“Ore Lucë, çfarë ka ky Rama për tu dashur?!” - Biznesmeni: Babai më lindi, Edi Rama më rilindi! Ilir Meta është burrë danoç, por militantët e LSI më morën pronën

11 Korrik 2023, 09:41Politika TEMA

“Ore Lucë, çfarë ka ky Rama për tu dashur?!” -

Gjergj Luca ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ndër të tjera ka rrëfyer edhe raportin e tij me kryeministrin Rama, të cilin e konsideron liderin më të mirë që ka patur Shqipëria.

Biznesmeni tha se ndryshe nga Berisha, që i rrënoi biznesin, Rama e ka ndihmuar sektorin ku ai ushtron aktivitetin, madje duke thënë se “babai e lindi dhe Edi Rama e rilindi!”.

Ylli Rakipi: Duket qartë që Edi Ramën e do shumë dhe je mik i tij. Çfarë ka ky njeri për tu dashur?!

Gjergj Luca: Nxirre pak foton aty. Babai më lindi, Edi Rama më rilindi!

Ylli Rakipi: Pse kaq e do vërtet?

Gjergj Luca: Nuk është puna se e dua. Ai tjetri (Berisha) mi mori ëndrrat.

Ylli Rakipi: Se këtë nuk e ka dashur Neta kaq sa e dashke ti…

Gjergj Luca: Mos ja fut tallava tani. Ky më lindi dhe ky tjetri më rilindi. Po më bën të jetoj jetën time dhe jeta është në punë. Në rast se nuk kam punë, unë jam i mbaruar. Unë e kam parë veten në varr, më lanë pensionist të luaja domino. Ky burri tjetër, Rama, më ka lënë në punën time, më kë dëgjuar për problemet e sektorit tim, nuk i jam fut asnjëherë nëpër kembë. Nuk di të mbledh edhe unë katër traktorë dhe ti marr fytyrën atij? I mbledh katër traktorë….

Ylli Rakipi: Ka njerëz, kryesisht politikanë të opozitës, që thonë se Gjegj Luca ka përfituar shumë nga miqësia me Ramën dhe ka ngritur pjesën më të madhe të perandorisë së tij, për shkak të favorizimit nga Edi Rama. Ç’përgjigje ke ti?

Gjergj Luca: E para njëherë, mua kur thua politikanë, mua më vjen për të vjellë. Fjala politikan, është fjala më e urryer dhe janë llumi më i madh i këtij vendi. Ti me të drejtë mund të pyesësh, po ky që të paska rilindur ty, nuk është politikan?

Ky nuk është politikan, është artist. Edi Rama është artist, idealist dhe Edi Rama do që të bëhet vendi i tij. Kjo është historia e shpirtit të Edi Ramës. Për politikan, Edi Rama nuk i kishte fituar tre mandate dhe ta bënte Shqipërinë të kuqe, i ka fituar si idealist, që do të bëhet ky vend. Edi Rama është njeriu më mendjehapur me popullin e vet dhe njeriu më mendje madh me të gjithë faktorët ndërkombëtar. Edi Rama, nëpërmjet mendjes së madhe të tij, i ka kthyer dinjitetin të gjithë kombit shqiptar, edhe atyre që thonë jemi shqiptar prej Kosove, edhe ata në Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, gjithëkund, Edi Rama i ka kthyer dinjitetin me mendjen e tij të madhe dhe me ballafaqimin që bën me të gjithë liderët e Europës, duke qenë si i barabartë.

Ylli Rakipi: Po të ka hedhur pak trutë e… Sepse ti e dashuron këtë, nuk është se po thua vetëm fjalë të mira. Ore e dashuron po të them.

Gjergj Luca: E besoj. Besimi është më i madh se dashuria, sepse dashuria të lë në rrugë.

Ylli Rakipi: Ne qenkemi vendi me fatin më të madh në botë pastaj.

Gjergj Luca: Jemi vendi më me fat, sepse pas 120 vitesh doli një lider. Komedia është me ata që ka përreth në partinë e vetë, që e shohin kur do ti kapin postin këtij, duhet edhe 200 vjet për të lindur një njeri tjetër si ky.

Ylli Rakipi: Pse ka njeri aty që mendon se mund ti marrë postin këtij?

Gjergj Luca: Ata që mendojnë, se janë shumë, janë qesharakët më të mëdhenj që ekzistojnë. Ky, për ata që e rrethojnë, e ka të humbur, por e duan njerzit normalë, njerëzit që punojnë, i gjithë biznesi normal, jo biznesi i tenderave, se atë e ka kundër, vjedhin më pak sot. 

Militantët e LSI më morën pronën

Gjergj Luca ka bërë një përshkrim të politikanëve shqiptarë dhe raporteve që ka patur dhe ka me ta.

Për Ilir Metën, Luca tha se është “burrë danoç”, por që i ka hipur vetja në qejf. Biznesmeni tregoi se si militantë të LSI i kanë marrë një pronë, kur Rama dhe Meta ishin në koalicion.

“Iliri është burrë danoç dhe ka fjalën. Po të tha po, është po, po të tha jo është jo. Po të flas për marrëdhënien time me të. Kam patur dy raste që Ilir Meta, më ka thënë po, po dhe jo, jo.

Iliri ka një problem tjetër, ka problem atë “të hyptë vetja në qef!”.

U bë njeri kaq i fortë dhe njeri kaq dominues, sa iu mbush mendja, që me forcën e tij, ai njeri nuk ka arritur prej asnjërit, por se e ka merituar. Kjo fjala “të hyptë vetja në qejf”, të hedh në erë, të sakaton.

Unë jam marrë me Ilirin kur më ka përmendur emrin dhe më ka thënë oligark, që është shumë qesharake, t’i thuhet Gjergj Lucës oligark. Më ka përmendur gjithandej, gruaja e tij thoshte shteti Ramës dhe Lucës… Ç’të të them?

Ilir Meta, kur ka qenë me Edi Ramën, unë kam patur një kënetë në Vilun. Bëra diskotekë, restorante, e ktheva në vend të mrekullueshëm në Velipojë.

Çohen para zgjedhjeve dhe ma marrin, u jepet militantëve të LSI.

Më thoshin njerëzit pse nuk i thua Edit, se ti e ke mik. I thosha, si ti them unë Edit, këta janë të dy bashkë në qeveri. E dinë që unë jam i pasionuar dhe e kam bërë mirë, po më grabisin një pjesë të pronës time, një pjesë të punës dhe jetës time. I kam thënë është e parëndësishme ti them Edit, që të bëjnë llafe të dy për një kënetë që ia kanë dhënë militantëve të vetë”, deklaroi Luca.

 

 

27 Komente

  1. K
    Kleptokracia

    Në rast se nuk kam punë, unë jam i mbaruar. - Thotë Luca. E di Luca sa mijëra shqiptarë kanë ngelur papunë e kanë emigruar e sa intelektualë të tjerë bëjnë punë të rëndomta për shkak të nepotizmave, hajdutllëqeve e maskarallëqeve të rilindjes? S'ke faj ti o Lucë, ka faj Ylli që të fton në emision që të shesësh pordhë e të bësh propagandë.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Ore ate anijen "Ballkan i Hapur" e ka ankoruar ne port ky tipi, apo i ka ndruar emrin???? Ky o fiks si ata kryetaret e koperativae qe per te mbuluar horlliqet shkruanin neper male parti enver. Delenxhi komplet. Ske faj o lluce ke mare me koncesion gjithe detin e shqiperise, pse duhet te jete rama i keq.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa i pagun puntoret kte trego

        Biznesmenet shqiptare jane me shume se kriminela, cdo person i ndershem eshte zhdukur nga ai mocal i bukur.

        Përgjigjjuni
      2. b
        beni boni

        Po ca te thuash, ketu s'ja vlen as te flasesh tani...keta e kane per nder qe jane edhe kopila e jo me t'i nxjerresh nga lluca e t'ua shtrosh me flori ...vl...paskemi qene raca me e poshter...

        Përgjigjjuni
        1. I
          ILIRËT

          Ore kleptokrat. Njeriut që punon , ta kesh inat, mirëpo jepi hakun............... . Luca është njeri që i rri punës në kokë....... Jo si ata biznes qenët që kanë nga 3-4 dashnore dhe secilës i kanë blerë shtëpi e makinë. Po kështu dhe gratë e tyre ......... Bëjnë 4 herë pushime nga një muaj në vit nëpër botë . ..,....... Ndërsa Luca ka punësuar në bizneset e tij mbi 3 mijë punonjës dhe me paga të kënaqëshme...........

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjon Kastrati

            Po po eshte shume punetor Luca, eshte i vetmi qe ka nisur tregetine e droges qe para 20 vjetesh duke e fshehr ne anije peshkimi, dhe eshte treguar bujar ne ndarjen e parave te droges si me Liken edhe me kete qe e rilindi...po po flet drejt Luca kur thote qe me rilindi se ishte ne plan per 20 vjet burg por Edi te rilind ashtu sic I ka rilinduring gjithe krim e kriminele. Shqiperia eshte e ripjelle nga nje kuceder qe kudo ku ve doren prek droge vrasje korrupsion dheee paaak seksualizem alla Safetce...

            Përgjigjjuni
          2. Ça t’them?

            Kisha degjuar qe eshte bythqire, por me kte interviste qe lexoj ky Qeni i Draganes qenka edhe gojeqire.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Leonardi

              Mos i ngatero gjerat dhe i ben si do ....pune ka , ky eshte niveli yne , ti po do te punosh sot gjen pune ...vec njeriu sot kerkon per me mire , kerkon me shume , kerkon , kerkon gjithmone kerkon dhe e gjen diku ne nje vend tjeter ....ai nuk pote thote qe jemi qendra e Botes , vec ti mos be paralelizma te tille , kudo ka emigracion ...ne shkojme ne Gjermani , gjermanet dhe britaniket emigrojne ne USA dhe keshtu me radhe ....nga natyra njeriu kerkon me te miren atje ku ka ....dhe e fundit sta ka fajin Luca , Luca punoj punoj forte dhe beri prokopi , punoj ne epoken e Rames ???? Po punoj ne epoken e Rames ....nuk vodhi si Jamarberi ose Ilir Meta me Zeninne epoken me te eret te Sali Berishes , ....ky eshte realitetei , ti pastaj po je nga ata qe gjate gjithe kohes te kane hedhur nje kocke dhe e ke lepire pa u djersitur , ke te drejte te shkruash keshtu ....ri e llap neper portale , kruaj dhe hunden dhe behu inatcor dhe kastli , kerko ku ka dyqane qe shesin uthull mer nje damixhane dhe pije pa frike ....

              Përgjigjjuni
            2. D
              Demo demiraga

              KY ESHTE I META NGA TRUTE E KOKES. MBI GJITHCKA E DO EDI RAMEN PER INTERES SE I KA RILINDUR PASURITE E VENA KUSH E DI ME CFARE UDHSH E PUNSH QE VEC AI DHE RAMA I DI. THOTE ARTIST E IDEALIST PER ED RAMEN QE VEC IDEALIST NUK ESH. ARTIST SBONET FJALE. EDI ESH NJE GJYSMAK NE TE GJITHA. ED RAMA TE BON GJEMEN PER PARE E PASNI. ESHTE I PANGOPUR. NJE PJES TE PASNIVE IA PUNO DHE GJERGJ LLUCA SE NUK JA FALI KOT TAN ATO TOKA PER 1 EURO. LLUCA O NJESH SI SALILLARI, KASTRATI, TIT VELIA E CA KARABUSH QE KY U THOT OLIGARK. ED RAMA DON VEC SUMN E VET. POPLLIN E DO SKLLAVNI, SHQYPNIN SI BAHCE PER VETE. I UREN NJEREZIT DHE ESH I DASHUNU ME VETN E VET.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pero

                O Demo ooo… Pasuritë e vëna me kushedi me ça rrugësh e punësh… shkruan zotria jote o Demo Por kur nuk e di ti me çfare rrugësh pse llap kot? Vetem llap-llap Llafazanë që veç fantazojnë me atë mendje të shkurter Po të dish gjë thuaje, po s’di-qepe

                Përgjigjjuni
              2. S
                SPAK

                Eshte mentaliteti Shqiptar i gabuar! Shteti nuk siguron pune! Eshte Kapitalisem jo socialisem! Luca ka parane e vet dhe ben jeten e vet por korrupsioni nuk e lejon! Ndersa te tjeret duan pune shteti duke votuar Saliun,duke vjedh per Salen,duke rrahur te tjeret per te,duke vrare per Saliun! Njerez otomane mesjetare! Urime te metejshme Luca dhe mos shko me tek Yll O yll sic i thua ti ,sepse eshte is shitur tek Saliu! Respekte per babin dhe Nene tuaj,njerez te mrekullueshem!

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qyfyre rilindjote

                  Pra Luc derrkuci po rrefen gjenezen... e paska rilindur Rama!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Ethem Lalaj

                    OK,GJ.LUCA: 1.Po Atë VIDION që tregon kur Ish deputeti Saliut profesori që nuk u bë dot Kryebashkiak në Elbasan që të qëllonte me grushte LUÇIANO BOÇI pse nuk e tregon..Apo KE frikë.Tregoja Yllit b..lëpirst të Sb..! 2.R.Rama është KM Europian dhe do e bëj Shqipërinë sezbën deri 2050. 3.Sb

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fred

                      Qenke krejt mbrapsht o kleptokracia... po pse argumente jane keto qe nxjerr nga koka, krejt pa lidhje

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kleptokracia

                        https://m.youtube.com/watch?v=l1z6fsuMDpo

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Asmoni

                        Rakipi duhet te kishte marre ne studio edhe nje fukara asistence ta degjonim njehere . Keto pordhet e Luces sikur eshte babai kombit tja japi Rakipit ose Manes se askush nuk e ka per borxh te degjoi dokrra e Luces se si i ta Manes apo i tha Rames apo i tha Berishes. E kujt i plasi se ke ka mik Lluca apo kush eshte doktori i tij.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skraparliu

                          O Ylli Rakipi Gjergj Luca e thote troce qe e do Edi Ramen por ti pse nuk e thua pse e do Sali Berishen apo te rilindi ty me gazeten tende ALBANIA qe e tregtoje ne ushtri se cpune kishte gazata jote me ushtrine ku cdo skuader merte cdo dite gazeten tende ku cdo reparte dyhej te bente abonim ku shisje mijra kopje ne dite vetem ne ushtri du ke filluar nga MM deri te skuadra efundit nuk e ke shpjeguar se sa ke perfituar ne menyre te pa drejte prandaj e do Salen mos na u hiq si gazetar i ndershem,po ke bythe thuaje cdoje ti ne ushtri se nuk lejohej asnje gazet tjeter gjoja e pavarur duke i thurur lavde sales n.q.s nga gazeta ushtria e koha vinin dy kopje per repartin ushtarak gazeta jote vinte 30 kopje behet fjale 92 -96 ku ushtria nuk ishte shkateruar akoma bene mire qe do te luftosh korupsionin trego nje here per korupsinin tend ne ushtri njelloj sic do te tregosh ti per inceneratoret ishalla e lexon dhe behesh i gjalle te na shpjegosh ndershmerin tende.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gjoni-pronar tokash te xanuna

                            Zoti Luce, parane dhe pasurine qe ke vene me pune te ndershme nuk behet ne Shqiperi.Ke patur perkrahje prandaj paske rilindur zotrote, se ne kete vend po nuk pate perkrahje nuk ecen biznesi me rritmet e tua sepse konkurenca nuk eshte e ndershme jo vetem tek tenderat por edhe ne tregetine e thjeshte te veshmbathjes, ku behen dallaveret me te medha qe ne dogane. Sidoqofte, kryeshtetari nuk vleresohet nga oligarket dhe bizesmenet te sojit te tij, por e vlereson vegjelia qe vuan per pune, ku nuk i mjaftojne leket per ilace e ushqim ,pa folur per te bere pushime verore te pakten ne zonen me te lire, ne Durres. Ju ne kete interviste jeni fokusuar vetem tek intresi i juaj. Dil nga kjo guacke dhe do shohesh se mbas 32 vjet demokraci ka njerez qe vuajne per buken e gojes, nuk kane te ardhura per tu kuruar, disa ju jane prishur banesa nga termeti dhe nuk i pyet njeri si e kane hallin. Sot nuk e takon dot per te qare hallet nje punonjes te thjeshte, pa folur per drejtore drejtorish e me larte. Duhet ta njohesh me mire shqiperine.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Saimir

                              Po te paska rilind rama, po mire ta qiu nanen qe te rilindje ti apo kshtu me invitro. Kokrra e hajdutit debil, ka marre me koncesion cdo gje nga ramuti. Shfrytezon gjithe ish objektet shteterore te dhena nga ramuti edhe ben si biznesmen. A robt ku ka ra shqipja ne dore te llucajve!

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Neti

                                Urime o plak, kur ti kishe lokal peshku ne Tirane, dynjaja s‘kishte grepa. Bravo per suksesin dhe pune te mbare. Vlereso kush te dha doren , respekto punetoret. Je shembull pune , kujtojne se ecen firma vetem prej miqve harrojne qe do bythe e mend kapitalizmi. Mund te fitosh nje tender nga miqesia por smund te jesh i suksesshem pa qene i biznesmen i zoti.

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  kapter Amiu

                                  Ke fillu me çensuru ronshëm 'Tema'.. Komenti im ka të vërteta siç janë dhe disa komente këtu që i tregojnë vendin biznesmenit të 'suksesshem' L(l)uca..

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Ardjani nga ferri

                                    Je gati te mohosh edhe babain te d o Lluce vetem ti besh fyt rames per ndonje tender.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Z
                                      Ziliqare hani mut

                                      Nuk i kuptoje keta koqe.Inat pse tjetri tregon sesi,fundja nuk i plas ne dac besoje apo jo.Biznesi ne kete vend te dhjerre qe te ece do mbeshtetje politike e thjeshte ndryshe luan domino kete po tregon dhe Luca.Kush e shpetoi ?Rama tani ikni koqe plasni hajvane!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. h
                                        hej zot

                                        "që të bëjnë llafe të dy për një kënetë" Nga kronika ,vetem ju mos u zini ,pa ne rrine edhe pa prona edhe pa biznes edhe pa jete .....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          Fjale pa vend

                                          Intervisten e Luces e ndoqa me vemendje. U habita me natyren dhe ngarkesen shume emocionale te te intervistuarit. Edhe shume kaotik dhe i pa formatuar intelektualisht.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            RAIFI

                                            Pse o Tema nuk po e publikon shkrimin tim që ka të bëjë me këtë monstrum që i propozoi Ramës të bashkangjet Shqipërinë Serbisë apo edhe ju e keni të njejtin mendim.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Plaku pa dhambe

                                              E more Edi Rama , e bere Shqiperine xhenet. Si kendojne bythelepiresit e Bences: Ti e ke mendjen e arte lum si ne qe te patem fat.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje