
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Kavajë për çeljen e fushatës në këtë qytet. Ai u shpreh se pala tjetër funksionon si bandë grabitqarësh dhe nuk iu besohet pushteti.
“Që 30 vite qysh kur ka zgjedhje demokratike vendore në Shqipëri nuk kanë mundur të krijojnë një shembull të vetëm se dinë të kujdesen për një bashki, dinë të kujdesen për një qytet, dinë të kujdesen për një fshat.
Më kujtohet që kur Kavaja u kthye përsëri në duart e tyre, të vetmet probleme që patëm ne me Kavajën nuk ishin më si të financojmë një projekt më shumë, si të bëjmë një kopësht më shumë, si të bëjmë dhe një shkollë më shumë, si të hapim dhe një tjetër hapësirë të gjelbër, si të krijojmë diçka të re, si të kemi edhe më shumë pastërti në bregun turistik të Kavajës, por të vetmet probleme që kishim ishin lejet në rërë.
Lejet e dhëna në kundërshtim me çdo ligj, në kundërshtim me çdo interes publik, në kundërshtim me çdo sens të së bukurës dhe të ardhmes. E vetmja gjë që mbaj mend në ato vite kur ata e rimorën Kavajën, ishte se si përsëri Bashkia e Kavajës u vu në dispozicion të një grupi që funksion si tamam si bandë grabitqarësh kudo dhe kurdoherë atyre iu besohet pushtet. Kjo është e vërteta. Siç është e vërtetë që Kavaja u rikthye te pisllëku, as plehrat nuk mblidheshin më”, tha Rama.
Rama i bëri thirrje demokratëve që të votojnë për ata që punojnë ndërsa hodhi akuza ndaj opozitës.
“Dy hije që nuk e duan Kavajën për ta bërë më të bukur se kur e kishin vetëm e shëmtuan dhe e degjeneruan. Nuk i duan bashkitë për ti bërë më të bukura, se sa herë u kanë rënë në dorë i kanë shëmtuar dhe degjeneruar”, tha Rama.
Ai mori shembull Shkodrën që sipas tij, një prej kryeqendrave të Shqipërisë nuk ka përparuar sepse besimi për ta drejtuar i është dhënë palës tjetër.
“Kush ia jep votën atyre i pret vetes biletën për të ecur mbrapsht”.
Kam bindjen qe shumica e Kavajsve do Votojne Edin se vetem Ai qe ska sy e qe nuk deshrion,,se secili e shikon qe Edi ka bere aqe shume sa secili eshte i kenaqur si cdo Qytetare apo Fshatare.. Duke mos haruar se si e mori nga atat Trimat qe udheoqen 30 vejete vetem duke vrare e duke e djegur te gjithe shqiperine.. Suksese Kavaja mos u manipuloni nga premtimet ..e atyre qe luftojne vetem e vetem per Familiet e tyre dhe vetem e vetem per te mbrojtur Miliardat e vjedhura nga djersa e populit..
Demokratet te presin humbjen si gjithmone
Ska vote me per hajdutet
Atyre anija ju eshte mbytur me kohe
ata duan te vijne ne pushtet vetem per te vjedhur popullin
Demokratet kane mbyll pune ne kete bote keshtu qe te zhduken sa me par
Opozita eshte bere si nje grop haleje
Vetem po t jesh budalla me ja u dhon voten plehrave
Ne Shkoder votojne PD sepse ata nuk bejne asnje pune per qytetin dhe s do te bejne kurre sepse ato jo vetem qe nuk kane horizont per zhvillim por duan rrumpalle sic eshte ne realitet qyteti
ca anie as aine nuk i kan ato
me saliun ben hapa mbrapa
ai qe do me nejt ne vend te votoj saliun se ati do na lej ne vend do na kthej dhe me mbrapa akoma
ato mos te shpresojne kot se te humbur jane
ato do humbasin se nuk i do njeri ne pushtet
cdo qytet i vendi ka mare nje pamje komplet tjeter me investimet tuaja
edhe ato qe ja japin voten jane te korruptuar ,kshu qe le te vazhdojne se as buxhet skane dhe fitoren ne endrra e kane
Te gjithe e kane kuptuar se kush punon per vendin,pasi ju flisni me vepra
opozita ka marre fund,gjithmone keshtu ka qene po tani eshte vulosur me ardhjen e non grates
Mos mbani m shpres tek saliu o njerz
Te gjithe e dim qe saliu nuk vjen me ne pushtet
U eshte mbytur anija bashk me kapiten por keta zduan ta besojn
Mos mbani me shpres tek te vdekurit