Bashkëpunimi PD-LaCivita, Ngjela: Janë mashtrime! Sa kohë është non grata nuk vjen në pushtet

31 Mars 2025, 21:10Politika TEMA
Bashkëpunimi PD-LaCivita, Ngjela: Janë mashtrime! Sa kohë

Avokati Spartak Ngjela ironizoi sot kryetarin e Partisë Demorkatike Sali Berisha, në lidhje me rikthimin e konsulentit elektoral të fushatës Chris LaCivita, duke theksuar se po e shet si amerikanizëm një person të zakonshëm që nuk përfaqëson Uashingtonin zyrtar.

Ish-deputeti i PD-së, i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, iu përgjigj disa prej pyetjeve të moderatorit Arbër Hitaj në lidhje me zhvillimet politike të ditëve të fundit, fushata elektorale, akuzat PD-PS për programin elektoral, SPAK-un dhe situatat gjeopolitike në rajon.

Ngjela tha se Chris LaCivita përfaqëson një subjekt privat që kontraktohet për fushata dhe vetëm kaq, teksa PD-ja sipas tij gënjen për akuzën se PS i ka vjedhur programin. Për të, Rama i ka të fituara zgjedhjet dhe jo se PS ndodhet në kuota optimale elektorale, por sepse opozita ka në krye Sali Berishën, një person me telazhe penale me drejtësinë dhe i shpallur “non grata” nga SHBA-të.

Ngjela e thotë qartë se nuk mund të bëhet kurrë kryeministër një individ politik i shpallur “non grata” nga Amerika dhe në këtë rast për më tepër Berisha, që sipas tij po mban peng dhe në humbje të sigurt demokratët.

“Fushatat elektorale që marrin presidentët në perëndim janë të paguar si organizma, nuk janë pjesë e stafit dhe politikës amerikane në këtë rast. Secili zgjedh atë që do i bëjë fushatën elektorale. Berisha ka shkuar ka marrë atë dhe na thotë se jam me Amerikën. Janë nonsense këto, kjo ka qenë fushata e Berishës gjithë jetën, nonsens dhe mashtrim. Nuk ka vota ai. Duhet të largohet që t’i japë PD-së mundësinë për të ardhur në pushtet, nuk vjen dot në pushtet.

Është non grata në Amerikë, nuk mund të vijë kurrë në pushtet, si mund të jetë kryeministër i Shqipërisë një njeri që është non grata në Amerikë. Kjo është njëra, por me Lindjen e Mesme ka punuar, ka e të tjera, ua them unë, por do dalin. Ka marrë fund, është non grata në SHBA, si do fitojë zgjedhjet?”, u shpreh avokati për Report TV.

5 Komente

  1. G
    Genjeshtar patologjik

    Saliu eshte mjeshter i aktrimit ne jete eshte dhunti e tija edhe me kete dhunti hengri buke e beri kariere ne jete , jane natyra te tilla qe jetojne me genjshtren brenda vetes edhe i besojne aq shume genjeshtres sa krijojne nje bote imagjinare brenda vetes se tyre te cilen ja u shesin njerezve si te verteta edhe ne rastin e Saliut ka funksionuar. Njerezit kane qejfe te genjehen edhe Saliu eshte adapt per ate pune.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Avukati qenka tifoz vetem i mengjerasheve. Nese jane te djathe Amerika, nuk quhen sipas avukatit.

      Përgjigjjuni
      1. n
        ne

        E tha mor e tha avokati, por kujt ja tha? hane pyka keta trushplaret e Salikadavres...

        Përgjigjjuni
        1. I
          ILIR

          Nuk kuptoj perse mereni me Ngjelen,Ky ka rrjedhur qe vite me pare,ose per ta thene popullorce,ai eshte i pjerdhur dhe i semure nga deliri i te mencurit.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje i Moshuar

            Kot e Shani Ngjelen Ai po thote te verteten . Berisha eshte MJESHTER per te bere corbe - derri gjithe Shqiperine dhe tashti qe ka ardhe fundi kerkon te pastroj vehten ? Po si kerkon te vesh kemishe te bardhe ne sy te popullit dhe te dale i paster , kur Ai eshte i zhytur deri ne gryke ??? Nuk eshte as politikan as Dipllomat por nje GOMAR budalla dhe i trashe tamam ashtu si ka genin , ai e ka fundin e keq si gjithe kriminelat ????

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje