Ankesat e votuesve nga diaspora do të bëhen online, gjykata do t'i shqyrtojë brenda 48 orëve

31 Mars 2025, 16:10Politika TEMA
Ankesat e votuesve nga diaspora do të bëhen online, gjykata do

[email protected], kjo është adresa zyrtare e miratuar me vendim të qeverisë së gjyqësorit, në të cilën shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk e gjejnë emrin në listën e zgjedhësve ose kanë pasaktësi në të dhënat e tyre, mund të bëjnë kërkesë për të votuar.

Çështja shqyrtohet gjyqësisht brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës në këtë adresë, që shënohet në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve.

Kjo adresë është e vlefshme dhe gjykata angazhohet vetëm për shtetasit që kanë probleme në listat e zgjedhësve dhe që jetojnë në diasporë. Gjykimi do të mbahet në mungesë të paditësit.

KLGJ ka vendosur që Gjykata e Tiranës të jetë e vetmja gjykatë në rang vendi që do të shqyrtojë kërkesat e shtetasve që jetojnë jashtë vendit dhe që online shprehin interes për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Në vendimin e KLGJ është votuar për miratimin e platformës elektronike që aprovon adresën [email protected] si postë elektronike pranë këshillit në mënyrë që të shmanget mohimi i të drejtës për të votuar. Si edhe që gjatë kërkesave online të evitohen e-mailet e padëshiruara.

Pritet që gjykata e kryeqytetit të përballet me një volum të lartë kërkesash të tilla.

Ndërkohë për të burgosurit që bëjnë kërkesa për të votuar, mbetet në fuqi e njëjta rregullore. Ata do të bëjnë kërkesë me shkrim pranë gjykatës që mbulonin burgun ku ata vuajnë heqjen e lirisë.

2 Komente

  1. s
    sapa

    Sharlatanet dhe propaganda e ndyre!Votat jo Saliut,Metes,Rames ,as edhe Lapajt me vjehrrin e korruptuar por partive te reja qe jane me njerez te ndershem perndryshe braktisni shqiperine dhe filloni jeten e re aty ku ka shtet.Per te miren e femijeve tuaj qe te mos behen si keta ne shqiperi!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Lol, ankesat?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje