"Meta e dinte që do arrestohej", gazetari: Iu fut maleve dhe deteve pasi do i mungonin

24 Tetor 2024, 08:58Politika TEMA
"Meta e dinte që do arrestohej", gazetari: Iu fut maleve dhe

Gazetari Ferdinand Dervishi thotë se Ilir Meta e ka ditur se do vinte kjo ditë që do arrestohej.

Prandaj sipas tij ai po shijonte atë liri para burgut, me male, dete dhe liqene.

"Ka shijuar lirinë si të ishte i burgosur. Iu fut maleve, deteve.

Po shijonte atë gjë që do i mungonte mbrapa. Dhe reformoi partinë.

Filloi të bëhej pak më i fortë. I bëri këto dy gjëra. E ka ditur shumë mirë fatin e vet.

Ajo që i intereson që kjo parti të rrijë dhe të mos shkrihet dhe ti shërbehet si e vetmja mundësi të rregullojë diçka nga fati i tij më tej", tha ai në Report TV.

Lini një Përgjigje