Disa ish-kryeministra dhe ish-presidentë të Shqipërisë janë përballur me arrestime gjatë viteve. Historia e këtyre ndalimeve fillon me arrestimin e Ramiz Alisë, ish-presidentit të fundit të regjimit komunist. Më 19 gusht 1992, kur tre policë hynë në shtëpinë e tij për ta arrestuar, Alia u shpreh: "Një kryetar shteti nuk mund të arrestohej nga tre policë të thjeshtë, pa avokat dhe pa prokuror." Megjithatë, ai u shoqërua në burgun 313 të Tiranës dhe më 21 maj 1994, u dënua me nëntë vite burg së bashku me dhjetë anëtarë të Byrosë Politike.
Një tjetër ish-kryeministër, Vilson Ahmeti, i cili drejtoi një nga qeveritë teknike pas rënies së diktaturës, u akuzua për përgjegjësinë mbi kambialin prej 1.6 milionë dollarësh për shlyerjen e borxhit të jashtëm. Ahmeti vuajti dy vite burg, por në vitin 1995 mori pafajësinë.
Fatos Nano, një tjetër ish-kryeministër, u arrestua më 31 korrik 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg për korrupsion. Ai kaloi rreth katër vite në burg dhe u lirua më 1 mars 1997, mes trazirave që përfshinë vendin.
Në vitin 2000, Ilir Meta, atëherë kryeministër, urdhëroi shoqërimin në komisariat të Sali Berishës, i cili ishte në opozitë dhe refuzonte të dëshmonte për vrasjen e Azem Hajdarit. Në atë kohë, Berisha konsiderohej si një faktor destabiliteti për qeverinë e Metës dhe mazhorancën e tij.
Në fund të dhjetorit 2023, ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha u vendos në arrest shtëpiak nga SPAK, i akuzuar për korrupsion lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani. Berisha kishte mbajtur postin e presidentit nga viti 1992 deri në 1997.
Më 21 tetor 2024, ish-presidenti dhe ish-kryeministri Ilir Meta u arrestua, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, duke shtuar emrin e tij në listën e gjatë të figurave politike që janë përballur me drejtësinë në Shqipëri.
Festa me e madhe do te jete kur te shkoje ne qeli perbindeshi i Vicidolit, biri dhe dhenderri i Serbise, kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, Mjeshtri i Madh i Ilir Metes, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Vuko Berisha!
Qent ne burg te perjetshem
Oh oh....te dy me Liken,edhe Berrisha,do bejne tym si Ben pisha...ne presin bukur,me sapun dhe peshqir...Te tjeret presin rradhen,dhe bejne sehir..