
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i kërkoi ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj të bashkëpunojë me drejtësinë për të zbardhur deri në fund skemën korruptive të inceneratorëve.
Kam një thirrje për zotin Ahmetaj. Bashkëpunoni me drejtësinë. Shqiptarët kanë nevojë që sot t’i shkohet kësaj afere deri në fund”, deklaroi Tabaku gjatë fjalës së saj nga kryesia e Kuvendit.
Më tej ajo theksoi se inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit duhet të kalojnë në pronësi të inceneratorëve.
“Janë edhe në padinë e dytë që ne bëmë pas përfundimit të komisionit hetimor.
Është ngritur një akuzë për dhënien e këtij koncesioni. Qeveria shqiptare të gjithëve i kujtohet, ka pasur një projekt me landfillet rajonale. Javën e kaluar kaloi një kuvend projekti për landfillet rajonale. Ndërkohë që nga asgjëja këta shpikën një emergjencë mjedisore në 2014-ën.
Nuk ka pasur një mbledhje. Nga asgjëja nxori inceneratorët që janë mënyra më pak preferenciale për menaxhimin e mbetjeve përveçse janë korruptive. PD ka qenë e mbështetur në partnerët gjermanë. Sot i kemi tre instalacionet e korrupsionit.
Për Tiranën vazhdojnë pagesat. Unë besoj se këto duhet t’i kalojnë në pronësi bashkive për të parë mënyrën si mund të vendosen në dispozicion. Inceneratori i Tiranës nuk ekziston. Duhet t’i kalojë në pronësi Bashkisë së Tiranës, të ndërpriten pagesat menjëherë”, tha Tabaku.
KJO KERKON NJE K.. TE MADH
"Më tej ajo theksoi se inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit duhet të kalojnë në pronësi të inceneratorëve" !!! Ku i gjen këta gazetarë me fillore ??
Ti nuk ke te drejte te flasesh. Bere hetim parlamentar me Kryeministrin e gjithe aktoret e tjere, kur nuk ja lejoje te tjereve kur ishe vete ne pushtet. Dhe perfundimi yt ishte: nuk duhen inceneratoret, ka vjedhje 450 milion euro etj. Tani na thua ti kalojne Bashkive. Ne asnje menyre, qelbesire. Me mire te shkaterrohen dhe te shkojne ne burg njerezit, se sa te ndodhe kjo qe thua ti. Keshtu eshte kur nuk ke pergjegjesi per cfare flet, llomotit, shpif, etj.
Dorezo vilen ne lalez ebleve me leket kur ishe ne bashki hajdute.
Rrnofte Jorida Tropojes.....!!!!