Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Fier me fokus skemën e pensioneve, theksoi se është bërë një plan tjetër shumë agresiv me qëllimin për të frenuar vjedhjen e pensioneve nga sipërmarrjet.
Rama bëri të qartë se nuk do të tolerojnë më asnjë kompani që nuk deklaron pagat reale të punonjësve, duke theksuar se kjo është grabitje që i bëhet pensionistëve.
“Kemi bërë plan agresiv për të frenuar vjedhjen e pensioneve nga sipërmarrjet, por edhe nga ata që janë punëmarrës dhe që pranojnë të marrin në dorë paratë të cilat na bëjnë dëm dyfish.
E para duke i thënë punëdhënësi punëmarrësit, po të jap 500 euro me bankë dhe 200 të tjera në dorë dhe kështu i ke komplet për vete dhe nuk paguan taksa.
Ato janë një financim që ti e bën sot që të dalë pensioni ndryshe nesër. Do ndërhyjmë fort kundër kësaj vjedhjeje, se duhet ta rrisim volumin e të ardhurave.
Një kompani ndërtimi deklaron paga 500 mijë lekë të vjetra, e dimë që nuk ekziston. Do ndërhyjmë, ua kemi bërë të qartë kompanive dhe të gjithë atyre që janë punëdhënës.
Kjo është grabitje dhe ne do t’i qepemi mbrapa të gjitha kompanive për t’i marrë pjesën që u takon pensionistëve njësoj siç iu qepëm atyre që vidhnin energjinë elektrike, ose e merrnin nga rruga dhe nuk e paguanin. Kjo nuk mund të funksionojë”, tha Rama.
@gazetatema Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Fier me fokus skemën e pensioneve, theksoi se është bërë një plan tjetër shumë agresiv me qëllimin për të frenuar vjedhjen e pensioneve nga sipërmarrjet. Rama bëri të qartë se nuk do të tolerojnë më asnjë kompani që nuk deklaron pagat reale të punonjësve, duke theksuar se kjo është grabitje që i bëhet pensionistëve. “Kemi bërë plan agresiv për të frenuar vjedhjen e pensioneve nga sipërmarrjet, por edhe nga ata që janë punëmarrës dhe që pranojnë të marrin në dorë paratë të cilat na bëjnë dëm dyfish. E para duke i thënë punëdhënësi punëmarrësit, po të jap 500 euro me bankë dhe 200 të tjera në dorë dhe kështu i ke komplet për vete dhe nuk paguan taksa. Ato janë një financim që ti e bën sot që të dalë pensioni ndryshe nesër. Do ndërhyjmë fort kundër kësaj vjedhjeje, se duhet ta rrisim volumin e të ardhurave. Një kompani ndërtimi deklaron paga 500 mijë lekë të vjetra, e dimë që nuk ekziston. Do ndërhyjmë, ua kemi bërë të qartë kompanive dhe të gjithë atyre që janë punëdhënës. Kjo është grabitje dhe ne do t’i qepemi mbrapa të gjitha kompanive për t’i marrë pjesën që u takon pensionistëve njësoj siç iu qepëm atyre që vidhnin energjinë elektrike, ose e merrnin nga rruga dhe nuk e paguanin. Kjo nuk mund të funksionojë”, tha Rama. #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound - Gazeta TemA
Jo plan agresiv, por punë të vazhdueshme dhe të përgjegjshme nga administrata tatimore dhe organet kompetente për këtë. Kaq jemi, me qen dhe mace bëhemi 2milion500mijë banorë. Por 3fishi i popullsisë tonë ësht Milano, por ato me plane agresive punojnë, si qeverisen? Administrata ,zotni ,administrata, ajo e ka për detyrim!