“Pse na i more edhe ata të FRPD?” - Rama i përgjigjet komentuesit: Më thanë do punojmë për pasaportën e BE-së, do i kërkojmë demokratëve votën

1 Prill 2025, 09:28Politika TEMA
“Pse na i more edhe ata të FRPD?” - Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka vijuar mëngjesin e sotëm me serinë e diskutimeve “Sy m’sy” në rrjetet e tij sociale, ku bashkëbisedon me qytetarët.

Teksa ishte duke folur, Rama lexoi një pyetje të një komentuesi, i cili i drejtohej kryeministrit duke i kërkuar llogari se përse ky i fundit i mori PD-së edhe të rinjtë e FRPD-së, pas një foto që kryetari i PS publikoi me një grup të rinjsh nga Vlora.

Rama iu përgjigj komentuesit duke i thënë se ata që ai takoi nuk u bënë socialistë, por sipas tij, ata janë pozicionuar për të dhënë mesazhin e tyre se nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Nuk i mora. Bëhet fjalë për një grup shumë interesant dhe pozitiv vajzash e djemsh të FRPD Vlorë dhe për dikë që ishte zv kryetare e FRPD në shkallë kombëtare.

Ka krijuar një impakt. Ata nuk u bënë socialistë, por janë pozicionuar për të dhënë mesazhin për arsyet e tyre. Ata do të bëjnë fushatën e tyre jo me PS por më vete.

Do të mbështesin mua dhe PS si rrjedhojë, por duke e kërkuar votën e demokratëve dhe të të tjerëve për të mos humbur asnjë minutë në rrugën e anëtarësimit dhe për të marrë pasaportën europiane për Shqipërinë.

Ja pse u bënë me mua në këtë betejë. Nëse rrugët do të na qëndrojnë të bashkuar pas kësaj kjo mbetet për t’u parë”, tha mes të tjerash Rama.

5 Komente

  1. T
    Tutu

    Kjo pasaporta evropiane eshte bajate… ky eshte mashtriki i fundit qe te ka ngele..

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tankisti

      Tutu skemi nevoj per mashtrime, mandati i 4 eshte ne xhep te vogel

      Përgjigjjuni
    2. I
      Ik mar Kodosh ti ke pas ne PS kriminela kur e more

      She She Ky ban si i zgjut ky e din mir se nuk ka Kunkurrenc dhe bahet si Filozof o Popull a e dini kur bahet Shqiprija kur mos te jen ky Parlament ma te ikun kta Zagar e Haduda si nuk ngopen Kurr Dhe e dyta duhet me ra nje Termet i fort ne Shqipri po pa ken Njerz neper Banesa Qe te shemen tan Pallate Tana Ndertesat ka musi Shqiprija mu Skamet lulishte kun kan ba ndertesa pa fe Infrastrukture tana pa leje ky ban sikur nuk jeton ne Shqipri

      Përgjigjjuni
      1. J
        Ja keni pru Popullit ne majet te Huns u Kurva

        Por qa Shteti bani ju mar Legen as Ligje ska per ju Vjedh ti Vjedh Sali Zagari Vjedh Like Kurva at Parlamen me ata njerz qe jeni duhet me shkri Dhe asht ma e keqja kur vjedh nje Qytetar kasafort me 2 mlijon lek te vjetra e denojn me 10 vjet burg Kuse Sala Rama Likja vjedhin Miljona dhe kan Pasuni Marramense dhe neqose vjen ajo dit mi denu i denojn me 2 vjet Burg o Shtet Kurv

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Vetem nje gje kane ne dore shqiptaret e ndershem qe kane mbetur ne shqiperi:te braktisin kete vend PA SHTET!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje