
Kryeministri Edi Rama është shprehur se veriu i Kosovës rrezikon të kthehet në një vatër zjarri.
Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Lituani, ku tha se problem në very të Kosovës nuk mund të trajtohet si i pavlefshëm.
Ai shtoi se grupet kriminale dhe interesat politike në veriun e Kosovës janë të ndërthurura, gjë që sipas tij, shumë shpejt mund të shpërthejë në një problem më të madh.
“Shqipëria është një vend që popullariteti i Putinit shkon nga 0.7-1.2 %. Demokracitë duhet të luftojnë dhe në të njëjtën kohë të dëgjojnë njerëzit. Putin nuk ka kë të dëgjojë. Jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden në Këshill që sot foli për këto tema.
Problemi i Ballkanit sot në lidhje me sigurinë, mund të mos jetë në madhësinë e problemit të Ukrainës, por nuk është aq i vogël që të trajtohet si i pavlefshëm. Veriu i Kosovës rrezikon të bëhet një vatër zjarri. Ka një palë të tretë që është duke u ngritur, janë grupet ekstreme në Kosovën e Veriut, që prej vitesh ka qenë një parajsë për grupet kriminale, trafikun e drogës dhe kriptomonedhave.
Kjo përzjerje e mafies me politikanët dhe interesat e tjera, mund të jetë shpërthyese. Është koha të ndërmjetësojmë këtë dialog, me një qëndrim më të fortë të NATO-s”, është shprehur Rama.
Duhet te ulen te diskutojne
Shume bukur respektr
Shpresoj qe jo
Nato duhet te nderhy sa me par e ta shuaj nje here e mire mete konflikt
Dialogu eshte mese i rendesishem per t’u bere, rrespekte kryeminister qe ndermerni hapa te medha drejt paqes dhe zhvillimit si dhe NATO te qendroj e forte ndaj kesaj ceshteje. Jeni nje lider ne te cilin kemi shprese se me ty do t’ia dalim cdo veshtiresie????????????????
Ceshtje e cila duhet te shihet me mjaft kujdes edhe te mbylleht nje here e mire
Vučić me agjentët e tij po e destabilizon veriun. Kryespiunin e Serbisë Amerika e shpalli non grata.
Ky eshte nje aktor I shkelqyer do ishte nje show man super...per te tjerat mjere Shqiperia..
si ka mundesi ky tha qe ushtria serbe ne kufi eshte qesharake?
Ju lumte qe po punoni kaq shume per te qetrduar situaten
Kaq shume sa po punoni ju situata ka per te qetrduar shume shpejt
Veriu i Kosoves eshte nje vater zjarri, sepse nga nje ane Perendimi, nga nje ane klasa politike e shitur shqiptare dhe nga ana tjeter Serbia, te mbajne prej bolesh nje dallkauk injorant dhe delirant, arriten te carmatosin, te badallallepsin dhe narkotizojne me propagande, te neutralizojne cdo aftesi vetmbrojtese dhe ushtarake te Shqiperise, nderkohe qe Serbia armatosej deri ne dhembe dhe industria bashke me makinen e saj ushtarake ushqehej me teknologjine dhe parate e BEse, SHBAse, Kines, Rusise dhe Iranit.
Mjere Eni dhe Detari .
Lufta eshte vazhdimi i politikes me mjetet e dhunes . Vetem lufta do ta zgjidhe kete problem dhe natyrisht kuptohet "MIQTE"do ta lene Kosoven ne balte dhe Serbia do te marre veriun e Kosoves .Kjo eshte zgjidhja e afert .Zgjidhja perfundimtare do te jete rikthimi i Kosoves atje ku ka qene Krahine autonome e Serbise . Degjoni kete budallin qe mos u zhgenjeni me vone .