Rama ndan pamjet nga mbledhja e përbashkët Shqipëri-Itali: Ditë historike

14 Nëntor 2025, 09:08Politika TEMA
Rama ndan pamjet nga mbledhja e përbashkët Shqipëri-Itali:

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa foto nga mbledhja e djeshme e përbashkët me qeverinë italiane që u mbajt në Romë. Kreu i qeverisë thekson se ishte një ditë historike për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë.

“Mirëmëngjes  dhe me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të

mbarë”, shkruan Rama.

Dy kabinetet nënshkruan një marrëveshje partneriteti strategjik dhe 15 marrëveshje të tjera në disa fusha si mbrojtja, shëndetësia, siguria e infrastruktura.

 

Lini një Përgjigje