
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme për ecurinë e punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet. Rama njoftoi se pas rastit të publikimit të pagave, qeveria mendon që të pyesë shqiptarët nëse është mirë që një herë në vit pagat të bëhen publike. Sipas tij, në vendet që e aplikojnë këtë, ka efekt vetërregullues.
“Ndërkohë që unë dua të them vetëm dy gjëra. Së pari ne duke parë këtë eksperiencë e cila erdhi si rezultat i një ngjarje aspak të dëshiruar dhe aspak të mirëseardhur, dalja e pagave në publik, mendojmë që është e udhës që në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar ne t’i pyesim shqiptarët a mos është vallë më mirë që një herë në vit të gjitha pagat të bëhen publike?
Sepse kjo eksperiencë na tregon që vendet që e bëjnë këtë punë, disa vende që e bëjnë, dhe që thonë që kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda për brenda sistemit për shkak se krijon përmes transparencës presionin pozitiv të nevojshëm mbi të gjithë komunitetin e biznesit, ne mendojmë që kjo është shumë e vërtetë se e shohim që impakti i kësaj ngjarje dhe i gjithë punës së bërë pas kësaj ngjarje, jo vetëm i punës së bërë nga ana jonë, por edhe i pranueshmërisë së lartë që gjeti komunikimi ynë me biznesin, të cilit i kërkuam përmes letrave që të rishikonin dhe korrektonin pagat, rezultoi shumë i suksesshëm në këtë fazë. Ideja që pagat mund të bëhen publike çdo vit, një herë në vit, është një ide që natyrisht nuk mendoj se ne duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por të cilën ia vlen të konsultohet opinioni publik”, tha Rama.
Kryeminister legen ! Kush vjedh fukarane eshte legen.
O Vito djali, përmbahu në lëshimin e fjalëve, që s'i shkojnp për shtat njeriut të civilizuar. Nëse përdor pa menduar zhargonin e rrugës në botimet publike, mund të quhesh ''rrugaç'', edhe kur nuk e meriton këtë emër. Ditë të mirë!
Nuk je dakort me shprehjen qe kush vjedh fukarane eshte legen ?!
kjo eshte qeveria qe duhet sepse po e shohim qe po merr mendimin e qytetareve per cdo gje
Edi Rama po ben gjen me te mire qe kerkon transparence per cdo gje.vetem ne kete menyre mund te eci nj shtet
Shto dhe nje pyetje per publikun tend Komandant. A jeni dakord qe tre here ne vit t'ju vije hajduti ne shtepi? Jam i sigurte qe 60% e shqipatreve do te thone...PO.
Ja nje gje tjeter shume e mire e qeverise Rama qe eshte i gatshem te degjoje dhe mendimin e qytetareve .
Jemi transparent me politikën e jashtëme, ekonomin, punën e kryer dhe prespektiva nê të arrdhmen, dhe jo si Enver Hoxha që prishej me Bashkimin Sovjetik se Nikita Hrushov vizitoj imperializmin amerikan.
po mir do bente ta shikonim se ca masakrash e ca rrogash marrin
Kryeministri i duhur per ne,po ben me te miren per popullin shqiptar dhe cdo gje qe eshte e nevojshme e ben dhe duke marre aty ku e mendon te duhur e mendimin e popullit????Ju lumte
E mira e kesaj qeveria eshte se konsultohet me popullin per shumicen e vendimeve
Bejn mir te behen pasi ne pune askush nuk paguhet njesoj dhe kjo nuk eshte e drejte kshuqe o te gjithe punonjsit njesoj jo njeri me mik e mer me shum
Njesia speciale e antiinfromalitetit ka rezultuar goxha efektive dhe ka sjelle shume perfitime tek qytetaret, pasi jane mbajtur nen kontrroll bizneset dhe jane shmangur parregullesite
Kontrolli qe do te behet lidhur me pagat eshte mese i nevojshem ne menyre qe te kete nje transparence te plote dhe ulje te korrupsionit
Me behet qejfi qe sa here ka tema delikate kryeministri eshte i gatshem te kare mendimin e popullit edhe pse e ka fuqine te vendose i vetem
100 here me mire me u deklaru pagat
Kjo eshte gjeja e duhur sepse te gjithe duhet te jene transparent dhe askush mos te abuzoje me asnje
Do te deklarojme publikisht edhe dashnoret tani. Ketej ne USA paga eshte personale private nuk del ne mes te pazarit sic ndodh ne Republiken e Bananeve. As ne Korene e Veriut nuk deklarohen publikisht. Vk.com ky muhabet.
Me pelqen fakti qe i pyet qytetaret per te tilla vendime! Kjo eshte ajo qe nje vend europian ben me qytetaret e saj. Po hecim perpara dita dites duket qartazi
Duhet te behen per transparence dhe ne e konfirmojme nese i kemi pagat e deklrauraa se sna tregojne
TRANSPARENCA ESHTE KRYESORE