
Shqipëria është një vend i vogël, që ka nevojë për miq, u shpreh kryeministri Edi Rama, kur u pyet se si i ruan marrëdhëniet me edhe me pjesëtarë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, edhe me ekipin e presidentit Joe Biden.Në një intervistë nga Praga, moderatori Steve Clemons përmendi investimin që dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, do të bëjë në Shqipëri, ndërsa pyeti kryeministrin si krijon marrëdhënie të mira me aleatët ndërkombëtarë.
Moderatori Steve Clemons: Njiheni që keni marrëdhënie shumë të mirë me pjesëtarë të Trump kur ka qenë president, por edhe me ekipinin e Bidenin. Si menaxhoni me të dyja anët. Kushner po zhvillon një pjesë të bukur në Shqipëri, mund të bëjë këtë dhe një pasardhës i Biden. Si lundroni në këto personalitete botërore?
Kryeministri Edi Rama: Jam rritur në kohët e komunizmit, në një regjim të pamëshirshëm, komunistët thoshin miqtë e miqve tanë, janë miqtë tanë dhe me armiqtë po ashtu. E shoh që kjo bëhet mënyrë sjelljeje dhe e demokratëve në Evropë dhe Amerikë. Unë nuk besoj te kjo. Ndoshta jam kryeministri më i gjatë këtej, jam i vetëdijshëm që përfaqësoj një vend të vogël që ka nevojë për miq. Shqipëria është mike me Greqinë dhe Turqinë, si mund të marrim anë? Ne mendojmë si të forcojmë miqësitë me të dyja vendet. Unë jam mik i mirë me Melonin. I kam shpjeguar të mive që s’është ide e mirë të mendohem si tradhtar nëse shkoj flas te një takim i saj. Unë besoj që të flasësh me njerëzit, madje dhe të mos biesh dakord, është më mirë se të mos flasësh dhe të shtosh mosmarrëveshjet.
Zoti Rama, bëjë një vizitë në Korenë e Veriut, jeni ndoshta i vetmi që mund t'a bindni kolopuçin Kim Jong Un të ndryshojë udhë, sidomos të heq dorë nga planet e tij për arsenalin bërthamor. E provoj zoti Trump në takimin që bëri, por koha e pamjaftueshme si president e bëri të mos arrinte rezultatin që priste. Ti kohë për t'a bërë këtë ke boll, pasi askush nuk mund t'a parashikoj sa mandate do rrish në pushtet me zgjedhje si zakonisht të lira e të paqme, pa ndërhyrjen e forcave policore. Më pas kthehu për vizitë tek Maduro në Venezuelë dhe do të ishte mirë e për më tepër domosdoshmëri një ndalesë disa orëshe në Havanë. Fol me t'a dhe nxirua sytë si topa pingpongu nga mahnitja që do u shkaktosh me njohuritë e tua të pamatë. Ndërkohë mund të jenë pjekur kushtet për një vizitë në Moskë dhe Kiev për t'u shpjeguar marrëzinë që i ka kapluar presidentët e këtyre dy vendeve vëllezër dhe kotësinë e luftës që bëjnë. Vetëm në Kosovë mos shko, sepse ai mistrec i lindur Kurti, fare paturpësisht nuk e ka për gjë të thotë se ti i ke bërë mutin vëndit tënd, duke bërë të lulëzojë çdo poshtërsi, dashke t'na japësh mënd neve.
Don te qendroj sa me gjate ne pushtet.
Plehre dhe fodull,i intereson vetem imazhi i tij ,s ka lene me gje pa shitur ,te flase pse ikin shqiptaret ,pse gjithe hotelet luksoze ,parkimet ,restorantet, plazhet i kane kriminelet,pse cmimet jane te larta ,pse pensionet jane te ulta ,pse gjysma e ministrave te tij ndiqen nga SPAK ,dhe ne fund o Ramut ku i ke 30 milione turiste ,
Sa i merzitshem je bere o burre, nuk degjohesh me. Askush nuk te thote tradhtare, lere kete manin e persekutimit.. Edhe komunizmi ka vdek nuk ngjallet me. Nderkohe qe shkon ne keto forum mediokre per ti thene popullit te vet sa i rendesishem je se per ata ne Evrope kane halle shume me te medha se te rrine te degjojne ty.. Serbia i mori aeroplanet nga Franca dhe Fiatin nga Italia por edhe ne kemi ca te tregojme, marrim rrefugjatet e motres Meloni.
Si mund ta thuash që kam mardhënie të mira me Greqinë e cila gjithmonë ka bërë diversion kundra Shqipërisë ka vrarë ushtarë shqipetar ka marë një hidraulik shqipëtar dhe e bëri deputet në PE dhe kryesorja mban LIGJIN E LUFTËS ,kësaj i thonë miq armiq....