Rama: Jemi në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

15 Qershor 2025, 13:13Politika TEMA
Rama: Jemi në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Shqipëria do mirëpresë të hënën më 16 qershor Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore. Lajmin e ka njoftuar vetë Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar rëndësinë e këtij eventi për pozicionin e Shqipërisë.

Mes të tjerash, kreu i qeverisë shkruan se vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.

“Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”, shkroi kreu i qeverisë në postimin e tij në rrjetin social Facebook.

Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024-Qershor 2025, pas Shkupit, dhe kryesuesja e radhës do të jetë Sofja.

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997.

3 Komente

  1. r
    raul

    Dakord o gjigand se e bere Shqiperine te nderohet kudo ne Europe e me tej, kjo eshte shume e thjeshte per tu kuptuar kur arrin dhe vijne 32 kryetare shtetesh dhe kryeministra nga mbare Europa 2 dite ne Tirane dhe i mikpret Edi Rama me mandat te 4t , tani dhe kjo konference e rendesishme duket qarte se Shqiperia eshte sot shtet i lakmuar dhe i pelqyer nga mbare Europa, duket si jane mbushur hotelet, rruget e Tiranes, Durresit, Gjirokastres, Sarandes, Shkodres, Vlores, Beratit, Korces e mbare Shqiperise nga turiste nga gjithe bota , duket qarte kur shkojme dhe ne turiste ne Europe si na presin tek kontrolli fizik apo i pasportes si kurre me pare pa asnje lloj paragjykimi bile na buzeqeshin dhe punonjeset e huaja me admirim. E kjo ne saje te gjigandit Edi Rama qe ju befte dita 1000. Por nuk eshte dakord gerdalla bythderre Ediththththghghthth harxhi me luge ne brez, Laraska e zhulalit me turinjte si te kalit, Vokshi sygerdoqja dhe vampiri 81 vjecar ne grahmat e fundit ne politike.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Të marsha te keqen or Padishah, rrofsh që po na zbavit pa masë me ato që thua! Sidoqoftë, bëji një SHT2 pjesës fundore të trupit, (për bythën bëhet fjale) sidomos valvulës të moskthimit që ndodhet në pozicion fundor të zorrës së trashë, funksioni i së cilës është të sigurojë që pordhët të dalin në mënyrë të kontrolluar jashtë saj. Sepse, Madhëri, u bënë jo pak kohë që pordhët po i lëshon në mënyrë të pakontrolluar, ose siç thuhet, badiavah.

      Përgjigjjuni
      1. u
        uffffffff

        Vertet jemi ne qender te diplomacise nderkombetare per: korrupsion Lidhjet ne krimin shitjen/ dhurimin e objketeve e tokes tek i divide vendas e te huaj per qoka Per te pritur jashteqitjet e vendeve te tjerz. Per varferimin e popullit Per pasurimin e ca politikaneve dhe femrucjave prane qeverise. etj etj etj....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje