Rama në Slloveni: Ne e dimë çfarë është lufta, një pjesë e evropianëve e kanë parë vetëm në filma  

29 Gusht 2022, 20:25Politika TEMA

Rama në Slloveni: Ne e dimë çfarë është lufta,

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e 17-të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën. Rama tha se shqiptarët e dinë shumë mirë se çfarë është lufta, ndryshe nga perëndimorët.

“Nëse do të flisnin për rrezikun e lodhjes duhet të kishit ftuar vende të tjera këtu. Në vend të Kroacisë, duhet të kishit ftuar Gjermaninë. Në vend të Shqipërisë, duhet të kishit ftuar Italinë.

Na duhet të flasim për të tjerët sepse nuk mendoj se rreziku i lodhjes është në Shqipëri. Ne e kemi parë luftën gjatë jetës dhe e dimë çfarë është.

Unë besoj që po ka një rrezik të madh. Kufiri i dhimbjes është shumë i lartë. Ukrainasit janë njerëz të fortë. Lajm i mirë është që Ukraina nuk e ka humbur luftën dhe Rusia nuk e ka fituar.

Në pjesën më të vjetër të BE, ata nuk kanë parë luftë, përveçse në Netflix. Lexova sot që rritja ditore e shpenzimeve për familjet italiane është 5 euro. Italianët janë një vend shumë tragjik kur vjen fjala e të ngrënit e të pirit.

Ne jemi gati me zemër të mbështesim Ukrainën deri në fund. Nuk jam i sigurt që Shqipëria mund ta ndihmojë Ukrainën të fitojë luftën”, tha Rama. 

5 Komente

  1. S
    Sara

    pse kur del jashte ky jep intervista si me qene Nard Ndoka?! Di gje kush?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Pikturisti ka pa lufte ne pikturat e tij ose nga prrallat e babit. Nuk besoj se Noku mohin luften qe ka pare Evropa, ndoshta dileranti gjigand do kete marre 20% me shume te bardhe. Per dite e me shume po ja kalon me rekorde Berishes Edrahmani

      Përgjigjjuni
    2. A
      Asd

      Te gjitha pohimet e Rames ne Slloveni, jane percart. Ndoshta ngaqe flet me shume se sa duhet, ka marre persiper deklarata qe nuk i takojne.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Apollon

        Ky spjerdh per gazin rus se i ka lene shqipteret te ngrohen ne diell.As qe i shkon ndermend te harxhoj leke qe familjet shqiptare te kene gaz sic ka evropa,atehere do ta shikonte ,i duhej gazi rus apo jo.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjigandi

          Nga e pa luften ky diluzionisti? Me siguri te bodrumi i sorosit. Atje beheshin orgjit

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje