“Preka fundin, më shkatërruan” - Gjergj Luca tregon si i shkatërroi bizneset Sali Berisha: I vajta vajzës së tij në zyrë…

11 Korrik 2023, 09:01Politika TEMA

“Preka fundin, më shkatërruan” - Gjergj Luca tregon si i

Biznesmeni Gjergj Luca, ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në “Të Paekspozuarit”, ku ka rrëfyer se si iu shkatërrua biznesi gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Luca rrëfeu një bisedë me vajzën e Berishës dhe familjarë të tij, ndërkohë që deklaroi se për tetë vite biznesi i tij u rrënua tërësisht dhe ai përfundoi duke luajtur domino.

Biznesmeni tregoi zhgënjimin ndaj Berishës dhe qeverisjes së tij, duke deklaruar se e kishte besuar dhe mbështetur Partinë Demokratike, por e quajti një gënjeshtër dhe Berishën një lider komunist.

Ylli Rakipi: Si ka mundësi që Saliu po vazhdon kaq gjatë? Po vete 80 vjeç, në moshë të madhe dhe nuk bën pak pushim…?

Gjergj Luca: Unë kam një raport familjar me të.

Ylli Rakipi: Do të më thuash çfarë mendon për të? Ti je njeri publik, që del shpërthen, klith, përpiqesh të thuash të vërtetën, sipas teje.

Gjergj Luca: Unë dua të jap njëherë opinionin e babait tim për të. Gjergj Luca është mburrur me Sali Berishën. Ndreka nuk e ka dashur, por më shumë se sa e ka dashur, është mburrur me të, e ka patur idhull në kokën e tij. Ndrek Luca ka qenë i sëmurë me zemër dhe ka qenë i shtruar te pavioni 12, që atëherë kanë filluar njohjet. Ka qenë një kardiolog i mirë (Berisha), i kujdesshëm, etj. E ka njohur kur e ka patur doktor. 

E ka njohur në Teatër, sepse shkonte dhe ishte i apasionuar, shikonte të gjithë shfaqjen. Ishte një burrë që lexonte ditë-natë dhe im atë thoshte, Sali Berisha është një malësor, si babai jot, që ka zbritur nga maja e malit me etje të madhe për librin, me dashuri të madhe për dijen, rebel për të ecur përpara. Unë jam formuar në familjen time, me këtë malësor shembull që ishte një njeri që babai im e kishte në kokën e tij dhe e merrte për shembull të rracës tonë malsore. Ky ka qenë Sali Berisha për babain tim.

Tani, kush jam unë për Sali Berishën?

Kush kam qënë unë për Sali Berishën dhe administratën e Sali Berishës, e di e gjithë Shqipëria. 8 vjet më kanë çuar në internim… Kur erdhi në 2005 në pushtet, unë e kam ndihmuar Partinë Demokratike siç e kam ndihmuar gjithmonë. Miqtë e mi socialistë më thoshin malok në mes të Tiranës, sepse ndihmoja në mënyrë të pakompromis këtë parti. Ishte partia e malësorëve, Partia Demokratike, partia që luftonte komunizmin dhe këtë përrallë e kisha ngrënë edhe unë, e kisha përtypur e kisha në stomak. Derisa pashë KOP-in, kur pashë Lulin, çunat të rinj, mendova që këta që erdhën nga Perëndimi, do të luftonin korrupsionin.

Unë i besova kësaj përralle totalisht, nga një mik i këtyre u bëra rebel dhe kam dalë kundra në mënyrën më të egër, duke bërë gjysmën e Tiranës blu, kur të tjerët kishin frikë të vinin një flamur. E di kush ishte shpërblimi?

I kam bërë një letër pas gjashtë muajve Saliut, që nuk i ka rënë në dorë, ose i ka rënë në dorë dhe i them, o Sali po nuk i do taksat e mia, që mi kanë rrethuar njerëzit e tu të gjithë lokalet? Keni ardhur të luftoni korrupsionin, pse ju silleni në këtë formë? Nuk më erdhi asnjë përgjigje dhe asnje reagim.

I kam vajtur në zyrë, vajzës së vetë. Sali Berisha ka një familje të mrekullueshme. Ka një grua dhe vajzë të mrekullueshme, djalin nuk ia njoh. I kam vajtur në zyrë vajzës dhe i kam thënë, ka mundësi, i kam çuar një letër babait tënd, ta lexojë atë letër dhe të më japë përgjigje. Unë paguaj 400 e ca milionë taksa në muaj, nëse shteti shqiptar nuk i do taksat e mia unë po tërhiqem, ishin kazinotë, por mua më kanë rrethuar horra që nuk paguajnë asnjë taksë. Ajo e shkreta u vu në një pozitë të keqe dhe më thotë, zoti Gjergji, ju e dini që ne kemi respekt për familjen tuaj, mos më vër në pozitë, ky është një biznes që babai im as e percepton, as ka lidhje, as e mendon. Unë insistova dhe ajo me të drejtën e Zotit më tha dhe e besoj, që babai i vetë nuk ka lidhje me historitë e bixhozit. Më pyeti, i nderuar, çfarëdo gjëje tjetër që ty të kanë bezdisut dhe ke nevojë, e ke derën e familjes tonë të hapur.

Kjo fjalë e vajzës së vet, që për mua është e mrekullueshme, mua më ka mbyllur gojën dhe fjalët e babit tim, që unë kurrë këtë njeri nuk e kam përmendur, megjithëse ky më ka bërë copë nëpër facebook. Unë nuk pështyj mbi varrin e babait dhe e dyta ai ka një vajzë të mrekullueshme dhe po të shpjegoj edhe një histori me nënën time. Kur unë kam qenë duke prekur fundin, varrin, nëna ime i ka vajtur Liri Berishës dhe i ka thënë, o Liri po ne jemi miq. Po Mimikë i ka thënë, çfarë ke?

Djalin e kam të shkatërruar komplet, ka prekur fundin. Mirë që më mbyllën bixhozin, por pas gjashtë muajve, unë isha në Shëngjin, në të gjithë Europën kam qenë numër, në Spanjë, në Greqi, kam bërë 40 grekë të punonin për mua…

Këta plera, llumra, këta qenë, që mbante ky mbrapa, kjo organizatë partie, që nuk donte asnjë zë ndryshe, asnjë njeri të gërthiste dhe të thoshte të vërtetën, mu turrën si qen dhe më mbyllën peshkun, importet, eksportet, fabrikat dhe unë kam ndejtur 8 vjet duke ardhur në Tiranë duke u dehur. Kam përfunduar duke luajtur me një mikun tim, Bert Luli, duke luajtur domino, duke pirë raki, duke kënduar, u transformova në kulmin e energjive, 40 e ca vjeç, kisha ngritur një Perandori dhe më çuan të prek fundin.

Nuk kam ikur prej Shqipërie, vetëm për të kthyer fytyrën time në vend. Kam bërë namin, i kam dalë kundër këtyre. Kam ikur në çdo shtëpi rebeli të djathtë, që ka patur nga 2-3 njerëz të vdekur, të pushkatuar, i kam shkuar dhe i kam thënë, jepjani votën Partisë Socialiste, Edi Ramës, kjo është rrenë. Edi Rama është i djathtë, nuk është ky i djathtë, Edi Rama është rebel, ky (Berisha) është komunist.I kam marrë Laçin, Shën Kollin, Talen, Rrilën, Lezhën, i  kam vënë gjoksin, kam qenë në gjunj në fund… Dhe Zoti nuk më zhgënjeu, nuk zhgënjeu intuitën time.

Dhe kjo është tragjedia, një njeri që është lider te e majta, mendjehapur për popullin e tij, është mendjehapur për biznesin, është njeri që të jep mundësi për të punuar, njeri që vjen pas ëndrrës tënde, me një organizatë komuniste nga krahu tjetër, kjo është rrena më e madhe. Më vjen keq që këtë rrenë e kuptoi Shkodra pas 32 vjetëve, Shkodra ime.

Ky burrë, që ka ditur të ndërtojë një familje të mrekullueshme, ky burrë që ka besuar te njerëzit, që besimi i njerëzve e ka shkatërruar… Ky tjetri (Rama), duke patur gjithë llumin përreth, ka fatin më të madh që është bërë reforma në drejtësi dhe fati më i madh i Shqipërisë, që gjithë llumi që nuk do të hyjë në sistemet për të ndihmuar kapitalizmin, i gjithë do përballet me SPAK, sepse janë hajna, të pandershëm, janë plehra. Forca e këtij burri është për të ndërtuar sistemet.

19 Komente

  1. S
    Sokrati

    Nderim per Gjergj Lucen! Ky eshte nje tregim realist! Njeri i guximshem, me vizion, i vullnetshem dhe i mençur. Nuk mund te ecet me nje te marre si saliu dhe tufa rreth tij... Suksese, i nderuar!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje nga Skrapari

      Nejse ... eshte e vjeter kjo menyre raporti me njerzit,,dikur thojshin per ndonjenin se eshte shume i shkathet sepse luan me dy porta,,,por Gjergji si mjeshter qe eshte ka luajtur dhe po luan me shume porta. dhe mire bene.

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        Shoku ,me iniciali " nje nga Sktapari "po harite ne ato nivele ekonomike , nuk beson me as majtas dhe as djathtes ....beson te dicka tjeter , beson te ajo qe quhet "leku ", paraja .....dhe si pasoje je me te gjithe dhe nuk je me asnje ...kjo eshte motoja e njerzve me nivel te madh ekonomik ...tung

        Përgjigjjuni
    2. S
      Shaqo

      ...me ke pa mend Gjergj, kyr thua Saliu ka nje familje te mrekullueshme!!!??? Sa lexova kete, e lashe pa lexuar intervisten.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ujku Plak

        Super Shaqo,edhe mua keshtu me ndodhi si ty. Nje Zonje Shtepie me Femijet e saj nuk munde te jene Ndryshe nga KryFamiljari, kur ai eshte Gjake pires e Kriminel, vecse te gjithe Gjak piresa.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

        Ama Artan Selimi u harrua Luce. Shko merr mallist !

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqip

          Pra Gjergj, Ai indoneziani që iku me fasha, i ënjtur nga njerëzit e Gites, paska qënë mirazh. Ndërsa ai tjetri që Gita ( Çita tarzanit) i kërkonte 3% si pare xhepi, apo e kemi kuptuar gabim ? Ore që babai juaj, i ndjeri N. L, ta kishte si idhull Saliun, kjo kuptohet. Shqiptarët, në përgjithësi veriu, e kanë kulturën e bajrakut. Ndjenja e liderit nga krahina e bën më të thellë këtë koncept . O shqiptar që nuk je kurrë vetvetja. Jo Gjergji në këtë rast, por në përgjithësi shqiptarët. Nuk thonë kurrë atë që mendojnë. Do fillojnë me furçet, me justifikimet, me lëpirjet, e më pas me sharjet. Kur s'e kuptoi Ndreka e shumë syresh nga elita, si mund ta kuptojnë Flamur Nokat me trurin e sheshtë, dru me pre e tok e xanun ? Shenja e parë u dha me 2/4/91 në Shkodrën tuaj . Pastaj largimi nga qeveria e stabilitetit i vuri kapak maskaradës së klanit të Tropojës, të udhëzuar nga E Biberaj, të financuar nga Milishevici, e të vënë në jetë nga milica, kryesisht nga ajo krahinë që ti me mburrje thua se i përket. Vetëm se ka një problem, i rëndë për ju dhe për këdo që noton në këto ujëra. Imagjinojmë që bizneset e tua në kohën e Saliut të shkonin mirë. Atëherë lind pyetja, a do zgjoheshit nga ajo rrena? Se kështu duket si personale. Dhe aspak si ndërgjegjësim qytetar. Berisha dhe familja e tij janë në rreth të kuq nga Amerikanët e jo vetëm. Kjo i jep legjitimitet opinionit të gjerë publik . Kurse ju flisni për gjëra personale. Pra Saliu është i tillë vetëm se ju rrënoi bizneset. Po ata që janë vrarë ç'duhet të pohojnë ? Po ata që kanë marrë urdhër për të bombarduar Jugun e Shqipërisë ? E kupton që nuk ka arsye të bësh lajka, aq më tepër për një familje të zhytur në krim. Nga djali, vajza, e deri te dhëndri .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Avniu

            Shume e sakte "Shqip", motive vetem personale dhe aspak me sense qytetarie. Per biznesin e Luces eshte tjeter diskutim, por opinionet lidhur me Sali kriminelin dhe familjen e cojne personalitetin e tij ne nivelin e "lapanjozit".

            Përgjigjjuni
            1. d
              dyshuesi

              Nuk jam i sigurt nese eshte Gjergj Luca njetu i duhur per tu degjuar kur flet per politike. Niveli i refleksionit me duket fort vulgar. Nuk mjafton suksesi ne tregeti per te bere analiza politike

              Përgjigjjuni
            2. M
              Multipolar Bota

              Malsorët dhe malokēt janë i njejti qenef, llumra e kaluar llumrave. Pikërisht se janë të tillë, çmohen, përdoren,shperblehen për shkatrrim e degjenerim total kriminal.........si standard i "arrirë" ligësie nga armiqt e shqiptarizmit buke filluar nga Alaska e deri në Australi .

              Përgjigjjuni
              1. J
                Juliano

                Oho gjergj, as mish e as peshk, edhe pse këtë të dytin e menaxhon vetë. E shave e lavdërove, që i bie edhe Envet Hoxha ishte dhe sishte burr i mirë. Me soguri mua sdo më thonë malok, por i sigurtë që do më thonë komunist socialist, meqenëse nuk ndaj mendim me ju, kur ju bëni burrë të mirë, një njeri, ku i kërkohen rrashtat e zhdukjes njeriut të dashur të familjes, të ndjerit Remzi Hoxha, ku vdekja e trebickës kërkon autor,ku këshilltari Dritan Priftit zhduket nga jeta, ku vrasja në bulevard nuk ka fajtorë, e sa e sa bij e vajza, kanë veshur nënat me të zeza. A mundet me këtë shumë akuzash, kundrejt një personi me funksionet më të larta të një shteti, ti thuash se është burri mirë me familje të mirë. Mir ju, që u robtuat për të dalë nga fundi që prekët, po ky burri mirë, kjo familje e mirë, kjo vajza dhe gruaja e mirë, si mundet të mos e kenë prekur fundin që preke ti, si u bënë me resorte, biznese dhe grupe kriminale, që dhe sot veprojnë si kamikazë për zhdukjen apo shantazhin e rradhës. Kur ju dëgjoja, mendoja ndrekën, ku kemi pas raste ta pinim nga një fërrnet, dhe se kam dëgjuar të thotë; burri mirë, për berishën, edhe pse ishte shpejt, për një konkluzion të punës apo politikës së berishës, duke patur parasysh se, berisha ishte kishte qënë sekretar partie. Mjeku i familjes hoxha, dhe mbrojtësi i ramiz alisë. Gjergj, këtë intervistë e ke bërë si (i pavarur) andi bushati. Shum miqsore një këshillë; nëse je i pastër me atë që bën, mos u trishto se qoft berisha, qoft rama, në pushtet janë të përkohëshëm, në histori, jemi të përjetëshëm.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  KATUNDARI

                  Pasi te shkerdheu SALA dhe Luciano Boci ta fshiu Spermen RAMA

                  Përgjigjjuni
                  1. j
                    jamarbër

                    Gjergj Luca. Me gjith respektin që kam për ju, kur the se Argita Berisha qenka vajzë e mrekullueshme, ma shpife. Gjergj. Të mos vijë keq por maloku malok ngelet.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Saimir

                      Se shof dot me sy ate Luciana Bocin, po vetem per grushtin qe i dha ktij thesit me mut zherzh lluca i lumte dora.

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        Yes

                        Nje falenderim te madh per Gjergj lucen Na tregove Se si behen para dhe biznese me kte nivel intelektual qe e konfirmon ne çdo fjali qe thua. Kjo eshte shqiperia, ka qene dhe per fat te keq , do jete .

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rolandshehu40@ gmail.com

                          Komplet bythelepires i droguar

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Ikir

                            Me pak fjale inati i Luces eshte oerse nga i preferuari i pare kaloi ne te preferuarin e dyte trete a katert( dhjetera mijera te tjere pas ska redesi)....

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Niko Shpiragu

                              Si businessman mendoj se je per te hequr kapelen, por sinqerisht te keshilloj qe te ruash kete opinin te mire tek njerezit, mos jep intervista me ne TV, se nuk je per kete pune.

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jeni

                                ....eeehhhh more Gjergj.......kujtoja se coc ishe ti ...........mbas kesaj interviste te " sinqerte" nga ana jote , mora vesh se je nje cope e madhe m... si shume te tjere.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje