Dashamir Shehi në garë për deputet: Larg qoftë po nuk fitova, prapë nuk bëhet qameti, iki si burrat!

1 Prill 2025, 09:40Politika TEMA
Dashamir Shehi në garë për deputet: Larg qoftë po nuk

Dashamir Shehi, kandidon në koalicionin "Djathtas 1912", për të marrë një tjetër mandat deputeti. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Shehi i cili kandidon në listë të hapur, tha se dhe në rast humbje, sërish do të largohet me nder. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Pse u largove nga Partia Demokraitke, sepse aty mund të kishte vend të sigurtë në listë? 

Dashamir Shehi: Që kur humbën zgjedhjet e 2021 kam menduar se opozita duhet të marrë një trajektore tjetër. Kam shpresuar që nga gjurulldia e madhe do të prodhohet diçka, por prodhoi këtë që kemi sot. Këto zgjedhje kanë nevojë të prodhojnë diçka të re, një trajektore të re politike, personazhe të reja. Ja vlen kjo punë, kjo lloj sacrifice.

Me këtë pjesën tjetër, na kanë ndarë gjëra të rëndësishme, përqasja ndaj ligjit zgjedhor, sistemit kushtetuese dhe politike, bënë një marrëveshje të ulët me PS për tu vetësiguruar në listat e mbyllura dhe e tradhtuan çështjen opozitare, që kishte nevojë për listë tjetër, maksimalizim të votës opozitare.

Si të gjithë faktorët zgjodhën rrugën që kush është me mua, e fusim te çadra e vogël. Nuk ja vlen më të merremi me atë pjesë, hajde të bëjmë rrugën tonë, është malore por ja vlen. Them se do t’ja dalim. A është shpresë për opozitën? Shpresë e madhe.

Ka ardhur dita se 12 vjet e ka tepruar ky. Gjykoj që vetëm këto forca alternative mund të marrin atë votë që nuk shkon as te Berisha as Rama. Kjo është formula, nuk shoh shteg tjetër për të fituar blloku opozitar. Pas zgjedhjeve pastaj i rinegociojmë pozicionet, populli do të gjykojë sa çmon njërin dhe sa çmon tjetrin.
Mua edhe nëse larg qoftë nuk fitoj, nuk u bë qamet, por kur ikën ikën si burrat, me mendjen tënde dhe kontributin tënd. Kush nuk e kupton, zor se do kuptojë.

Ylli Rakipi: Të bëj një pyetje fare hapur. Se ti je njeri, që edhe në shtëpi të çon kjo makina këtu, te pallati i kohës së Enverit, aty ku mbetur... Ke qenë gjithë këtë kohë në Parlament, pse kandidon prapë, nuk u lodhe, të merresh me këta?

Dashamir Shehi: Unë e kam pasion këtë punë. Po ta kisha për përfitim, do të rrija te kjo lagjia. E kam pasion dhe në njëfarë mënyrë na u bë edhe si profesion. Kam thënë ndonjëherë diku, ëhtë pak e tepruar, që në këtë moshë pasi kam investuar 35 vjet aty, kam frikë se nuk di të bëj gjë tjetër. Por gjykoj se mirë apo keq, kam ndërtuar një lloj karriere në këtë punë, ia vlen që të kontribuoj dhe të lodhem edhe njëherë.

Mendoj se ja vlen dhe sidomos këtë rradhë ja vlen. Përballë kemi një njeri që pasi ka ndejtur 12 vjet në pushtet, do të rrijë prapë, vë afat për 2030. Të marrsha të keqen e Putinit dhe këta të tjerët në botë, në Bjellorusi. Kemi këtë përballë dhe duhet të ngrejmë dorë kundër këtij.

Edhe këtu (Berisha) jemi në situatë të groteskut politik, pretendon për herë të tretë, sikur ti je e drejta dhe e vërteta, edhe kjo e tepruar. Prandaj them se ia vlen ti hyjmë detit në këmbë, por ajo pjesë e shqiptarëtve 20-30% që gjykojnë jashtë tifozllëkur partiak, me arsye normale, mund të votojnë dhe kanë disa alternative.

Nuk ju pëlqen Dashi, të votojnë ata të rinjtë. Shqiptarët nuk kanë pse qahen më. E di që një pjesë të votave me këtë ligj humbet, por sinjali do të mbetet. Do të bëhen 200-300 mijë vota të grupeve opozita, mund të prodhohen 15 deputetë. Sinjali politik që gjysma e opozitës ka votuar grupe të tjera, kjo do të mbetet. Unë kam një shpresë që me këtë formulë, mundim edhe Edi Ramën, që i ka ardhur koha për ta stërmundur.

9 Komente

  1. R
    Rraki rrushi pilaf orizi

    34 vjet députét je bere monument kulture , mbrohet nga PD , ti nuk i duhesh as dreqit je kot..

    Përgjigjjuni
    1. K
      KROI MBRETIT

      Dash rakie,kete radhe ike.Gezuar pensionin.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironci

        Dasho lufto se ndryshe s'ka plonc me hurdha e Rako ..esht ceshtje jete

        Përgjigjjuni
        1. i
          ish i burgosur politik, qe Ed Rama me ka dhene par

          Edi Rames nuk i rruni dot as leshin (poshte e larte...) se, gje tjeter nuk i beni as sot e as mot o Dash rakia. Ai do rrije gjate ne Politike dhe Pushtet se, eshte shume hapa para cdo Politikani dhe Kryeministri deri me sot ne Shqiperi, apo akoma nuk doni ta pertypni qe Edi Rama eshte shtetari shqiptar me i pelqyer ne Perendim dhe kudo tjeter ne Bote. Mbajeni me shkume "FITOREN" JU pseudo te Djathte edhe per disa mandate.!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pipi

            Të kishe ik me kohë e me vakt, o Dash faqorja. Ti me gjithë Salën ja keni prurë aty ku s'mban më këtij mileti.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Ka Familie ky apo si Peneciloina !

              idot cfare i dhurove apo e ndimove shqiperine ti ! pervec qylit te Rroges si Depuetet... Deri me sote Rroge Deputeti qyl ! po fitova ok ne te kunderten Pensionin do e mare si Deputet ! Femijet i ak jashte me Studime ! keshtu qe si Pensionist do kete kohe me teper per Raki djhe qofte ! haman por mese me te vertete haman une i duah vetem qyl ! se ju maje me humore !

              Përgjigjjuni
              1. K
                Ka Familie ky apo si Peneciloina !

                idot cfare i dhurove apo e ndimove shqiperine ti ! pervec qylit te Rroges si Depuetet... Deri me sote Rroge Deputeti qyl ! po fitova ok ne te kunderten Pensionin do e mare si Deputet ! Femijet i ak jashte me Studime ! keshtu qe si Pensionist do kete kohe me teper per Raki djhe qofte ! haman por mese me te vertete haman une i duah vetem qyl ! se ju maje me humore !

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Ka Familie ky apo si Penecilina !

                  Idiot ke perballe nje njeri qe ka 12 vjete ne pushtet ! ha ke sy ti ao tap je gjithmone , per ndryshmet qe jane bere....... ndersa ti ke 35 vite qe mere qyl Rrogen si Deputet... Sorry por e meriton kete fjali : Bastardo - Debil JO i lindur !

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Ka Familie ky apo si Penecilina !

                    Idiot ke perballe nje njeri qe ka 12 vjete ne pushtet ! ha ke sy ti ao tap je gjithmone , per ndryshmet qe jane bere....... ndersa ti ke 35 vite qe mere qyl Rrogen si Deputet... Sorry por e meriton kete fjali : Bastardo - Debil JO i lindur !

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje