EMRAT: Nga SHBA-ja, në Gjermani e Turqi, Begaj dekreton emërimin e pesë ambasadorëve të rinj

10 Korrik 2023, 18:36Politika TEMA

EMRAT: Nga SHBA-ja, në Gjermani e Turqi, Begaj dekreton emërimin e

Presidenti Bajram Begak ka dekretuar sot lirimin e pesë ambasadorëe shqiptarë dhe emërimin e pesë të rinjve me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Përkatësisht, kanë lënë detyrën e ambasadorit në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, i cili është zëvendësuar nga Zhaklina Peto.

Artur Kuko nuk do të jetë më ambasador i Gjermanisë, në vend të tij është emëruar Adia Sakiqi, e cila është liruar nga detyra e ambasadorit në vendet e ulëta.

Ervin Bushati do të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në SHBA, detyrë e mbajtur më herët nga Floreta Faber.

Kastriot Robo është liruar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, në vend të tij është emëruar Blerta Kadzadej.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, bazuar në  nenin 92, shkronja “dh”, nenin 93 të Kushtetutës, si dhe nenin 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

1. Lirohet me Dekret nr. 103 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.

2. Lirohet me Dekret nr. 104 datë 10.7.2023 z. Artur Kuko nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident

3. Lirohet me Dekret nr. 105 datë 10.7.2023 z. Kastriot Robo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

4. Lirohet me Dekret nr. 106 datë 10.7.2023 znj. Floreta Faber nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.

5. Lirohet me Dekret nr. 107 datë 10.7.2023 znj. Adia Sakiqi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, rezident,  dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË), jorezident.

6. Emërohet me Dekret nr. 108 datë 10.7.2023 znj. Zhaklina Peto, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.

7. Emërohet me Dekret nr. 109 datë 10.7.2023 znj. Adia Sakiqi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.

8. Emërohet me Dekret nr. 110 datë 10.7.2023 znj. Blerta Kadzadej, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

9. Emërohet me Dekret nr. 111 datë 10.7.2023 z. Ervin Bushati Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.

10. Emërohet me Dekret nr. 112 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.

11 Komente

  1. K
    Koli

    Nuk kame asgje per Femrat Dipllomate,por sikur po behet pak Gallate me kete Ide,Femra,Femra dhe vetem Femra.Po marre rastin e Ministres se Jashtme,qe eshte nje femer Simpatike,por jo per Ministre,mor zotni.Me kujtohet ne nje Takim me Ministrin Grek Dendias,kjo e jona tha per problemin Cam.Dhe ai ju pergjigj me nje shikum sikur kishte para nje Nxenese qe Problemi Cam nuk ekziston,por duhet te merremi me Detin.Ministrja jone e Qepi:E di qe ne shkruajme ketu sa per te nxjerr Inatet,sepse shume gjera nuk shkojne vaj ne vendin tone,por po te kisha Edi Ramen ne nje Interviste,pyetja ime do ishte:Pse jo nje mashkull me moshen e Dendias,qe edhe kur e sheh te Imponin rrespekt,por vazhdohet me Kalamaj te tipit Bushati( kur ishte),atij djaloshit nga Kosova,dhe tani me kete Cupelinen qe nuk hap goje.Pse jo nje njeri si Zef Mazi qe e njeh politiken ne maje te gishtave,Pse?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labeati

      Keshtu shkojne punet kur Rama ve b.then guzhiniere.Dhe b.tha gatuan m.ut

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komunist me Rolex

        Ministrat tona femra jane me nivel medioker as per mësuese gjimnazi nuk bëjnë. Lëre që duan të dukemi si europian me kuota 50-50% meshkuj vs femra kjo është e vërtetë edhe pse sna pëlqen

        Përgjigjjuni
      2. W
        Wc allaturka e pjerdh-i-dences.

        Vazhdojme te jemi vilajeti, me karagjoz dhe me koti,ne territoret osmane te ripushtuara nga brenda: Nje kapteri i dale nga hici,meret me emerime ´´diplomatesh´´.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sorry

          Shume e drejte, koment brilant...ky vend, keta lloj "presidenta" ka hak...

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta dhemb....

            Hahahaha,te gjithe tourkalvanoi jashte e brenda vatonit.... shikon emrat e te duket sikur behet fjale per ne shkretetiren arabe m'Albanistan!!!

            Përgjigjjuni
            1. ….

              Pse e beson vertet qe merret kapteri me emerimet?? Me beri pershtypje ambasadorja jone ne Gjermani, vendit me te rendesishem ne Europe, nje ish perkthyese qe e katapultuan direkt ambasadore ne Hollande dhe tani Gjermani…

              Përgjigjjuni
            2. L
              Lulashi

              Rezident. Çfar do te thote?

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eni

                E hoqi Kukon ky se nuk I siguroi escorted...mos harroni dekretoni Faten ne Austri me shtetesi Austriake. Si do ja beje nese do I duhet te mbaje ane. Me je do behet. Vetem ne Albani.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TROPOJA

                  Presidenti zgjidhet per te bere amin. Nuk ka force te kundershtoje.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sokoli

                    Koli mir e ke ti, po ste degjon njeri ty dhe mua qe komentojm ketu, po pse jo Min i Jashtem, ai qe thua ti apo dhe Artur Kuko, Kastriot Robo a ndonje diplomat kariere. Po gjithashtu ka dhe femra ne ministri me kariere te gjate e nuk marin emerimet qe u takojne.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje