Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në samitin “Mbrojtja e Demokracisë” organizuar prej kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez, dhe presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.
Në këtë samit në Barcelonë janë mbledhur udhëheqësit e së majtës globale me synimin për të mbrojtur multila-teralizmin dhe për të mobilizuar lëvizjet e majta kundër së djathtës ekstreme.
Agjencia Reuters thotë se këto takime, të organizuara nga Spanja me rrjete politike të majta, vijnë në një kohë kur shkurtimet e shpejta të ndihmës humanitare nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, ndërhyrjet ushtarake dhe kërcënimet për t’u tërhequr nga NATO, kanë tronditur status quo-në e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kanë nxitur një rishikim të aleancave globale.
Të nxitura si një “zgjim” për socialistët evropianë pas rritjes të së djathtës ekstreme në zgjedhjet e BE-së në vitin 2024, synimi i të ashtuquajturës “Mobilizimi Global Progresist” është të mobilizojë mbështetësit e ideve të majta, duke kulmuar me një deklaratë për veprime të përbashkëta mbi objektiva që variojnë nga mbrojtja e demokracisë deri te tranzicioni i gjelbër, thanë organizatorët.
Samiti në “Në mbrojtje të demokracisë” – organizohet nga qeveria spanjolle dhe është edicioni i katërt i nisur nga Lula dhe Sánchez në vitin 2024 ku marrin pjesë 3,000 të ftuar përfshirë krerë aktualë dhe ish-krerë shtetesh, rreth 400 kryetarë bashkish, sindikata, aktivistë dhe parti politike.
Të dy liderët janë kritikë të zëshëm të administratës Trump – me Sánchez që ka qenë veçanërisht i drejtpërdrejtë për luftën në Iran – dhe të dy përballen me sfida në rritje nga e djathta ekstreme në garat e ardhshme zgjedhore.
E djathta ekstreme në Evropë humbi një nga mbështetësit e saj më të mëdhenj me humbjen e liderit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orbán, në zgjedhjet e së dielës. Sánchez e ka përshëndetur këtë, duke thënë se “vala mund të ndalet dhe Hungaria e dëshmon këtë”.
Rama i majte?! Hahajaaaasss.....Rama eshte nje i etur per pushtet...krahu ska rendesi. Kulla 16 kateshe ne Potam!!!!!!! A eshte ne rregull ky njeri...as ne aspekt estetik e dimensional nuk shkon gjrkundi...ai gji i vogel me perbindesha.....
"Liderët progresistë" - broçkull propagandistike. Këta të gjithë janë ish komunistë që i kanë shkelë parimet e dikurshme. Mos të flasim se disa janë me Putinin.
Edi Rama është tradhëtari i së majtës.
Rama, mbas Babes erdogan, ka takuar vllane spanjoll me gen komunist, qe e urren populli i vet, dhe ka te hapur ne gjykate nje procese familjare korrupsioni. Ngjashmeri me te madhe nuk ke ku gjen.Do ishte e plote nqse do te ish dhe bastardi tjeter, miku i tyre, djali i xhorxh soros.