Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kryetarët e bashkive, ku ka shpjeguar funksionimin e “paketës së maleve” dhe qëllimin e saj për të lehtësuar investimet në zonat malore.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka kritikuar kryetarin e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për mosdërgimin e hartës së zonave prioritare në qeveri, duke e akuzuar se nuk e ka kuptuar si funksionon procesi ligjor.
Replikat:
Rama: Ti kreshnik psh ca të ka penguar që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri. Pse nuk e ke dorëzuar, ku e ke dorëzuar?
Kreshnik Hajdari: I kemi shpallur zonat prioritere ne kryeministër
Rama: Zonat ti i identifikon, i çon te ministri i Pushtetit vendor dhe ministri ja jep tryezës së qeverisë për të dhënë miratimin.
Kreshnik Hajdari: Jemi duke pritur përgjigjen nga ASHK
Rama: Nëse ti pret përgjigjen nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin dhe nuk ke kuptuar paketën. Paketa është ilaçi për një dhimbje 30 vjecare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501, ose për shumë arsye nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e kanë me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre, por të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse nuk kanë letrat.
O Edo ku i ke mbledh ti bab gjith ksi gjynafqaret tuj hunger dardha mas shpines sate! Jan bo shum ti bab! Po ki menjen se k’ta ashiket mbas shpine din ene ojna t’jera! Mos e bab ulesh posht ene krusesh se do t’gjesh belan nga k’ta socialistet mbas shpine!