Rama: Duhet shkuar drejt Partisë Digjitale, gjithçka e më pak do të mbetet për t’u bërë në territor

9 Prill 2022, 17:20Politika TEMA

Rama: Duhet shkuar drejt Partisë Digjitale, gjithçka e më pak

Në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama është shprehur se duhet shkuar gjithmonë e më shumë drejt elementit të “Partisë Digjitale“.

“Elementi tjetër është Partia Digjitale, nuk më rezulton që është kuptuar. Gjithmonë e më shumë, gjithçka do të shkojë tek ajo rrotulla dhe gjithçka e më pak do të mbetet për t’u bërë në territor. Së pari, çdo aktivist i PS, duhet të jetë dhe aktivist i një partie digjitale.

Përtej kësaj, ne duhet ta përdorim këtë mundësi që na jep teknologjia për të bërë atë që bëjmë me Këshillimin Kombëtar. Anëtarët e Kongresit janë udhëheqja e partisë. Kongresi duhet të ketë mundësinë të mblidhet, nuk është nevoja të mblidhemi përherë këtu, duhet t’i kemi aty dhe forumet dhe këshillat bashkiakë që ta dëgjojmë njëri-tjetrin, por dhe ne që jemi këtu të kemi mundësinë të dëgjojmë se çfarë ndodh”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë po ashtu se PS duhet të bëhet një parti e lidhur me vlera dhe parime.

“PS duhet të bëhet shembull i vëllazërisë. Duhet të bëhet kjo parti një vëllazëri që të jetë e lidhur me disa parime dhe me vlera dhe jo e lidhur me vendin e punës në pushtet.

Pjesëmarrja nuk duhet të jetë diçka me llafe, por diçka reale. Përkatësia në parti, duhet të jetë përkatësia në vëllazëri. Jo ne të themi një gjë dhe njerëzit pastaj të shohin që ndodh një gjë tjetër”, shtoi Rama.

4 Komente

  1. J
    Jorgo

    ore Partine, Shqiperine, , bile edhe parane, ushqimin per fukarane digjital beje... fundja ashtu edhe s'te merr vesh njeri dhe e manipulon si te duash me Karcanajt

    Përgjigjjuni
    1. P
      Ppsh

      Celsi i komandes se perjetshme "Parti dixhitale" Nqs shihen dy antar te ps bashke te pushohen menjeher sepse planifikojne kryengritje kunder byrose

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Opozita do ta gjejë një ditë liderin e vet mbasi të shporren Sali Berisha e Ilir Meta, por sa tmerr që e ardhmja e PS do të jetë midis sojit të Bojaxhi Xhepistit apo Buçe Belës.

        Përgjigjjuni
        1. E
          ERTV

          Tani pooo e kuptova këtë artist pikturistin ???? pse politikën e bën në FEJSBUK... Demagog i paparë eee. (Opoo sa të kesh dhe mbash Saleh-un vërdallë ti, bëj pordhë e tall trapin me atë milet. Pa ti njëlloj me atë dhe Liken je).

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje