“‘Primaret’ tregojnë gjithçka! Bufi qimen e ndërron, por zakonin s'e harron” - Rama ironizon opozitën: Nuk kanë parti, janë çeta

1 Prill 2025, 10:18Politika TEMA
“‘Primaret’ tregojnë gjithçka! Bufi qimen e

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për kryetarin e PD-së Sali Berisha mëngjesin e sotëm.

Ai ka thënë se e kanë kontaktuar kandidat nga primaret për t'u bashkuar me PS. Rama tha se primaret tregojnë gjithçka, ndërsa u shpreh se ‘jo vetëm ujku por dhe bufi qimen e ndërron por zakonin se harron’.

"A do të na qëndrojnë rrugët të bashkuara më tutje, do ta shohim. Unë kam shumë simpati për ta shumë respekt kam mësuar disa gjëra kur i sheh nga pozita e dikujt tjetër dhe është një raport shumë pozitiv dhe impakti është shumë pozitiv me thënë të drejtë dhe kemi një sërë individësh që kanë zhvilluar dhe primare që na kanë kontaktuar.

Ato primaret që thonë gjithçka në fakt, jo vetëm 'ujku por edhe bufi qimen e ndërron po zakonin se harron. Bufi i kënetës është një buf tjetër, jo bufi i famshëm i mitologjisë", tha Rama. 

Ai u shpreh se opozita nuk ka parti, teksa i konsideron “turma që po mundohen të bashkëpunojnë”.

“Një ndryshim shumë themelor midis nesh dhe atyre është se ata nuk kanë parti. Nuk kanë parti, janë çeta, tufa dhe truma, por nuk janë parti.

Janë gjymtyrë të shpërndara që bashkohen dhe mundohen në punë vullnetare por nuk arrijnë të harmonizohen e artikulohen është kuak kauk kuak në të katërta anët, është qameti madh”, shtoi Rama.

 

 

5 Komente

  1. A
    Ana Uznova

    O Gjigand edhe ty si bufit te kenetes po te vjen fundi. Korupsioni etatist te ka konsumuar. Erozioni i genjeshtrava eshte zmadhuar aq shume , sa nuk ka ngelur toke me ku te shkelesh. Je futur ne lluce dhe ngadale po te thith balta e kenetes edhe ty.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tankist

      Duro 11 majin

      Përgjigjjuni
    2. I
      Ik O kurv njeri nje Mut jeni Rama Salia Likja

      Ti je ma keq se Bufi o Pis Posi mar sjeni te Zot nje shtet me Ba o Hajduda 2 Milkon njerz jeton ne Shqipri dhe ata i mytet krejt nuk din qa hahet ne at Ven o Pis Dhe del aty na ban si Filozof Ti ke te drejt me tadh Lesht se ke te sigurt qe fiton pranej ban si i meqem

      Përgjigjjuni
      1. e
        erdogan dylber

        Ne gjendjen qe eshte katandisur ky vend, nga kjo qenioe mediokre, ky vilajet e meriton te marre pasaporten turke.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Bufi s'ka qime, por ka pende. Kjo tregon se edhe fantasia jote po pirdhet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje