Rama mesazh kandidatëve për deputetë: Mos bëni fushatë jashtë zonës suaj, deputetët në listë të mbyllur të mos orientojnë votën

1 Prill 2025, 17:10Politika TEMA
Rama mesazh kandidatëve për deputetë: Mos bëni fushatë

Në prag të nisjes së zyrtarisht të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryesocialsiti Edi Rama i është drejtuar me një mesazh kandidatëve për deputetë.

Report TV ka siguruar mesazhin e kryeministrit Rama, i cili u kërkon kandidatëve për deputetë që të mos bëjnë fushatë jashtë zonës që drejtuesit politikë të qarqeve kanë caktuar ndaj tyre.

Mesazhi i plotë

1. Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra të vetat jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik.

2. Çdo deputet është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por ama në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën dhe as të bëjë takime me strukturën jashtë zonës së përcaktuar nga drejtuesi politik, sepse struktura është në funksion të organizimit tërësor dhe funksionon në zonën e vet për qëllimin e përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitjeje e çdo deputeti të qarkut!

3. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, por vetëm për numrin 5, dhe të gjithëve duhet t’u thonë: "Tek vota preferenciale jeni të lirë!" Po ashtu, deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë; e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës; dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën! Natyrisht, kjo vlen për të gjithë, deputetë aktualë apo kandidatë.

4 Komente

  1. B
    Bravo

    Ky është në panik total dhe nuk e kuptoj pse.

    Përgjigjjuni
    1. s
      saimir

      Na e rrofsh per vere se ne pranvere do e hash te gjatin o poture edvinaqis ramos pallavraxhiu!

      Përgjigjjuni
      1. f
        flase

        Ky eshte njeri plot pasion dhe dije per pune qe ben. I zberthen gjerat ne detaje dhe lufton me parimin e demokracise dhe lirise duke orjentuar njerezit e vete saktesisht. Fjalet, inatet dhe shpirtekatranet do flasin se nuk u flet mendja po goja çorape qe po çthuret.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Irisi

          Bravo Rama që i kap problemet në ajër. Lufta brënda llojit është e ashpër e që të mos hanë njëri tjetrin mrë bën që i paralajmëron.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje