Rama: Kështjella e BE i hap dyert, por edhe mund t’i mbyllë! Kemi një shans të mirë që të hapim të gjithë grupkapitujt

4 Prill 2025, 09:44Politika TEMA
Rama: Kështjella e BE i hap dyert, por edhe mund t’i mbyllë!

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, një hap i rëndësishëm ky në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Ky takim mbledh së bashku përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së. 

Rama shprehu mirënjohje që BE i ka dhënë mundësinë Shqipërisë të bëhet pjesë e kështjellës së saj.

“Ne e vlerësojmë se falë mënyrës së hapur jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë dhe na është dhënë mundësia për t’u ndjerë si të barabartë dhe jam entuziast që Komiteti do të shërbejë për qëllimin që të nxitë aktorët tanë të rriten dhe të bëhen pjesë e anëtarësisë së Shqipërisë.

Ka qenë një rrugë e gjatë siç u përmend me elegancë nga Presidenti, në shumë situata ku e gjetëm veten të mbërthyer, por më duhet të them që tashmë po lëmë, apo jetojmë në një kohë ku Brukseli dhe BE na kanë surprizuar me gatishmërinë për të na marrë brenda.

Kur kujtoj që prej herës së parë kur e nisëm këtë rrugëtim të gjatës, më shumë se 30 vite më parë, është hera e parë që yjet tona janë në një linjë me BE. Sigurisht BE ka qenë i kujdesshëm të thotë që vendi ynë një ditë do të jetë në Europë, por nuk e kemi ndjerë atë që kemi ndjerë së fundmi, gatishmërinë për ta bërë realitet.

Kështjella e BE i hap dyert, por ne e dimë se si funksionon, kështjella hap dyert dhe pastaj hap dyert. Ka nga ata që kanë qenë më të shpejtë që kanë hyrë dhe e kanë gjetur brenda veten kur dera është mbyllur dhe ka nga ata që kanë qenë jashtë. Kemi një shans të mirë që të hapim të gjithë grupkapitujt, ky është një moment në kohë që mund të merremi”, tha Rama.

 

1 Komente

  1. J
    Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

    Ty t'a kanë marrë edhe mendjen edhe bythën peng. Me " sukses" do përfundojë siç përfundojë PSja e gjitha në burg nën koqet e tua dhe të Saliut. Dy bufëve pengje . " Integrimi" ishte një instrument rracist, fashist, ksenofob, mashtrues, sabotues dhe denigrues kundër kombit shqiptar. I thurur me mjeshtëri me fjalë të bukura, ligje, kapituj, aspirata dhe inxhinjeri sociale hitleriane. Habitem se si PSja nuk të ka shporrur me shqelma bythëve, por ka ngelur peng i një mësuesi mediokër vizatimi, delirit të tij provincjal bulevardesk, injorancës së tij akademike, narçizismit , dashurisë së vetme ndaj vetvetes dhe karriges dhe tollumbaces së tij të pordhëve. BEja dhe NATO morën fund dhe ne shqiptarët na lanë në koliben prapa mureve të tyre , në mjerim dhe të paaftë të mendojmë me kokën tonë, të prodhojmë dhe të mbrohemi. Pikërisht për këtë ditë. Që të jemi mall dhe territor shkëmbimi në marrëveshjet e plutokratëve, kolonizatorëve, fashistëve, bythëve, bankierëve dhe oligarkëve të Perëndimit që po ju bien brekët dhe që nuk duan të humbasin asgjë nga vetja por vetëm nga skllevërit dhe shërbëtorët. Po rend si majmuni drejt bananes që i tundin, por kam frikë se do përfundosh me Sali kërmën dhe çdo bastard tjetër të varur në mes të Tiranës si tradhëtarë që e shitët, vodhët, mashtruat dhe lartë të pambrojtur popullin tuaj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje