Rama me fermerët në Ersekë: Pajisuni me nipt, bashkia të jetë ortaku juaj

31 Tetor 2022, 13:46Politika TEMA

Rama me fermerët në Ersekë: Pajisuni me nipt, bashkia të

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një takimi me fermerët në Ersekë se bashkitë duhet të funksionojnë si ortakë me fermerët për prodhimin dhe tregtimin e mallrave. 

“Unë i kam kërkuar të gjithë kryetarëve të Bashkive, përfshirë edhe tuajin të angazhohen drejtpërdrejt me fermerët. Bashkia të hyjë në një fazë të re, të luajtjes dhe të rolit të ortakut të drejtpërdrejt të fermerit në këto pika grumbullimi dhe agro-përpunimi.

Një aksion që është garant që simulon bashkimin e fermerëve. Bashkitë duhet të angazhohen në bërjen e këtyre projekteve. Ministria e Bujqësisë përmes fondeve europiane dhe përmes garancisë sovrane për bujqësinë të ndihmojë drejtpërdrejtë fermerët. Femerët pjesëmarrës duhet të kenë mbështetje dhe si aksionerë të kësaj ndërmarrje të mos ngarkohen financiarisht”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se fermerët duhet të pajisen me nipt për të marrë mbështetje nga ministria ose fondet e BE-së. Rama nënvizoi se 35% e nipteve të zonës së Ersekës i kanë gratë.

“Kemi shumë fermerë që nuk e marrin niptin se i tremben taksave. Nëse nuk jeni pasijur me nipt nuk merrni asnjë lloj mbështetje. Nipti është i dobishëm, siç e keni parë u ka dhënë naftën. Në këtë zonë janë rreth 35% e nipteve që zotërohen nga gratë, janë angazhuar për të bërë projekte”, u shpreh ai.

14 Komente

  1. D
    Dori

    Shume mire u ka thene sepse vetem keshtu do ecin perpara

    Përgjigjjuni
    1. n
      nardi

      Nipti duhet dhe te gjithe duhet te pajisen me nipt qe te perfitojne nga skemat mbeshtetese

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jeti

        Jane rregulla me se te nevojshme dhe qe duhet te zbatohen

        Përgjigjjuni
        1. p
          petrit

          Thirrje shume e mire per te gjithe ne dhe jemi shume te kenaqur nga bashkia sepse na ka ofruar ndihme perhere

          Përgjigjjuni
          1. E
            Esi

            Patjeter qe ata duhet te marin nipt pasi ndrryshe nuk perfitojne as naften e asnje sherbim tjeter

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fion

              Shume mire u ka thene sepse ne kete menyre marrin dhe mbeshtetje nga qeveria permes programeve te ndryshme

              Përgjigjjuni
              1. G
                Geni

                Shum mir keshtu ,sapo te paisen me nipt do te fillojne nga perfitimet

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pegi

                  Per tu vlersuar cdo gje eshte ber per fermeret

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    keli

                    bashkia eshte nje ndihme e madhe per te gjithe ne dhe per kete arsye edhe ne kemi per tu pajisur me nipt qe te perfitojme nga ndihma q na ofrohet

                    Përgjigjjuni
                    1. f
                      flori

                      dhe mire e ka gjithmon bashkit punojn per te miren e banorve te tyre dhe krijojn mundesi te tjera per qytetaret

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        titi

                        po mire e ka dhe bashkianbashkpunon per te mundesuar dhe per te zgjidhur problemet qr mund te kene qytetaret

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Armand

                          Esht per te miren e vet nese duan qe te kene me shume perfitime nga shteti

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ariana,Vasilika,Zarina e Niko

                            Ti e ata injorantet ne ministrine e financave hoqet kompesimin 20% te fermereve,me ate metode u rregjistruan shume. Tani puthu me Milon.

                            Përgjigjjuni
                            1. o
                              oli

                              bashkia duhet me i dhene krah te gjitheve

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje