Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, u takua në Parlamentin britanik me kryetarin e grupit parlamentar gjithëpartiak për Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe deputetin e Partisë Konservatore, Martin Vickers.
Basha diskutoi për përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe rëndësinë e vetting-ut të politikanëve për të eliminuar lidhjet me krimin.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe heqjen e pengesave nga disa vende anëtare, duke kërkuar një rol aktiv të Britanisë për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Postimi i plotë i kryetarit të PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha:
Kënaqësi të takoja sot në Parlamentin Britanik kryetarin e grupit parlamentar gjithëpartiak për Shqipërinë dhe Kosovën dhe deputetin e Partisë Konservatore, Martin Vickers. Diskutuam për situatën në Shqipëri dhe përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhënia fund e pandëshkueshmërisë dhe ndarja e politikës nga krimi janë sfidat me të cilat përballet Shqipëria. Rasti i fundit i arrestimit të deputetit të Edi Ramës tregoi se si krimi i ka siguruar pushtetin Ramës.
E informova mbi propozimin tonë të depozituar tashmë në parlament për vetting-un e politikanëve, një nismë që synon të largojë nga politika politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.
Po ashtu, një tjetër çështje për diskutim ka qenë edhe situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, dhe veçanërisht në Kosovë, ku Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë përballë një agresioni të vazhdueshëm nga aktorë të ndryshëm që mbështeten nga Beogradi.
Theksova domosdoshmërinë që Kosova të nisë sa më parë procesin e anëtarësimit në NATO dhe, në funksion të paqes së qëndrueshme në rajon, hapjen e këtij procesi përmes heqjes së pengesave nga 4 vendet anëtare që akoma nuk e kanë formalizuar njohjen e saj.
Hahahaaaaaaaaaaaaaaaa....
Reklame per Lulushin falas apo paguar nge Lulushi. Ky parlamentari eshte thjesht nje deputet si ai dhe ay ne Parlamentin shqiptar dhe jo vetem kaq por i takon Partise jo ne pushtet, pra, qe ben kete takim edhe me me vlere per gazeten Tema..... lol
Reklame per Lulushin falas apo paguar nge Lulushi. Ky parlamentari eshte thjesht nje deputet si ai dhe ay ne Parlamentin shqiptar dhe jo vetem kaq por i takon Partise jo ne pushtet, pra, qe ben kete takim edhe me me vlere per gazeten Tema..... lol
Nuk eshte per te qeshur, raportet e Lulit ngjisin me mastic kunder UCK dhe Shqiperise. Luli di ku te demtoj Shqiperine. Levizjet e tij neper Europe i shikoni me kujdes, eshte njeri i rrezikshem.
Ahahah si klloun, gjithsesi Milionat qe gjasme i fali vjerri nga pazari me Ramën do i hajë i qetë
Ik mor Lluq muti. Ti duhet te shkosh perseri para hetimve per Rrugen e Kombit. Ti je me pis se Berisha dhe Meta.
Ah ti je koqe mer loqe!
Tani ja hodhem bythes. Po per 21 janarin e Gerdecin, biseduat gje? Na ngrenc mune o Lyl.
Fytyra si byth e lodhme
Na trego a more ndonje haber se kur e ke radhen per te shkuar prapa hekurave te kryqezuar, per aferen e rruges se kombit qe zbatove ligjet britanike dhe jo shqiptare, qe pagesat per punimet qe bere u bene ne baze te asaj se cfare i donte bytha atij qe kreu punimet, dhe jo se cfare ishte ne preventiv apo u bene ne fakt.