“Shtyllat e Reformës në Drejtësi të miratuara në vitin 2016 janë për ne të panegociueshme”. Deklaratën e bëri një ditë më parë kryetari i Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj gjatë një konferencë për media teksa komunikoi edhe përfundimin e draftit të parë të analizës së situës për të tre fushat objekt i punës së këtij komisioni.
“Ne e konsiderojmë Reformën në Drejtësi, një prej lëvizjeve më të mëdha shtetndërtuese në historinë e shtetit shqiptar. Ne jemi shumë krenarë që kemi inicuar, hartuar, realizuar dhe zbatuar reformën në drejtësi. Shtyllat e reformës në drejtesi, të miratuara në 2016, janë për ne të panegociueshme!”, deklaroi Xhafaj.
Në vijim të fjalës së tij tha se çdo hap pozitiv që është hedhur në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, është falë Reformës në Drejtësi.
“Kjo reformë na solli deri këtu ku jemi me procesin e negociatave dhe çdo hap pozitiv që kemi bërë në këtë proces është edhe fal reformës në drejtësi! Ne kemi vendosur të ndërmarrim tashmë këtë projekt të ri për thellimin e reformave në këto 3 fusha për t’i dhënë të njëjtën energji dhe shtysë të fortë, si reforma në drejtësi, edhe procesit për avancimin e negociatave në këtë fazë zhvillimi.
Përmes këtij procesi ne synojmë të garantojmë pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, konsolidimin e saj të mëtejshëm dhe njëherësh rritjen e eficencës së sistemit të drejtësisë në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Xhafaj.
Draft-Dokumenti i Analizës do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi me grupet e interesit, institucionet shtetërore dhe agjencitë ekzekutive, si dhe me ekspertët e konsulentët ndërkombëtarë. Më pas do t’i kalojë për diskutim dhe miratim Komisionit të Posaçëm Parlamentar.
Ik ore fytyre mut, po mundohesh me te gjitha format per ta asgjesuar, jeni bere bajat