Avokatët e Ahmetajt, kërkesë Kuvendit: Të shtyhet për nesër mbledhja e Këshillit të Mandateve

11 Korrik 2023, 13:39Politika TEMA

Avokatët e Ahmetajt, kërkesë Kuvendit: Të shtyhet për

Avokatët e Arben Ahmetaj kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për ditën e nesërme.

Sipas tyre, dosja është voluminoze dhe nuk kanë patur kohë të mjaftueshme për t’u njohur me të.

Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 16:00 të së martës, ndërsa avokatët do ta parashtrojnë kërkesën.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit i ka kërkuar autorizim Kuvendit për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit të Financave dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ish-ministri po hetohet për “shpërdorim të detyrës”, “fshehje të të ardhurave”, “korrupsion” dhe “pastrim të parave”. SPAK, bashkangjitur kërkesës për arrestimin e Ahmetaj ka dërguar në Kuvend edhe një dosje voluminoze.

Në fillim të muajit mars, agjentët e BKH-së kryen kontrolle në banesën e partneres së ish-ministrit Arben Ahmetaj në Hamallaj dhe në banesën e ish-bashkëshortes së tij në Tiranë. Shtëpia në Hamallaj dhe një vilë në Palasë, që dyshohet se i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt, u vendosën nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme.

Ahmetaj është një nga personat më të akuzuar nga ana e opozitës, si i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, për të cilën SPAK ka marrë disa të pandehur, mes tyre edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS, Alqi Bllako.

Në korrik të vitit të kaluar, Ahmetaj u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit dhe i ministrit për Rindërtimin, por nuk u emërua në asnjë pozicion tjetër brenda kabinetit Rama. Gjithashtu, ai nuk u konfirmua si drejtues politik i PS-së në Vlorë, pozicion që iu besua Blendi Klosit.

7 Komente

  1. A
    A ka përgjegjësi?

    Zëvendëskryeministër dhe i korruptuar! Na falni por ku po i gjen Edi Rama këta njerëz që po u jep pozitat më të rëndësishme?

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhandari

      Filluan shtyrjet me nje dite, me nje muaj dhe me vone me nje vit ose edhe me shume.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Reforma e vetme per drejtësinë dhe shoqerine e korruptuar shqiptare , ; bomba atomike.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

          Corapekuq,perpara se te ulesh ne karriken e nje ministri nje korrak turkoshqipfoles,mire do te ishte ti besh nje zoom fytires.....nje oikone sa 1000 fjale!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Amu

            Ec tigri se vetem majen do te te fusin. Po pse mor spetullaq si mendove ti se do tallesh bythen ne leket e atij populli te mbaruar edhe sdo te te hyje gjemb ne kembe. Jo mo kolaq vjen dita

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rolandshehu40@ gmail.com

              Fare e qelbur , i q.ni motren , gruan e fisin jevgut te gjirokastres

              Përgjigjjuni
              1. T
                T

                Ku Jane fshehur delet socialiste komentues,pse. S thine per kete hajdutin qe te lej mandatin vullnetarisht? Apo harrova,Ku Ka hajduti nder. Ketij kane per tja cuar.procesin nja 7 vjet,gjoja po hetohet. Hajdute socialist Jane bere me mjeshtra SE klani berishes

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje