"Kam qenë kundër" - Pandeli Majko zbulon debatin me Ramën në PS: Ju doni gallatë si në përplasjen e famshme në KPD, por pastaj humbëm dy palë zgjedhje

1 Prill 2025, 10:11Politika TEMA
"Kam qenë kundër" - Pandeli Majko zbulon debatin me

Pandeli Majko ka folur për mungesën e debateve në Partinë Socialiste.

Ish-kryeministri tha se gazetarët dhe analistët kërkojnë debate dhe përplasje si ato që çuan në ndarjen e Ilir Metës dhe grupit të tij nga PS në vitin 2005, por që sipas Majkos, për të tilla situata kanë reflektuar pasi pësuan humbje në dy palë zgjedhje.

“Sa më shumë kalojnë vitet e një drejtuesit në një post drejtues, aq më tepër ka një konformizëm. Ju mendoni që aty nuk bëhet asnjë lloj debati. S’është e vërtetë. Aty bëhet debat. Në kushtet ku jemi në pushtet ju doni që të bëhet debat si ai që keni parë në atë KPD e famshme.

Ju mendoni se unë e kam ndonjë mburrje të madhe atë debatin që është bërë në KPD. Ne farën e atij debati e korrëm në 2005, humbëm zgjedhjet. Në atë moment njerëzit humbën besimin se ne ishim njerëz serioz në mënyrën e trajtimit të brendshëm të fateve të tyre”, tha Majko në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN.

Në vijim Majko zbuloi se një nga temat për të cilat është debatuar në PS ka qenë projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, të cilin ai personalisht ka refuzuar ta votojë në Kuvend.

“Ka pas votim, ka pas ndarje, siç ka pas bashkim. Mendoni ju se me Ed Ramën nuk ka pasur debate. Ka ndodhur në Kongres mo, jemi larguar gjysma e delegatëve nga salla. A së fundmi. A me një fjalë ne duhet të ndihemi fajtor pse nuk hyjmë në sherr. Aaaa debat?! Rama bën debat si rregull dhe me veshjet e tij. Problemi është se ju nuk shikoni debat në publik.

A t’jua them një gjë, ne kemi pasur një debat shumë të vjetër me Ramën, për punën e kanabisit për shembull, për projektligjin që kaloi tani për kanabisin legal. Unë kam qenë kundër, kam abstenuar në Parlament. Aktualisht ne po japim licenca për mbjelljen e kanabisit. Nëse mbillet kanabis 200 m larg parcelës ku është dhënë licenca, arrestohet edhe kryeplaku, edhe kryefamiljari edhe komshiu rrezik që s’ka kallëzuar.

Ne o do ta bëjmë mbjelljen e kanabisit në Shqipëri një kundërvajtje penale të palicencuar. Ose ne nuk mund të kemi këtë situatë të dyfishtë ku japim licencat e kanabisit mjekësor, ku Kodi ynë Penal fut në burg edhe kryeplaku, nëse gjenden dy rrënjë të mbjella. Unë po ju them një shembull debati. Si e doni debatin ju, të nxjerrim shpatat ne aty në mes?”, zbuloi Majko.

9 Komente

  1. z
    z

    Kurre nuk kam pare nje njeri qe qesh si budalla sa Majkon, komplet jashte kontekstit. Ja kjo foto lart tregon gjithecka, askush nuk po qesh pervec atij, qesh nga lumturia qe Rama po i hedh doren ne qafe. spse kjo dore ne qafe eshte garancia qe do haje qyl edhe disa vite te tjera pas ketyre 34 viteve prej paraziti.

    Përgjigjjuni
    1. t
      te rroje partia-poshte Shqiperia

      Historia perseritet dhe me ndyre: Sulltan -sekretari i pare Enver hoxha, me qahjan-veteranin komunist Myslim Peza.Shqiperi moj e mjere, qe keta te paftyre te kane dhjere.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fuck you!

        Krimb i pavlere!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lulurrushi

          Ketij i pjell mushka....

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejt

            Shumë drejt dhe me arsye ka folur Majko. Sa i takon Shqipërisë ajo u rrafshua që më 1997, tani veç se mund të ngrihet.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kris

              Debati me I madh ne partine e rilindjes ka qene per ngjyren e brekusheve te kryetarit.Majkua rekomandoi te ishin pink,Spiropali te kuqe.Pas dy dite diskutimesh te zjarrta u vendos qe ngjyren ta zgjidhet Linda

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shtet rrumpalle

                Njereziz me te pasinqert jane ata qe tregohen medemek te sinqert.

                Përgjigjjuni
                1. f
                  fasli

                  Pandushke hunderri vegjeton ka 35 vjet terhiq e mos e keput! Hajduti i skrapit, ftyra me e poshter ne drejtimin e ministrise mbrojtjes ku vodhi bashke me elidonin.

                  Përgjigjjuni
                  1. h
                    hajri

                    Pandushke majkon majkon-nenen desha me thene po e shkruajta ne gjuhen tende prej vllehu, ik o plehre boll se po shkon 50 vjet deputet duke bere zero.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje