Xhaxhai i Aleks Nikës, një nga katër të vrarët më 21 janar 2011, tha se nuk shpresë që Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm asokohe, të dëshmojë të vërtetën se kush e dha urdhrin për të qëlluar.
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Mark Nika tha se Basha ka pak me ish-kryeministrin Berisha për çështjen në fjalë.
Ai i bëri thirrje Gjykata e Lartë të urdhërojë SPAK-un të hetojë ngjarjen e rëndë.
“Është një pakt që ka me ish-kryeministrin. Po të denoncojë kryeministrin, do të denoncojë veten, nuk besoj ta bajë.
Unë di këtë, e ka thënë vetë që vrasjet i ka bërë shteti dhe i quajti legjitime.
Ai duhet t’i tregojë para policisë pse ishin vrasje legjitime, kur ata u vranë me duar në xhepa në rrugë.
Nipi im thjesht ka qenë duke vëzhguar. Vendimi i Strasburgut nuk ka nevojë të shqyrtohet.
Do ishte mirë që Gjykata e Lartë të mos e zvarrisë më çështjen por të urdhërojë SPAK-un të hetojë.
Nëse nuk e bën këtë i bie që të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut” – tha Mark Nika.
Kam pershtypjen se do ja lene prape Gjykates se Tiranes. Lul Basha eshte njeriu i amerikaneve. Nuk e prekin.
Lul Basha,jo se ka bere pakt me Sali Berishen e te mos tregoi ngjarjen e 21 Janarit,por ai e ka frike Salin. Nga frika, ai nuk ka per te nxer ndonje gje te domosdosheme dhe te rendesshme per prinderit e te vrareve ne proteste.