Rama ndan foto nga takimi me presidenten e KE: Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE

24 Tetor 2024, 09:13Politika TEMA
Rama ndan foto nga takimi me presidenten e KE: Shqipëria është

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga takimi i djeshëm me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Presidentja e KE pritet që sot të përfundojë vizitën në Tiranë, pasi të takohet edhe me presidentin Bajram Begaj.

Von der Leyen do të ketë një takim me kreun e shtetit shqiptar, presidentin Bajram Begaj, në orën 10:00. Vizita e Ursula von der Leyen në Tiranë, është pjesë e turit në Ballkanin Perëndimor.

Lini një Përgjigje