Dashnor Sulës nuk i del inati me Berishën: Në selinë blu ‘SPAK’-istët janë problematikë, duhen përjashtuar

1 Prill 2025, 12:30Politika TEMA
Dashnor Sulës nuk i del inati me Berishën: Në selinë blu

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar sërish pasi Sali Berisha e përjashtoi nga lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në Facebook, Sula shkruan se 6 nga 7 bashkitë e Elbasanit janë të papërfaqësuara në listën e PD, edhe pse rendit se bashkitë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Prrenjas i çuan PD 26.583 vota në zgjedhjet e 2021.

Edhe pse ishte ndër më të votuarit në primaret e qarkut Elbasan, Sula u la jashtë listave, ndërsa thotë se javët e fundit është përpjekur që të ketë kontakt me Berishën dhe besnikët e tij, por vendimi ishte marrë që këto bashki të mos kishin përfaqësues në Kuvend.

Më tej, Sula shkruan se në selinë blu, “SPAK”-istët janë problematikë dhe duhen përjashtuar".

“6 nga 7 bashkitë e Qarkut Elbasan në listën e PD janë të papërfaqësuara

Nē zgjedhjet e 2021 bashkitē Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Prrenjas i çuan Partisë Demomratike 26.583 vota, mjaftushëm për tre mandate deputetësh në Parlament.

Por pavarësisht këtij fakti kaq të rëndësishëm pas 11 majit këta qytetarë nuk do të kenë asnjë përfaqësues në Parlament sepse në listën e mbyllur të PD në Elbasan nuk ka asnjë kandidat që përfaqëson këto zona.

Në primaret e Partisë Demokratike, demokratët e bashkisë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh e zgjidhën kandidatin me të cilin donin të përfaqësoheshin duke më nxjerrë më të votuarin e qarkut, por në selinë blu “SPAK-istët” janë problematik dhe duhen përjashtuar nga lista e mbyllur dhe ajo e hapura.

Pavarësisht  përpjekjeve të vazhdueshme nga ana ime  për të pasur kontakt javën e fundit për listat me kryetarin dhe të tjerë afër tij, vendimi nga ana e tyre ishte marrë që këto bashki më mirë mos të kishin asnjë përfaqësues se sa të isha unë ai”, shkruan Sula.

4 Komente

  1. G
    Gjeli i Peqinit

    Kurre nuk me ke pelqyer kur diskutoje ne palament more Gjeli i Peqinit , por tani ne tere sallaten qe po grin thua ndonje te vertete . O Dash po Spaku vetem emrin ka pak te frikshem more po pothuaj qe i tere Spaku strukture e pd eshte dmth nga Saliu komandohet apo nuk e sheh qe vetem majtas godet . Nese keta te majtet jane per ne burg keta te Saliut duhet te varen shumica per krimet e kriminelin qe mbrojne . Megjithate me mire vone se sa fare qe te erdhen mente edhe syte se ishe bere gazi i botes se si e kishe nisur do kishe nxjerre breke grash ne parlament pa fustanin e nxorre .

    Përgjigjjuni
    1. a
      accidentally_genius

      po ik or burre mos ha mut se le nam ,, do perfaqesoje ti 5 leksh ,, rrot kari ,,ca e di deputetllekun ti ,, vend pune kshu,, trap ,,e ke ndritur ti sa ishe ne parlament,,,,, injorat ,, klluf kari

      Përgjigjjuni
      1. M
        Murgu

        O Dasho,populli thotë : "Ti dihej e mira kaut nuk e çonin te kasapi".

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dashnori i SPAK-ut

          O Dash mbete neper studio, e shume media po flasin per ty sikur te ishe Martin Luter Kingu dhe jo nje bytheluajtes sa andej kendej per nje cope deputet. Mbeshtete Bashen fillimisht, kur PD e ngordhur u kthye nga Sala, u turre dhe ti drejt tij, se kujtove se do ti mbushje mendjen qe te bente deputet. Te dogji Sala, vrapove tek Lapaj dhe kur ta vuri drurin dhe ai, mbete neper studio duke deklaruar se "je kontribuesi i madh' i demokracise e ke patur shume kerkesa. Ne fakt kontributi yt eshte vetem djegia e xhaketes... Ta futi Sala e tani do te harrohesh shpejt, shume shpejt o Dash Sula.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje