
Pas sulmit të së dielës në Banjskë të Zveçanit, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.
Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë tha se është në njëjtën linjë edhe me Kosovën në këtë kërkesë, ndërsa vlerëson presidenten Osmani që i ka kërkuar ndihmë SHBA-së për draftin e asociacionit.
“KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun. Çdo hezitim dhe vonesë dhe me argumentin e orëve të fundit se kemi apo jo trupa mund ta bëjë ndërhyrjen e nesërme të KFOR-it shumë më të madhe në trupa dhe vështirësi. Prandaj jam këtu sot dhe më vjen mirë që këtë e kërkon edhe Kosova KFOR-in në veri.
Më vjen mirë që dje presidentja Osmani ka kërkuar ndihmën e SHBA-së për draftin e asociacionit. Nuk di cili është mendimi i aleatëve strategjikë për këtë kërkesë, por në thelb kërkesa është pozitive dhe është një hap në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës”, tha Rama.
Sipas tij, një draft duhet të vihet në tryezë një orë e më parë, teksa sjell në vëmendje planin franko-gjerman.
“Një draft duhet të vihet në tryezë një orë e më parë dhe të përmbushë kërkesën legjitime që ka procesi i dialogut bazuar mbi marrëveshjet mes qeverisë së Kosovës dhe Serbisë. Kosova sot më shumë se para se të ndodhte tragjedia duhet ta kërkojë me këmbëngulje dialogun, ta besojë dhe ta synojë me të gjithë energjitë përfundimin me sukses të dialogut. Plani franko-gjerman është akoma në tryezë”, shtoi Rama.
KFor duhet te marre ne kontroll Tiranen
Mire thua se kemi ne Tirane nje Vucic te dyte ndaj te vije KFOR ta izoloje kete sherbetor te Serbise
Ehaaaaa...sa piktor që je: po KFOR ngordh për cik serb! Po vetëm ti se ke marr vesh kte pun!
Rama ben politiken e Serbise.Flet te njejtat gjera qe flet Vucic . Si nuk i vjen turp ketij bastrdi te piste qe paguhet nga Shqiptaret dhe ky i sherben politikes serbe
O Ramush, Po nëse e merr Kfori atëherë kemi Protektorat ndërkombëtar Rri urt se ti nuk i din punët e Serbit E s të pyet kush
U THA, U BO.!!!
Nqse Kosova nuk delegon Edi Ramen per negociatat per Kosoven, eshte e mbaruar. Vetem Edi Rama i del zot Kosoves, ai ka reputacionin dhe respektin ne Europe dhe Amerike te negocioje. Kosova ka shansin e fundit, po e kapi, shpetoi. Albin Kurti eshte patetik, hundperpjete, fodull, mendjemadh, teorik. Ne aspektin kronollogjik, kjo masaker terroriste, u inicua nga veprimet e pamatura te Albin Kurtit. Tani eshte ulur ne tavoline, ka pranuar Assosacionin, po lepin ato qe peshtyu.
E KERKON KOSOVA QE VERIU TE JETE NJE REPUBLIKE QE NUK DO TA MARE PER 1000000 VJET ME BRAVO ALBINDENOVICI JA ARRITE QE VERIU TE MOS JETE ME PJESE E KOSOVES DHE LUGINA E PRESHEVES MEDVEGJE BUJANOVC TE SHPOPULLOHET NGA SHQIPETARET ............ATE QE MENDONTE PER SHQIPETARET VELLAIN HERO TE EDI RAMES ,HASHIM GJIGANDIN E DERGUAT NE GJYQ.....KELYSHET E RUSEVE ALBINDENOVICI OSMANOVIC. SALEHKARAXHICI, ILIRSPIUNPRESIDHJERI,LULBASHOVICI E TE TJERE
Ram s'mund të heç dorë nga Vuçiçi. Pikërisht këtë kërkoi Vuçiçi në konferencë për shtyp mbrëmë dhe në ditën kur ndodhi sulmi.
O Edo sa vjen po iken per Lesh dhe ti si Saliu.Po Mori KFORI Veriun,Shteti Kosovar nuk mund te shkeli me ne Veri.Ti je Koqe apo ben si Koqe.
Ky eshte lajmi aktual me i komentuar ne portalin serb b92. Komentatoret jane te mrekulluar se "paska edhe shqiptare te arsyeshem". Njeri e etiketon Ramen si "Monsieur par excellence". Ska nevoje per koment se kujt i sherben ky propozim...
Ky doli hapur në anën e terroristëve. Komunikim Koordinim me Vučić-in.