Samiti për Ukrainën në Tiranë, Rama: Krenari për Shqipërinë! Angazhim i mëtejshëm i demokracive tona kundër agresionit rus

28 Shkurt 2024, 09:00Politika TEMA
Samiti për Ukrainën në Tiranë, Rama: Krenari për

Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Tiranë. Nga fronti i luftës, Zelensky mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri, për të marrë pjesë në samitin për Ukrainën që mbahet sot.

Kreu i qeverisë Edi Rama e konsideroi Zelenskyn, si liderin e rezistencës heroike ukrainase, ndërsa tha se takimi do të jetë një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus.

‘Mirëmëngjes dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë!’- shkruan Rama.

Lini një Përgjigje