Rama kërkoi dorëheqjen e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit

14 Korrik 2025, 08:13Politika TEMA
Rama kërkoi dorëheqjen e krerëve të njësive

Sot është afati i fundit i vënë nga kryeministri Edi Rama për shkarkimin e të gjithë krerëve të njësive administrative, kërkesë që e bëri vetëm pak ditë më parë në takimin me kryetarët e bashkive në vend.

Rama u shpreh se një hap i tillë do të merret për t’i hapur rrugë konkurrimit për ata që duan të japin kontributin e tyre për vendin.
Kryeministri u shpreh se duhet të ndiqet shembulli i bashkisë së Cërrikut sa i takon përpunimit të mbetjeve, duke i shndërruar në produkte ekonomike.

“Mund sa di unë, pse bashkia e Cërrikut u bë tre vjet që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit – jo vetëm i përpunon dhe i kthen në produkt shitjeje – dhe pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë? Më duket se e ka bërë dhe Roskoveci. Përse nuk e kanë bërë dhe të tjerët? Nuk është një inovacion që është bërë në Japoni dhe s’po e bëjmë dot se s’e ka as Italia, përse nuk e kanë të gjitha bashkitë, përse nuk vrapon ti, si në Cërrik?
Shqipëria është sa një bashki e madhe në Evropë. Përse duhet të rrimë të presim? E vetmja gjë: kërkojmë fonde nga qeveria. Për çdo gjë: burra, duam fonde nga qeveria. Ç’të bëjë qeveria, të marri borxh, të japi lekë?! Ndërkohë, që ka mundësira të pafundme për të prodhuar”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama kërkoi që kryetari i njësisë që mbulon varrezat në Elbasan, duhet të largohet. “Për sa i përket kryetarëve të PS në bashki, të gjithë kryetarët e njësive duhet të shkarkohen, të gjithë duhet të shkarkohen. Dhe t’u rijepet mundësia, por duke hapur mundësinë dhe për të tjerët që të tregojnë se janë më të zotë se ata. Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën për sa jemi ne anëtarë partie dhe atyre që duan këtë parti në krye.

“Shqipërinë në BE në 2030, s’mund të bëjmë të njëjtat gabime, duhet të bëjmë të tjera gjëra dhe një nga gjërat kryesore është t’u japim një mundësi të re njerëzve për të kontribuar për këtë vend. Drejtorë dhe kryetarë njësish, nuk i fus të gjithë në një thes, pasi ka dhe kryetarë njësish, siç është ai i Novoselës që ka 30 vite aty. Kryetari i njësisë që ka varrezat në Elbasan, duhet shkarkuar pa kthim. Aty nis gjithçka, deri sa vjen dhe tek kryetari i bashkisë”, nënvizoi Rama, duke shtuar se shpreson që dorëheqja të jetë dorëzuar nga krerët e njësive.

2 Komente

  1. a
    animas

    Peshku qelbet nga koka zoti kryeminister, jane kryetaret e bashkive te paret qe nuk punojne dhe skane kerkese llogarie, nuk shohin ata cfare rrumpalle eshte qyteti? Lokale qe zene trotuaret, biznese qe ngrene muziken si duan evendosin boxe neper peme e sduan tja dine se ka banore aty, femije te vegjel e moshe e trete e skane taxsirat te zgjohen pa grdhire se do pronari lokalit te degjoje me gishta ne vesh.Ky eshte policia bashkiake? si sheh kurre ne terren, pra keta drejtohen nga dikush e duhet te kerkojne llogari pergjate gjithe kohes, jo vetem kur vini ju .....eshte e turpshme qe nje qytet si Durresi te rrije pis , rrumpalle ku secili ben cfare i do qejfi se jep rryshfet e sdo tja dije per rregulla.

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      Z. Kryeminister! Jam plotesisht per shkarkimin e dembeleve, te njerezve te ambientuar qe nuk bejne asnje pune ne administraten vendore, te njerezve qe e dine se ajo karrike i takon, te njerezve qe per cdo pune qe bejne a shkrese qe i japin nje individi nuk u duket detyrim, por kerkojune lek per cdo gje. Kam nje shqetesim tjeter. Mire shkarkimi i ketyre vemjeve te ambientuar e qe nuk bejne asnje pune, por kjo duhet te shtrihet kudo. Ja nje shembull qe me ka bere shume pershtypje. Shikoni me kujdes Muzeun Mesjetar te Korçes. Eshte drejtoreshe nje injorante, pa gjuhe te huaj. Nuk ia ka haberin vendit te punes qe drejton ate institucion qe vizitohet rendom edhe nga te huaj. Atje me pare ishte nje drejtoreshe qe ka 4 gjuhe te huaja, qe ka mbaruar shkollen e larte ne Greqi pikerisht per Muzete Mesjetare, Ka bere dhe masterin atje. U spostua kjo dhe u vu injorantja. Per mua plugu duhet te beje qilizem. Mjaf, me injorant, eshte mjaft. Diku qe erdhen nja 15 veta per nje verifikim te nje ndertimi me leje, u derdhen tek klubi i fshatit per te pire birre dhe nuk bene asnje pune. U thashe: "qe jeni militant e shoh mire, po bande keqberse, pse jeni?". mbeten me goje hapur e iken duke u zgerdhire...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje