Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë nënshkruar sot “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.
Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.
Në nisje të ceremonisë së nënshkrimit, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dorëzoi kryeministrit Edi Rama Urdhrin e Princit Jaroslav i Urti, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen.
Shqipëria është renditur që në krye të herës përkrah vendeve mbështetëse të Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë në mbrojtje të popullit ukrainas, duke luajtur një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të fituar mbështetje diplomatike për Ukrainën, si dhe duke vendosur theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, në mënyrë të veçantë, të paqes e sigurisë.
Imagjinoni sikur vizita te ketij niveli te beheshin ne kohen e Partise se Dreqit do te bucisnin mediat nje jave pa pushim.