tv, por të mbledh protestues me pagesë dhe të ndertoj edhe kulla të larta në Tiranë . SPAK-u duhet ta hetoj urgjentisht Çështjen Kurm - mbetje - toksike. Marrëzive të Saliut po ju vjen fundi .

              Përgjigjjuni
              1. b
                bubikacurrel

                opozita eshte e keputur- thote nje budall !!! Ha ha ha - Berisha me kompanine e vet ka mbreteruar ne Shqiperi, dmth dhe kaq aq para sa ckishte Ali Pash Tepelna me hordhite e tij te hajduteve !

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hatixheja

                  Sali Berisha dhe Taip Erdogan do ta rrasin ne burg Frrok Cupin. Si mund te thuash se Opozita Demokratike e iniciatorit te futjes se Shqiperise Myslimane ne Lidhjen Arabe, Salihit, mikut me koke i Tayp Erdoganit, jane bashkëautore "në dhunën dhe skllavërimin e njerëzve"?! Shqiperia Myslimane do te behet parajse me punen qe Opozita Demokratike po bën politikisht, ndersa KURUMI-i dhe BTK financiarisht. Eshte e vertete se KURUM-i fiton çdo vit miliona dollare, ndërkohë kur raportet financiare në buxhetin e saj deformohen nga patronazhistet e PS ne Elbasan në dëm të punonjësve shqiptare. Kur KURUM dhe BKT te rrezojne qeverine e ED'Ramsit dhe ne krye te saj te vihet Lexhendari i Vicidolit me dy femijet e tij gjeniale, Shqiperia do te ndertohet si Dubai dhe shqiptaret do te hame me luge floriri te Ilir Metes.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Murrizi

                    Frroku duke bere gjoja sikur sulmon Berishen, e mbron ate.Ai ka qene dhe mbetet sherbetor besnik i Saliut.Pse nuk i merren per baze akuzat e Izet Haxhise kunder Berishes???

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Besojme se mbase..

                      Tamam Cupi..... Dhe shteti duhet te punonte ...padi me nepunes te korruptuar nuk ka evidencuar problemet.. Por nuk eshte vetem forum. Te shohim cdo te katranose shteti ....

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Latif Dreqi

                        Frrokun qe eshte bere si qen i ngordhur duhet ta kete shkerdhyer keq Sali Berisha qe edhe tani nuk le dite pa nxjerr vrer..boh sa gjynah si mund te jetosh me kaq shume helm ne shpirt...nese ka.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje