Në hyrje të fjalës së tij në takimin elektoral përmbyllës në Lushnjë, kryeministri kujtoi ish- deputetin socialist Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë në vitin 2021.
Kreu i qeverisë tha se në 11 maj, mbështetësit e PS brenda dhe jashtë do ti japin PS fitoren më të bukur.
“Kujtoj deputetin e Lushnjës Bashkim Finon, dhe dua të besoj se po na shikon nga lart dhe se nga ana tjetër të gjithë ju që jeni këtu, bashkë me shumë më tepër akoma që nuk janë në shesh do të jenë pa diskutim në kutitë e votimit të dielën, se bashku me ata që po dërgojnë votat nga jashtë Shqipërisë do të bëni të mundur që nga numërimi i 11 majit të dalë fitorja më e bukur e PS.
Ne kemi fituar në mënyrë të përsëritur në Lushnje si në Divjakë dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur me fitoret tona.
Ne nuk jemi në një ndeshje apo cikël ndeshjesh sportive. Fitorja është vetëm mjeti për të arritur qëllimet tona të përbashkëta.
Ne falë punës dhe mbështetjes tuaj kemi arritur të bëjmë një transformim të madh qe nga qendra e qyteteve deri në territore ku ne së bashku ja kemi dalë”, tha kryesocialisti.
Po mo Skënderbe se prej Baçit u futën në burg nja 20 veta. Lekët e tenderit për kanalet i mori Baçi burgun e bënë lalucët
Baci ishte ai qe thoshte e var xhaketen ketu dhe keta votojne edhe xhaketen time, keshtu e keni pare elektoratin ju Baci dhe Shoket e Vet, skllav ne mentalitet dhe Lope grazhdi per ta miele , ashtu e keni lene edhe te zhgerryhet ne bajgat e politikes tuaj ne nje proces dekadence 30 vjecar qe ne fokus ka patur vetem interesa individesh te Bacit dhe Shokeve te Tij dhe asnjehere interes te popullit ne vend qe ta nxirrnit kete popull nga varferia a bukes se gojes verberia e gjykimit dhe nga fanatizmi idiot i atij qe edhe kur e di qe po ia fut prape te voton, dhe tani i paraqitni si Hero Bacin (kupto edhe shoket e vet ne kete rast)keta qe kur populli s kishte buke , pinin Puro Havane Ne Hollin e Parlamentit